Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Takimi i Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Bardhi: Parlamenti refuzon komisionet hetimore, opozitës po i mohohen instrumentet e kontrollit
Politikë

Takimi i Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Bardhi: Parlamenti refuzon komisionet hetimore, opozitës po i mohohen instrumentet e kontrollit

• 21 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin për funksionimin e Parlamentit dhe rolin e opozitës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, Bardhi tha se integrimi europian nuk duhet të jetë thjesht një proces i miratimit të ligjeve, por duhet të shoqërohet me transformimin e institucioneve demokratike.

Sipas Bardhit, Parlamenti duhet të garantojë jo vetëm përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe zbatimin e ligjeve, kontrollin mbi qeverinë dhe përfshirjen e aktorëve të ndryshëm në procesin e reformave.
Ai u shpreh se shqetësimet për dobësimin e kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin janë evidentuar edhe në nivel europian dhe se këto problematika duhet të adresohen edhe nga parlamentarët shqiptarë.

Read more:“Korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie”/ Gazment Bardhi: SPAK ende pa asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Ballukut

“Edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë i jep pakicës parlamentare të drejtën të kontrollojë Qeverinë, në realitet kjo e drejtë mohohet”, deklaroi Bardhi.
Sipas tij, gjatë vitit të parë të kësaj legjislature, opozita ka paraqitur shtatë kërkesa për interpelanca apo llogaridhënie me kryeministrin, të cilat, sipas Bardhit, nuk janë pranuar. Ai pretendoi se kjo ka kufizuar mundësinë e opozitës për të ushtruar funksionin e saj të kontrollit parlamentar.

Bardhi ngriti gjithashtu çështjen e komisioneve hetimore. Ai tha se opozita ka paraqitur gjashtë kërkesa për ngritjen e komisioneve të tilla gjatë kësaj legjislature dhe se, sipas tij, asnjëra nuk është miratuar nga mazhoranca.

Read more:Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes

Në këtë pikë, ai iu referua edhe një çështjeje të dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje. Bardhi tha se opozita e ka fituar çështjen në Gjykatën Kushtetuese në korrik 2026, por pretendoi se vendimi ende nuk është zbatuar nga Kuvendi.

“Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ende kjo e drejtë e opozitës nuk është zbatuar dhe Komisioni Hetimor nuk është ngritur”, tha ai.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së përmendi edhe debatin e fundit për statusin dhe pagat e magjistratëve, duke akuzuar mazhorancën se ka miratuar sërish një ligj për të cilin, sipas tij, Gjykata Kushtetuese është shprehur më herët.

Read more:“Liqenet dhe lumenjtë e Kosovës nuk mund t’i prekë askush”/ Berisha dënon deklaratat e Vuçiç: Racizëm dhe barbari në nivele mitologjike. Deklarata nuk e pastron Ramën nga shërbimet antishqiptare

Bardhi e lidhi këtë çështje drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian, duke argumentuar se Shqipëria nuk mund të përmbushë standardet europiane vetëm përmes miratimit formal të ligjeve.
“Shqipëria bëhet europiane kur institucionet funksionojnë sipas standardeve europiane. Kur Parlamenti kontrollon qeverinë. Kur opozita ka hapësirë reale për të ushtruar mandatin e saj kushtetues”, u shpreh ai.

Sipas tij, procesi i integrimit duhet të shoqërohet me transparencë, llogaridhënie dhe zbatim të ligjit, ndërsa shoqëria civile, ekspertët dhe grupet e interesit duhet të dëgjohen përpara miratimit të reformave.
“Integrimi europian kërkon kontroll dhe balancë, jo vetëm shumicë votash”, deklaroi Bardhi, duke shtuar se Parlamenti nuk duhet të shndërrohet në një mekanizëm që miraton automatikisht nismat e qeverisë.

Read more:“Mbrojtët korrupsionin e Ballukut!”/ PD kërkon mocion me debat! Përplasje e ashpër, Bardhi-Ballës: Përgjoni pas vrimës së çelësit. Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme

Në përfundim, Bardhi tha se integrimi europian duhet të konsiderohet një projekt kombëtar dhe se Parlamenti duhet të jetë në qendër të këtij procesi.
“Objektivi nuk duhet të jetë vetëm të mbyllim kapitujt. Objektivi duhet të jetë të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë: një Shqipëri me institucione më të forta. Me Parlament më të fuqishëm”, përfundoi ai.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Tags: #Bashkimi evropian #gazment bardhi #Gjykata #gjykata kushtetuese #institucionet #Integrimi #integrimi europian #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
  • Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin