Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

• 2 Tetor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë më parë nga ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili aludonte për trafik armësh dhe afere të tjera të biznesmenit izraelit, Ron Yeffet, me kompaninë publike KAYO.

Me vendim të GJKKO, agjentë të BKH-së kanë zbarkuar këtë të premte paradite në fshatin Pëllumbas, vetëm 20 kilometra larg Tiranës, ku biznesmeni izraelit, me pasaportë shqiptare dhe amerikane, posedon një vilë.

Për Ron Yeffet, GJKKO ka miratuar po ashtu kërkesën e SPAK, për kontroll personal të biznesmenit, çka do të thotë për sekuestro edhe të celularëve të tij, ose sende të tjera elektronike. Deri në këto momente nuk ka konfirmuar nëse Yeffet ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

Read more:‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Kontrolle janë kryer edhe në disa ambiente të tjera, si edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku siç sqarojnë burimet janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Ministria e Mbrojtjes është 100% pronare e kompanisë KAYO, e cila së bashku me biznesmenin Ron Yeffet dhe Arjeta Pucën ka krijuar disa kompani të përbashkëta për prodhim makinash, municioni e armësh në funksion të ushtrisë shqiptare.

Edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit intensiv që po kryen SPAK. Në audiopërgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ai pretendon se në qendër të bisedave është biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet dhe dy persona të identifikuar vetëm si Igor dhe Sergei. Sipas ish-zv. kryeministrit, bisedat lidhen me një skemë të dyshuar për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë, ku përmenden edhe KAYO dhe TIMAK.

Komunikimi i bërë publik nga ish zëvendësministri prek disa tema, që nga krijimi i një kompanie të përbashkët me aksioner 20 përqind shtetin, për një projekt energjetik në Delvinë, te një skemë e ngjashme për gazin në Vlorë, ku partnerët ukrainas do të duhet të krijojnë një kompani mbulesë në Shtetet e Bashkuara, deri te biseda që lënë të kuptosh për një trafik të mundshëm armësh e municionesh të prodhuara në Afrikë e që sipas një fraze në audio-përgjim, paketimi do të bëhej në Shqipëri.

Read more:“TIMAK Defence” dhe KAYO në qendër të denoncimit të PD: Thesari pagoi 8.6 mln lekë! Si u lëshua fatura para procedurës?

Po ndërsa SPAK ushtronte kontrolle në lidhje me këto akuza të Ahmetajt, po këtë të premte në Ministrinë e Mbrojtjes mbërriti për një takim me Nufin ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Eric Wendt, një ish ushtarak karrierë dhe gjeneral i NATO-s.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:55

SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet, Bardhi: Mazhoranca po pengon ngritjen e Komisionit Hetimor për ‘Kayo’ dhe shqyrtimin e çështjes në Kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara me urdhër të SPAK në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan-izraelit Ron Yeffet në Pëllumbas, pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes kompanisë ‘Kayo’. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se mazhoranca po shmang diskutimin e çështjes, pasi sipas tij, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026, shumica parlamentare nuk dha dakordësinë për kërkesën e opozitës, për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore “KAYO”.

Bardhi kujton gjithashtu se afati ligjor për shqyrtimin në Kuvend të çështjes përfundon më 5 tetor 2026, por sipas tij, PS nuk është e gatshme që ta bëjë këtë diskutim të hënën. Kjo shmangie nga diskutimi, sipas Bardhit vjen pasi është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe mazhoranca sipas tij duhet t’i shmanget kesaj teme gjatë këtyre ditëve.

Read more:“Vlora Hyseni ushtare e shpifur e krimit të organizuar, Proda me super sniper në banesë”/ Berisha: Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar nën urdhrat e Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së e cilëson këtë veprim si shkelje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese ndaj opozitës. Bardhi i kërkon Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, të garantojë funksionimin e rregullt të institucionit dhe të drejtat e pakicës parlamentare.

Reagimi i Bardhit:

Për më shumë se tre javë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore “KAYO”. Mazhoranca nuk dha dakordësinë për ngritjen e këtij Komisioni në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026. Ligji përcakton se, pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja duhet të kalojë për diskutim në seancë plenare jo më vonë se 15 ditë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos, me dakordësinë e Niko Peleshit, që kjo çështje të shqyrtohej në seancë plenare më 5 tetor 2026 — pikërisht ditën e fundit të afatit.

Read more:Sot protesta e 120-të kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës

Por edhe këtu, mazhoranca zgjedh ta shtyjë diskutimin, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme. Kjo për shkak se, është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe Kuvendi duhet t’I shmanget kesaj teme këtë të hënë. Në fakt, në këtë moment, kur transparenca parlamentare do të duhej të ishte më e madhe se kurrë, Kryetari i Kuvendit zgjedh të shmangë një çështje me rëndësi publike dhe, të mos respektojë detyrimet ligjore që lidhen me shqyrtimin e kërkesës për Komision Hetimor.

Kur Kryetari i Kuvendit zgjedh që, përballë një çështjeje me interes të lartë publik, të mos zbatojë detyrimet që burojnë nga ligji, lind një pyetje themelore: si garantohet funksionimi demokratik i institucioneve? Kur në Kuvendin e Shqipërisë injorohen të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare, lind një tjetër pyetje: cili është realisht roli i opozitës në Parlament? Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj me forcë shkeljen e ligjit nga Kryetari i Kuvendit dhe i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të garantojë të drejtat kushtetuese të opozitës.

Kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të mazhorancës, por garant i funksionimit të rregullt të institucionit që drejton. Niko Peleshi, duhet të dijë, që nga përgjegjësia personale e shpëton respekti ndaj ligjit, dhe jo zbatimi i urdhrave të verbër të Taulant Ballës apo Edi Ramës, për kalkulime ditore politike.

Read more:Këlliçi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit: Rama, Ron Yeffet dhe “Ermal Raketa” të përfshirë kokë e këmbë në trafikun ndërkombëtar të armëve

Ora 14:00

Kontrollet te Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh, PD: Të hetohet deri në fund e gjithë skema, shefi i aferës është Rama

1790344293_seliaepd.JPG

Deputeti i PD-së Klevis Balliu reagoi pas kontrolleve të SPAK në vilën e biznesmenit Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh. Balliu akuzoi Ramën si “përgjegjësin kryesor” të skemës së pretenduar dhe tha se SPAK duhet ta hetojë çështjen deri në fund.

“SPAK ka zbarkuar te shoku i Edi Ramës, Ron Yeffet, i cili, në bashkëpunim me qeverinë, po vjedh miliona euro nga qytetarët. Por SPAK duhet të fillojë të shkojë te shefi i këtyre aferave. SPAK duhet të kontrollojë banesën e shefit të Ron Yeffet, Edi Ramës. Sepse çështja nuk është të ndërrojmë një Ron Yeffet me një Ron Yeffet tjetër. Çështja është të shkojmë te përgjegjësi kryesor dhe të hetojmë deri në fund të gjithë skemën”, shkroi Klevis Balliu.

Lexo edhe
Kronikë

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv

Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

Tags: #arben ahmetaj #Banesa #Biseda #BKH #Eric wendt #Ermal Nufi #kayo #ministria e mbrojtjes #Ron Yeffet #spak #timak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Avokatisë,…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

105 nenet e ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale shihen si një paketë ekuilibri mes…

• 2 ditë më parë • 32 min lexim
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Trafik i rënduar është krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, me radhë të gjata automjetesh në drejtim të kryeqytetit. Fluksi…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by