Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani
Ekonomi

Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani

• 10 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me buxhetin e ri 2027, i cili konsiderohet rekord dhe kap shifrën e mbi 10 miliardë eurove, një pjesë e konsiderueshme do të transferohet edhe në drejtim të pushtetit vendor.

I planifikuar për 61 bashki, buxheti 2027 për pushtetin vendor do të jetë në vlerën e 114.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2026.

Si çdo vit, në drejtim të bashkive, buxheti i shtetit transferon fonde nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara sektoriale.

Sipas projektbuxhetit të vitit 2027, transfertat nga Buxheti i Shtetit për njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikohen në 49.4 miliardë lekë ose 4% më shumë krahasuar me vitin 2026.

Read more:40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë

Pjesën kryesore e zë transferta e pakushtëzuar e përgjithshme, e cila arrin në 29.3 miliardë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me vitin e mëparshëm. Ndërkohë, transferta e pakushtëzuar sektoriale parashikohet në 19.9 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2026.

Në tabelën e transfertave për vitin 2027, ndër përfituesit kryesorë janë Tirana me rreth 7.07 miliardë lekë, Durrësi me 2.69 miliardë, Elbasani me 2.09 miliardë, Fieri me 1.88 miliardë dhe Vlora me 1.69 miliardë lekë.

Por nga ky fond do të përfitojnë edhe 15 bashkitë, të cilat pritet të humbasin statusin si njësi të veçanta vendore, rreth 6 miliardë lekë.

Read more:“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Maliqi është përfituesi më i madh mes këtyre njësive, me afro 797 milionë lekë, i ndjekur nga Divjaka me 575 milionë, Përrenjasi me 486 milionë dhe Cërriku me 452 milionë lekë. Në total, fondi për 15 bashkitë që do të shkrihen arrin në 5.95 miliardë lekë. Pas konsolidimit të njësive të reja, fondet e papërdorura do t’u kalojnë bashkive pritëse.

Megjithatë, ndryshimi i hartës territoriale ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si do të rishpërndahen fondet, projektet dhe detyrimet financiare mes bashkive që shkrihen dhe atyre që do t’i presin.

Ndërsa projektbuxheti vijon të diskutohet në komisione, në prezantimet e projektbuxhetit nuk jepen hollësi se si do të bëhet konkretisht ky proces, ndërkohë që reforma do të zbatohet brenda të njëjtit vit financiar.

Lexo edhe
Ekonomi

Gjoba deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, qeveria propozon masa për shkeljet në kontabilitet

Ekonomi

Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

Tags: #Buxheti #buxheti i shtetit #Cërriku #elbasani #Fonde #jetë #Kryesore #tirana

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjoba deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, qeveria propozon masa për shkeljet në kontabilitet
  • Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë
  • Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë
  • Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
  • I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki
Nga të njëjtat tag-e
  • Rënia e aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale pas fitoreve të demokratëve në SHBA, Teksasi në qendër të shqetësimeve të investitorëve
  • “Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm!
  • Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë
  • Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë
  • Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm! 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Gjoba deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, qeveria propozon masa për shkeljet në kontabilitet 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Sociale Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Gjoba deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, qeveria propozon masa për shkeljet në kontabilitet

Punonjësit përgjegjës të institucioneve publike që nuk përmbushin detyrimet në fushën e kontabilitetit mund të përballen me gjoba…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

Shqipëria renditet e para ndër vendet europiane për peshën më të lartë të automjeteve me motorë mbi 2,000…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Ekonomi

Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë

Shqipëria po rritet ekonomikisht por jo të gjitha qarqet po ecin me të njëjtin ritëm. Gati gjysma e…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin