Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Berat/ Reduktohet me 40% numri i autobusëve, nafta e pirateria godasin transportin interurban (VIDEO)
Aktualitet

Berat/ Reduktohet me 40% numri i autobusëve, nafta e pirateria godasin transportin interurban (VIDEO)

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në terminalin e vetëm të Beratit, që ndodhet ne lagjen e Kombinatit, autobusët e linjave drejt Tiranës, Durrësit, Vlorës, Kuçovës dhe zonave të tjera qëndrojnë për orë të tëra në pritje të pasagjerëve. Shumë prej tyre nuk nisen fare, për shkak të mungesës së udhëtarëve.

Sipas operatorëve të transportit, situata po përkeqësohet dita-ditës, duke i detyruar ata të reduktojnë flotën. Linja Berat–Tiranë është ulur me rreth 30%, ndërsa linja Berat–Kuçovë me 40%. Edhe transporti drejt ne fshatra është prekur ndjeshëm. Drejt Lumasit nisen vetëm 3 autobusë, nga 7 mjete që operonin më parë.

“Është operimi i veturave pirte me targa të bardha pa asnjë lloj licence. Linjat e Poliçanit dhe Skraparit drejt Tiranës që krijojnë stacione në Berat që është e palejueshme. Veturat e targa të verdha që operojnë vajtje-ardhje që sipas ligjit ato duhet me vajtje ose kthim bosh. Për ne është e papërballueshme, nafta është rritur. I lutemi shtetit të na ndihmojë e urban, të marrë masa për këto makinat e vogla. Me këtë naftë një makinë do 80 mijë lekë, gati 40 litra naftë. Me ca të vijnë këta njerëz me gjysmë ore që jemi ne në stacion. Nuk duam gjë mbi rregullat, vetëm të zbatohen”, thanë shoferët.

Shoferët dhe pronarët e linjave shprehen se janë drejt falimentimit për shkak te rritjes se kostos dhe mungesës se pasagjerëve.

“Janë furgonat 8+1 që punojnë nga Ura në Berat dhe nga Berati në Urë. Këta ndalojnë nëpër stacionet e autobusëve dhe marrin pasagjerët. Ne nuk po i përballojmë kostot dhe shpenzimet, jemi të falimentuar. Ka reduktim të autobusëve gati 30-40%. Furgonat sipas ligjit duhet të ikin plot dhe të vijë plot ose anasjelltas. Këta ikin cdo stacion të autobusit dhe nuk të lënë të operosh. Jemi të falimentuar. Po i paguajmë shoferët me lek nga xhepi”, thanë shoferët.

Përveç kësaj, ata ngrenë shqetësimin për konkurrencën e pandershme nga mjetet “pirate”, të cilat operojnë pa licencë dhe jashtë çdo kontrolli ligjor.

“Janë shumë makina pa letra. ndalojnë nëpër stacione dhe bëjnë konkurrencë me ne. Pastaj janë dhe furgonat, e njëjta gjë dhe ata, marrin pasagjerët. Marrim lek borxh. Po nuk ishte autobusi plot nuk kalojmë dot. Nga 7 makina, 3 makina kemi ngelur tani. I lutemi shtetit të marrë masa”, thanë shoferët.

Operatorët i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë me masa konkrete, duke kërkuar rimbursim për çmimin e naftës dhe kontroll më të rreptë ndaj transportit të paligjshëm.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Berat #Inter #iran #Naftë #rritja e cmimit të naftës #Shofer #Transporti publik #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)
  • McAllister: Pavarësia e gjyqësorit, sfida e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Duhen rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Skandalet e qeverisë/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligj e të pavlerë? (VIDEO)
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by