Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

• 6 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shpërthimi tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 të tjerë, ka rikthyer në vëmendje rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit në pallate. Inxhinieri i ndërtimit Erion Softa kërkon ndryshimin e rregullave për përdorimin e tyre, duke paralajmëruar se një bombol gazi mund të ketë të njëjtin efekt si disa kilogramë tritol.

I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Softa tha se pallati pesëkatësh në Elbasan ishte i rikonstruktuar dhe se dëmtimet nuk erdhën si pasojë e ndërhyrjeve në strukturën e godinës, por nga një pakujdesi. Sipas tij, ndërtesat nuk janë projektuar për t’u përballur me shpërthime të tilla, ndaj kërkohet një zgjidhje për mënyrën se si tregtohen dhe përdoren bombolat e gazit.

Read more:VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Inxhinieri kërkoi që përdorimi i bombolave në objekte të tilla të ndalohet ose të vendosen rregulla të qarta sigurie. Ai theksoi se tregtarët duhet të ofrojnë vetëm bombola të certifikuara, ndërsa përdoruesit duhet t’i nënshtrohen kontrolleve në vend për mënyrën e instalimit dhe përdorimit të tyre.

Read more:Audiopërgjimet e Ron Yeffet, Artan Hoxha: Balluku shkoi vetë te “Delvina Gas” me kupolën drejtuese të institucioneve dhe udhëhoqi aksionin e bllokimit

“Mendoj që është një bazë ligjore për përdorimin e bombolave të gazit që duhet rregulluar. Objektet nuk janë ndërtuar për të mbajtur shpërthime të tilla. Nuk kemi të bëjmë me dëmtimin e strukturës së pallatit për shkak të ndërhyrjes, por për shkak të një pakujdesie që duhet të marrë një zgjidhje. Bombolat e gazit nuk mund të shiten normalisht, nuk mund të përdoren në ambiente të përbashkëta. Duhet të ndalohet përdorimi i tyre në objekte të tilla ose të vendoset një protokoll i qartë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Bombolat e gazit duhet të largohen nga përdorimi. Ata persona që i tregtojnë duhet t’i kenë të certifikuara dhe përdoruesit duhet t’i nënshtrohen një verifikimi në vend për mënyrën si përdoret. Një bombol e tillë ka të njëjtin efekt me disa kilogramë tritol”, tha Softa.

Read more:Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Shpërthimi në Elbasan dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit në tubat që lidhnin një bombol 15-litërshe, të vendosur në katin e parë të pallatit, me apartamentin e 69-vjeçarit në katin e tretë. Si pasojë humbën jetën 69-vjeçari Hamit Ibra dhe fqinja e tij, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha. Pallati është shpallur i pabanueshëm dhe pritet të shembet, ndërsa 15 familje kanë mbetur pa strehë.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #bombol gazi #Elbasan #erion softa #Familje #Gazi #Live #report tv #studio live

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin