Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tejkalohet plani, të ardhurat në tremujorin e parë 205 mld lekë, rritje me 13.3%! TVSH-ja kontributin më të madh në mbushjen e ‘arkës së shtetit’
Aktualitet

Tejkalohet plani, të ardhurat në tremujorin e parë 205 mld lekë, rritje me 13.3%! TVSH-ja kontributin më të madh në mbushjen e ‘arkës së shtetit’

• 21 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Mars 2026 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Mars 2026, arritën në rreth 205.1 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën tremujore të vitit 2026, arritën në rreth 156 miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Mars 2026:

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Mars 2026, arritën në rreth 205.1 miliardë lekë, 105.8 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 24 miliardë lekë ose 13.3 % më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajt Janar-Mars 2026, janë në shumën 130.6 miliardë lekë. Krahasuar me Janar- Marsin e vitit 2025, janë mbledhur +7.2 miliardë lekë ose 5.8% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në vlerën 52.9 miliardë lekë, ose 83 milionë lekë më shumë% më shumë se tremujori i vitit 2025. Realizimi i planit për periudhën tremujore 2026 për të ardhurat doganore në masën 95.4%.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Mars 2026, janë 35.3 miliardë lekë ose me një realizim prej 95.4% e planit për periudhën tremujore 2026.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Mars 2026, janë realizuar në shumën 14.9 miliardë lekë, +370 milionë lekë ose 2.5% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe realizim në masën 96.6% të planit për tremujorin 2026.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 357 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në vlerën 2.2 miliardë lekë, +184 milionë lekë ose 9% më shumë se Janar-Mars 2025, si dhe me realizim prej 95.8% kundrejt planit të tremujorit 2026.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 77.7 miliardë lekë, +7.1 miliardë lekë ose 10.1% më shumë se tremujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e tremujorit, të ardhurat e mbledhura janë +2.2 miliardë lekë ose 2.9% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 25.2 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 19.4% më shumë se tremujori 2025, dhe me realizim në shumën prej +3.4 miliardë lekë ose 115.5% të planit për tremujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 2 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 19.6 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe me realizim në masën 95.9% të planit për tremujorin e parë të vitit 2026.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 21.8 miliardë lekë, 1 miliard lekë ose 4.8% më shumë se tremujori i vitit 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 11.2 miliardë lekë ose 97.6% të planit për tremujorin I 2026.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 48.3 miliardë lekë, +4.6 miliardë lekë ose 10.5% më shumë se tremujori 2025, si dhe me realizim prej 101.5% të planit për tremujorin 2026.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 3 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 156 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.9% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ky zë ka rezultuar 5.9 % më i lartë ose rreth 8.7 miliardë lekë më shumë në krahasim me 3-mujorin 2025.

Lajmi në përditësim….

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #buxheti i shtetit #dogana #Ministria e Financave #tatimet #te ardhurat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera
  • Ngërçi me pagat/ Deklarata e gjyqtarëve: Të zhbllokohen menjëherë ose do të reduktojmë gjyqet! Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet
  • Ngërçi me pagat/ Deklarata e gjyqtarëve: Të lirohen menjëherë ose do të reduktojmë gjyqet (VIDEO)
  • “S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet
  • Ngërçi me pagat/ Sadushi: Nuk po negociojmë çmimin, qeveria s’mund të zvogëlojë pagën që buron nga vendimi i Kushtetueses! Vendimi të zbatohet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by