Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

• 27 Nëntor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës ishin në fokus të diskutimeve në emisionin “Prime News24” në News24, ku kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe deputeti demokrat Belind Këlliçi prezantuan qëndrimet e tyre për mënyrën se si duhet të ndërtohet alternativa opozitare në kryeqytet.

Lapaj deklaroi se lëvizja që drejton nuk funksionon si një parti e përqendruar te kryetari dhe se synimi i saj është krijimi i mekanizmave që do t’i japin Tiranës mundësinë për të ndryshuar drejtimin politik.

Read more:“Nuk dinë emrin e ministrit, qeveria si lojë kukafshehti”, Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për të siguruar fitoren e opozitës është krijimi i një koalicioni të gjerë rreth një kandidati të pavarur, i cili përfaqëson qytetin dhe vlerat e përbashkëta.

“Ne nuk jemi parti kryetar ku kryetari garon dhe merr gjithçka. Rruga ime kalon përmes parlamentit…Qasja që kam është se si të krijohen mekanizma që Tirana të mos humbet. Më 10 maj nuk ka më vlerë pendesa, njerëzve u duhet dhënë zgjedhje. Probabiliteti që të fitohet është duke qenë në një koalicion të madh në Tiranë për vlerat. E vetmja formulë që ne të tejkalojmë pengesën është një kandidat i qytetit i pavarur, kjo ka qenë qasja jonë…. Është dakordësuar një person, Florjan Binaj. Ne i qëndrojmë vendimit të marrë, qëndrojmë aty se e shohim si të vetmin mekanizim që zgjidhjet ky siklet. Për Tiranën po japim një zgjidhje, por mos na kërkoni ne të shkrijmë lëvizjen tonë, ne po tregojmë pjekuri politike. Po mundohemi ta çojmë në këtë drejtim, nuk duan atëherë të dalin në 10 maj ‘i përgjigjen qytetarëve”, tha më tej Lapaj.

Read more:Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se opozita duhet të ulet në një tryezë pa vendosur kushte paraprake ndaj palëve të tjera, ndërsa propozoi edhe realizimin e një sondazhi në rast se nuk arrihet dakordësia për kandidatin.

Read more:Përfundoi në komisariat pas protestës te Kuvendi/ “Bllokuam makinën e një deputeteje që pengoi arrestimin e Ballukut!”, Lapaj tregon prapaskenat e shoqërimit: Më rrethuan 20 civilë, na tërhoqën zvarrë!

Këlliçi theksoi se rrethanat politike kanë ndryshuar dhe se emri përfundimtar duhet të përcaktohet mbi bazën e mbështetjes që gëzon te qytetarët dhe mundësisë reale për të fituar Bashkinë e Tiranës.

Ai shtoi se kandidati duhet të vlerësohet në mënyrë të detajuar për profilin dhe mbështetjen që ka në elektorat, duke nënvizuar se vullneti i Partisë Demokratike është të bëjë maksimumin për të arritur një marrëveshje opozitare.

Read more:Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete

“Në momentin që do të shkojmë në një tryezë pa i vënë kushte asnjëra palë tjetrës…nëse nuk do ketë dakordësi, ofrojmë edhe sondazhin. Lapaj thotë i qëndroj vendimit në nëntor…Ne themi kanë ndryshuar rrethanat dhe themi do të vijmë me këtë alternativë. Pra janë parimet mbi të cilët në duhet të ulemi dhe të kemi vetëm një qëllim, kush është emri që bashkon më shumë vota dhe ka shanset më të mëdha për të fituar këtë pozicion, Bashkinë më të madhe në vend. Duhet të ketë një vlerësim shumë të detajuar në raport me profilin e kandidat. Vullneti ynë është për të bërë maksimumim”, tha nga ana e tij Belind Këlliçi.

Lexo edhe
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Tags: #Adriatik Lapaj #Alternativa #Fokus #Kandidat #Koalicion #opozita #Shqiperia #Sondazhi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
Nga të njëjtat tag-e
  • Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 2 lexime · 36 minuta më parë
  4. 04
    Editoriale Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji GTA VI çmend botën/ Rekord historik prej 3.79 miliardë dollarësh që ditën e parë, fansat pushtojnë rrjetet sociale 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin