Sërish tensione janë shënuar gjatë seancës plenare në Kuvend. Teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, drejtonte seancën, deputetë të opozitës kanë bllokuar foltoren, duke sjellë ndërprerjen e punimeve.
Situata është shoqëruar me debate dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ndërsa seanca është ndërprerë pas tensioneve të krijuara në sallën e Parlamentit.




