Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
Ekonomi

Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet

• 28 Nëntor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rënia e euros ka sjellë që pas 23 vitesh çmimet e apartamenteve në vend të tregtohen në monedhën vendase. Për agjentët imobiliarë, ndryshimi i nisur prej 3 muajsh po shtrihet në të gjithë tregun e pasurive të paluajtshme, përfshirë në shitblerjen e apartamenteve me kontrata porosie, të përfunduara dhe rishitje.

Nga mesi i vitit 2016, euro filloi nënçmimin e pandalshëm, duke zbritur për herë të parë ditën e sotme nën kufirin e 90 lekëve.

Në raport me nivelin maksimal historik prej 142,8 lekësh, të shënuar më 9 qershor 2011, monedha europiane është zhvlerësuar me rreth 37%, duke arritur një minimum të ri historik më 20 nëntor nën kufirin e 90 lekëve.

Dritan Caka, kryetar i shoqatës NAREA (National Albanian Real Estate Association) dhe CEO i agjencisë imobiliare “Devinf”, thotë se ky ndryshim nuk është më i kufizuar në zona të veçanta, por po ndodh në të gjithë tregun kombëtar.

Sipas tij, kalimi në lekë është reflektuar si në shitjet me kontrata porosie, ashtu edhe në apartamentet e përfunduara dhe pronat që shiten në tregun e rishitjes.

Read more:Kthim në kohën e komunizmit! Ky është hoteli i pazakontë që do të ndërtohet në Bulqizë, hapet tenderi 1 mln euro (FOTOT)

“Ky ndryshim është bërë i domosdoshëm për zhvilluesit, por edhe për pronarët e apartamenteve që rishitin, për shkak të pasigurisë mbi ecurinë e kursit të këmbimit dhe rrezikut që luhatjet e euros mund t’u sjellin humbje në momentin e shitjes.

Mund të themi se kjo tendencë nuk kufizohet në disa zona të Tiranës apo të bregdetit, por po shtrihet në rang kombëtar. Megjithatë, shitjet e pronave në euro vijojnë të ekzistojnë dhe nuk janë zhdukur plotësisht”.

Caka thekson se ndryshimi është reflektuar veçanërisht, si fillim te shitjet e apartamenteve me kontrata porosie, pra te pronat që tregtohen që në fazat e para të zhvillimit.

“Për shitjet në gropë, mund të themi se nuk ka më asnjë pronë me kontrata porosie që shitet në euro. Prej tre muajsh, veçanërisht këto prona po shiten në lekë, pasi është e pasigurt se si do të luhatet kursi i këmbimit të euros, çka mund t’u sillte humbje zhvilluesve”, thotë ai.

Pas tranzicionit të fillim vitit ’90, mallrat e qëndrueshme, si shtëpitë apo automjetet shiteshin në pjesën më të madhe në valutë të huaj, për shkak të pasigurisë së monedhës vendase. Fillimisht shitja kryhej në dollarë. Prej vitit 2003, kur euro u barazua dhe e tejkaloi dollarin në bursa, ajo filloi të ishte dhe monedha e preferuar e shqiptarëve, teksa pagesat e makinave, apartamenteve etj, u konvertuan nga dollari në euro.

Read more:Skandali me kompanitë si modeli i KAYO-s/ Bozdo: Mban jashtë kontrollit financimet publike. Duhet moratorium urgjent e garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat

Por për shkak të zhvlerësimit të lartë të euros, sipas agjentëve imobiliarë çmimet e pronave në tregun e shitblerjes në rang kombëtar po orientohen drejt lekut, për të shmangur pasigurinë nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Ndryshimi i monedhës së shitjes vjen në një periudhë kur tregu i pasurive të paluajtshme po përballet edhe me stanjacion të kërkesës, ndërsa çmimet nuk kanë ndryshuar.

Por kalimi në lekë nuk është shoqëruar me ulje të çmimeve të apartamenteve. Përkundrazi, në disa raste pronat po ofrohen me çmime më të larta, pavarësisht se kërkesa është në stanjacion.

