Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

• 1 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar ndër vite për legalizim të paraqiten pranë njësive administrative ose zyrës së pritjes së qytetarëve për të përditësuar të dhënat e kontaktit.

Sipas Drejtorisë së Koordinimit dhe Legalizimit, një pjesë e aplikimeve datojnë që nga vitet 2005-2006, por në shumë raste institucionet nuk arrijnë të kontaktojnë qytetarët për shkak të ndryshimit të numrave të telefonit apo të dhënave të tjera. Për këtë arsye, Bashkia dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës po vijojnë evidentimin në terren për të përshpejtuar procesin.

Read more:“Revolta po lufton qelizën alfa kancerogjene”, Ahmetaj: Nëse Rama e gëlltit protestën, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri

“Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë aplikuar për të legalizuar objektet e tyre nga 2005-2006 dhe në vazhdimësi, të cilit ne hasim një problematikë të madhe në gjetjen e kontakteve të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar dhe nuk e kanë më atë kontakt që të kontaktohet nga drejtoria e koordinimit të legalizimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila bashkëpunon me ASHK për ta përfunduar sa më shpejt këtë proces. I bëj thirrje të gjithëve kush ka vetë deklaruar të paraqitet pranë zyrës së pritjes së qytetarit në Bashkinë e Tiranës ose tek njësitë administrative përkatëse që të bëjë një kërkesë për të na vënë në dijeni dhe të vijojmë me procesin dhe evidentimin e qytetarëve që janë në proces legalizimi. Jemi tek zona e Selitës, në një zonë që ka pasur shumë problematikë. Këtu kanë përfunduar pothuajse të gjithë matjet dhe verifikimet e territorit. Kanë filluar të dalin dhe vetë deklarimet duke qenë se ka edhe disa mangësira për mungesë dokumentacioni që janë në plotësim e sipër nga qytetarët dhe është drejt përfundimit kjo si zonë. Njëkohësisht kemi punuar dhe te zona e shinave të trenit, linja e hekurudhës, që ka pasur një problematikë shumë të madhe aty si zonë, pothuajse është përfunduar i gjithë evidentimi dhe janë përcjellë dokumentacionet pranë drejtorive vendore të ASHK për përpunimin dhe implementimin e vendimeve të legalizimi”, u shpreh Shkëlqim Braushi, drejtor i Drejtorisë së Koordinimit dhe Legalizimit.

Read more:“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Aktualisht Drejtoria e Koordinimit dhe Legalizimit ka depozituar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës 4677 matje, ku për 60 % të tyre janë dhënë edhe vendimet. Në total janë matur 37 pallate, që përkojnë me 2886 apartamente dhe njësi shërbimi, ku për 85 % të tyre, janë dhënë vendimet e legaliizmit, ndërtesa pjesa tjetër, është në proces plotësim dokumentacioni. 
Gjatë kësaj fushate evidentimi dhe matjesh të objekteve të palegalizuara, qytetarët i kanë mbështetur strukturat locale në terren, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e këtij procesi, i cili është drejt finalizimit, por edhe drejt përfundimit të afatit ligjor.

Read more:Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve

“Pothuajse e gjithë Tirana është zonë problematike, por qytetarët e kanë përqafuar këtë nismë, është shpresa e tyre e fundit që së shpejti të përfundojë ky proces në të gjithë Tiranën duke qenë se Tirana ka një gjeografi shumë të madhe, por ne si Bashki bashkërisht dhe me ASHK po ecim përpara për ta realizuar dhe për ta përfunduar këtë proces sa më shpejt sipas afatit ligjor që është në fuqi” tha Braushi.

Read more:🔴LIVE | Kryeministria e rrethuar, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. Mbi 4 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës

Lexo edhe
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Tags: #apartamente #bashkia tirane #institucionet #kadastra #kontakt #legalizimet #tirana #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
Nga të njëjtat tag-e
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by