Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nga komandant i NATO-s te ambasador në Tiranë/ 118 ditë revoltë kundër Ramës! Gazeta amerikane: Eric Wendt, në Shqipëri në kohë protestash
Politikë

Nga komandant i NATO-s te ambasador në Tiranë/ 118 ditë revoltë kundër Ramës! Gazeta amerikane: Eric Wendt, në Shqipëri në kohë protestash

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazeta amerikane “Contra Costa Herald” i ka kushtuar një profil ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i cili pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë.

Sipas medias amerikane, Wendt është me origjinë nga Kalifornia dhe ka jetuar e është diplomuar në Clayton. Ai është gjenerallejtënant i pensionuar i Ushtrisë së SHBA-së dhe ish-komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s.

Wendt ka shërbyer për më shumë se tri dekada në ushtrinë amerikane, përfshirë rreth 30 vite në Forcat Speciale “Green Beret”. Ai u tërhoq nga shërbimi aktiv më 1 mars 2021, pas një karriere mbi 34-vjeçare në ushtri.

“Contra Costa Herald” e përshkruan Wendt si një ushtar-diplomat, karriera e të cilit është zhvilluar në ndërthurjen e operacioneve speciale, politikës ndërkombëtare dhe menaxhimit të aleancave.

Read more:“Dua që puna ime të kryhet në mënyrën e duhur”/ I nominuari i Trump për rolin e Ambasadorit në Shqipëri: Do lehtësoj aktivitetin e bizneseve amerikane

Pas daljes në pension, sipas gazetës, Wendt ka vijuar angazhimin në çështjet e sigurisë kombëtare, duke kontribuar në role këshilluese dhe strategjike, veçanërisht në fushën e operacioneve speciale, kundërterrorizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një prej parimeve që lidhet me filozofinë e tij ushtarake është qasja “nga, me dhe përmes”, e cila fokusohet në forcimin e kapaciteteve të vendeve partnere për të garantuar sigurinë e tyre, në vend të imponimit të zgjidhjeve nga jashtë.

Sipas profilit të publikuar nga media amerikane, kjo qasje vë theksin te ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, zhvillimi i kapaciteteve dhe respektimi i sovranitetit të vendeve partnere.

Read more:“Nervat i kam të forta. Kam kolegë që reaguan, kryeministri…”/ U përplas me protesutesit, Iris Luarasi i sulmon nga Kuvendi: Më ngjanin me pionerët e Enverit

Por Wendt pritet të nisë detyrën në Shqipëri në një periudhë të shoqëruar me protesta në Tiranë.

“Contra Costa Herald” i referohet një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, të publikuar më 8 shtator 2026, ku qytetarët amerikanë paralajmëroheshin për demonstratat e zhvilluara në kryeqytet.

Në njoftim thuhej se protestat e mbrëmjes do të vijonin në Tiranë, ndërsa tubime të tjera mund të zhvilloheshin edhe në ditët në vijim dhe në qytete të tjera.

Read more:Tentoi të vriste Presidentin Trump gjatë darkës me gazetarët, 31-vjeçari Cole Allen nuk mohon akuzat, lihet në paraburgim

Ambasada paralajmëronte gjithashtu se protestat mund të nisnin në mënyrë paqësore, por të përshkallëzoheshin, duke shkaktuar bllokime të trafikut dhe ndërprerje të shërbimeve. Personelit të Ambasadës i ishte rekomanduar shmangia e demonstratave, veçanërisht pranë institucioneve qeveritare.

Sipas gazetës amerikane, situata e brendshme në Shqipëri do të jetë një prej zhvillimeve me të cilat ambasadori i ri do të përballet gjatë fillimit të mandatit të tij në Tiranë.

Lexo edhe
Politikë

Deputetja e PS dënon kërcënimin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme. SPAK të trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares dhe t’i garantohet mbrojtje

Politikë

“Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?” – Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional! Begaj të jap llogari njëlloj si Rama

Tags: #Eric wendt #Forcat speciale #jetë #Kalifornia #Karriera #media #Nato #ndërtimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Deputetja e PS dënon kërcënimin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme. SPAK të trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares dhe t’i garantohet mbrojtje
  • “Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?” – Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional! Begaj të jap llogari njëlloj si Rama
  • “Dorëheqja e Ramës është kusht, qëndrimi i tij në zyrë kërcënim për hetimet”/ Balliu: Hetimi për Hysenin dhe Agasin s’mund të jetë serioz për sa kohë është kryeministër
  • Projekti Pishë-Poro-Nartë/ PD ankimon ligjin në Kushtetuese, Zhupa: Si u lejua ndërtimi në zonën e mbrojtur
  • Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për prioritetet e përbashkëta
Nga të njëjtat tag-e
  • Projekti Pishë-Poro-Nartë/ PD ankimon ligjin në Kushtetuese, Zhupa: Si u lejua ndërtimi në zonën e mbrojtur
  • “TIMAK Defence” dhe KAYO në qendër të denoncimit të PD: Thesari pagoi 8.6 mln lekë! Si u lëshua fatura para procedurës?
  • Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
  • Skandali me drejtuesen e SHISH, studiuesi Auron Tare: Pse historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon Luftës së Ftohtë
  • “Protesta qytetare, shprehje demokratike”/ Akademikët shqiptarë me deklaratë të përbashkët: Nga shteti ligjor tek zgjedhjet e lira dhe pavarësia e medias, 14 çështjet që kërkojnë ndërhyrje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Deputetja e PS dënon kërcënimin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme. SPAK të trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares dhe t’i garantohet mbrojtje

Deputetja e PS, Iris Luarasi ka dënuar shantazhin dhe kërcënimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni ndaj gazetares…

• 21 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?” – Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional! Begaj të jap llogari njëlloj si Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me kritika në lidhje me veprimin e…

• 21 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

“Dorëheqja e Ramës është kusht, qëndrimi i tij në zyrë kërcënim për hetimet”/ Balliu: Hetimi për Hysenin dhe Agasin s’mund të jetë serioz për sa kohë është kryeministër

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me zhvillimet e fundit rreth hetimeve të…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by