Kjo do të thotë se forcimi i lekut nuk po përkthehet domosdoshmërisht në përfitim për blerësit, ndërsa zhvilluesit po përpiqen të mbrojnë vlerën e shitjes nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Read more:Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Indirekt, vetëm nga kursi, çmimet janë shtrenjtuar. Psh, nëse një apartament sot shitet me 30 milionë lekë, nga 300 mijë euro më parë, e konvertuar me kursin aktual, kjo shumë është 330 mijë euro, ose rreth 11% më shumë.

Përveç stanjacionit të kërkesës për prona për strehim, kryetari i shoqatës NAREA, Dritan Caka paralajmëron vështirësi për kërkesën e pronave luksoze si në Tiranë dhe në bregdet.

“Aktualisht kërkesa për prona rezidenciale është në stanjacion. Gjithashtu në treg nuk ka rënie të çmimeve. Ndërsa për pronat e luksit, si për vilat, apartamentet në bregdet, por edhe për kullat në Tiranë nuk pritët të këtë rritje të kërkesës apo vijimësi pozitive”, thotë z. Caka.

Shqetësimi për ecurinë e kërkesës së pronave luksoze u ngrit edhe nga ndërtuesit në formonin ekonomik të zhvilluar nga Monitor “Top 200”.

Në muajin shtator 2026 agjentët imobiliarë pohuan se kërkesa për blerje apartamentesh në Tiranë ishte në rënie.

Read more:Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)

Rënia e kërkesës për prona rreth 2 muaj më parë sipas tyre, u ndikua nga rënia e kërkesës të blerësve me burime financime nga paraja informale, ishte ndikuar nga intensifikimet e hetimeve të SPAK për figura të politikës dhe sipërmarrjes. Për segmentin e strehimit rënia e kërkesës u ndikua nga papërballueshmëria e çmimeve.

Në Tiranë, çmimet e apartamenteve në kullat rezidenciale po shiten me çmim mbi 6 mijë euro për metër katror.

Kjo rritje dyshifrore e çmimeve, e shkëputur nga ritmi i rritjes së të ardhurave, po rikthen debatin nëse tregu i pasurive të paluajtshme po mbivlerësohet dhe nëse ekziston rreziku i krijimit të një flluske. Sipas të dhënave të INSTAT, deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar arriti në 92 mijë lekë.

Si u bë euro monedha e preferuar për pagesa pas vitit 2003

Read more:Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Kur euro doli si monedhë fizike në janar të vitit 2002, u këmbye mesatarisht me 123 lekë, ndërsa dollari amerikane në atë kohë këmbehej në tregun vendas me 140 lekë, teksa në bursa euro këmbehej me 0.88 dollarë.

Më pas monedha e përbashkët filloi të rritej me shpejtësi dhe nga viti 2003, kur euro u barazua dhe e tejkaloi dollarin në bursa, ajo filloi të ishte dhe monedha e preferuar e shqiptarëve, teksa pagesat e makinave, apartamenteve etj u konvertuan nga dollari në euro.

Pasi ishte e dobët në 2007-2008, në rreth 123-124 lekë, euro u rrit me shpejtësi në vitet në vijim, duke arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në 15 qershor 2011, preh gati 143 lekësh. Nga 2009-a deri në mesin e 2016-s, euro arriti në një pikë të re ekuilibri në 138-140 lekë.

Nga mesi i vitit 2016, euro filloi nënçmimin, duke zbritur në 135 lekë në fund të 2016-s. Zhvlerësimi ishte i pandalshëm për dekadën në vijim. Euro ra për herë të parë nën 100 lekë më 12 gusht 2024, kur u këmbye me 99,95 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Në fund të javës së kaluar euro ra për herë të parë nën nivelin e 90 lekëve./Monitor

Lexo edhe
Ekonomi

Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik

Ekonomi

Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin

Tags: #Automjetet #Blerje #Bregdet #euro #gusht #Instat #Pagesa #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
  • Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik

Teksa vetëm 2 ditë na ndajnë nga miratimi nen për nen i Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027 në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin

Tirana ka mirëpritur Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, ku përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

Investimet nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar vlerën e investimeve shqiptare në Kosovë. Statistikat e Bankës Qendrore të…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin