Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
Teknologji

YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë

• 28 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori ekzekutiv i YouTube, Neil Mohan, ka hedhur poshtë mundësinë që platforma t’i bashkohet marrëveshjes shumë-miliardëshe të Meta-s për sigurinë e fëmijëve në internet, duke argumentuar se kompania ka tashmë mekanizma të dedikuar për mbrojtjen e përdoruesve të rinj.

Në një intervistë për CNN, Mohan tha se YouTube ka investuar prej kohësh në masat për sigurinë e të rinjve dhe se kompania do të vijojë të fokusohet në këtë fushë.

“Ne kemi investuar në sigurimin që të rinjtë të jenë të sigurt në platformën tonë për një kohë shumë të gjatë”, tha Mohan. “Ajo që duhet të prisni nga YouTube është që ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në këto çështje.”

Read more:Meta u la në burg, Blushi: Proces farsë me kryeprokuror Ramën. Presidentit të PL s’i është gjendur 1 metër katror pronë e paligjshme

Meta ka rënë dakord për një marrëveshje prej 18 miliardë dollarësh për të zgjidhur pretendimet e ngritura nga disa shtete amerikane, sipas të cilave platformat e saj ishin projektuar në mënyrë të tillë që krijonin varësi dhe kontribuan në një krizë të shëndetit mendor tek të rinjtë.

Kompania ka kërkuar që edhe platformat rivale, përfshirë YouTube dhe TikTok, të miratojnë masa të ngjashme për sigurinë e fëmijëve. Ndër masat e parashikuara janë kufizimet e kohës së përdorimit, heqja e funksionit “pëlqej” për përdoruesit adoleshentë dhe mbikëqyrja nga palë të treta e praktikave të sigurisë.

Mohan i bëri komentet gjatë konferencës vjetore të YouTube, “Made on YouTube”, ku kompania prezantoi edhe veçori të reja për krijuesit dhe shikuesit, përfshirë mjete të inteligjencës artificiale dhe funksione të reja të mesazheve.

Read more:A ka jetë në Mars? Fotoja e NASA-s po bën xhiron e rrjetit, një krijesë e çuditshme duket sikur lëviz mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq

Sipas marrëveshjes së Meta-s, kompania do të paguante vetëm 70% të shumës së përcaktuar nëse TikTok dhe YouTube nuk do të pranonin të paguanin rreth 6 miliardë dollarë secila dhe të zbatonin ndryshime të ngjashme. Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, ka deklaruar se shtetet ishin të gatshme të ndërmerrnin veprime ligjore ndaj TikTok dhe YouTube nëse kjo do të ishte e nevojshme për të arritur marrëveshjen.

Megjithatë, drejtuesi i YouTube mbrojti masat që kompania ka ndërmarrë tashmë. Ai përmendi mundësinë që prindërit të kufizojnë kohën që adoleshentët kalojnë duke parë videot Shorts, si dhe bashkëpunimin me ekspertë të pavarur që japin këshilla mbi praktikat e sigurisë së fëmijëve.

Read more:‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

“Ne jemi gjithashtu një platformë shumë e ndryshme nga Meta”, tha Mohan, duke theksuar se YouTube është gjithnjë e më shumë i orientuar drejt shikimit të përmbajtjeve në televizorët në shtëpi.

TikTok, ndërkohë, nuk ka komentuar ende mbi thirrjet për t’iu bashkuar marrëveshjes së Meta-s. Edhe zyra e prokurorit të përgjithshëm të Kalifornisë nuk ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të Mohan.

YouTube dhe Meta përballen gjithashtu me një tjetër çështje gjyqësore. Në mars, të dyja kompanitë u shpallën përgjegjëse në një proces që përfshinte një grua të re, e cila pretendonte se platformat ishin projektuar në mënyrë të tillë që shkaktonin varësi dhe dëmtonin shëndetin mendor. Të dyja kompanitë kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin.

Read more:“Mijëra njerëz në rrugët e Tiranës”/ Revolta në Shqipëri në fokusin e programit më të ndjekur të CNN: Objektiv i protestave është Edi Rama

YouTube ka arritur gjithashtu një marrëveshje me një tjetër adoleshent që ngriti një padi të ngjashme në fillim të këtij viti, ndërsa marrëveshje të tilla kanë arritur edhe TikTok dhe Snap.

Megjithatë, të katër kompanitë vazhdojnë të përballen me qindra padi nga individë, familje dhe distrikte shkollore, të cilët pretendojnë se platformat e tyre kanë shkaktuar dëme tek përdoruesit e rinj.

Lexo edhe
Teknologji

Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve

Teknologji

Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla

Tags: #Adoleshentët #Cnn #Familje #Internet #Kompania #masat #Meta #padi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
  • Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve

Patatet mund të bëhen një nga ushqimet kryesore të astronautëve në misionet e ardhshme drejt Hënës. Një studim…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla

Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur keqardhje për shumat e mëdha që shpenzoi për të mbështetur kandidatët republikanë…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Teknologji

Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira

Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin