Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shqipëri–Luksemburg drejt fluturimeve direkte, Hoxha: Diplomacia ekonomike nuk është slogan
Aktualitet

Shqipëri–Luksemburg drejt fluturimeve direkte, Hoxha: Diplomacia ekonomike nuk është slogan

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e kompanisë ajrore Luxair, ku në fokus ishte mundësia e vendosjes së linjave ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv Gilles Feith dhe ekipin e tij, Hoxha theksoi se diplomacia ekonomike është një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme shqiptare.

“Diplomacia ekonomike është një prioritet i politikës sonë të jashtme. Nuk bëhet fjalë për slogan”, u shpreh ai në një reagim në rrjetet sociale.

Sipas ministrit, Shqipëria ka një potencial të madh për zhvillimin e linjave të reja ajrore, duke parë rritjen e shpejtë të turizmit dhe zgjerimin e infrastrukturës ajrore në vend.

Ai theksoi se rritja e lidhjeve ajrore nuk lidhet vetëm me transportin, por ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi.

“Rritja e lidhshmërisë ajrore shkon përtej fluturimeve; ajo mbështet tregtinë, tërheq investime, lehtëson lëvizjen dhe afron njerëzit, në përputhje të plotë me prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, perspektivën e saj të rritjes dhe rrugën drejt Bashkimit Europian”, deklaroi Hoxha.

Ministri u shpreh se pret vijimin e dialogut me kompaninë dhe mirëpret praninë e Luxair në tregun shqiptar, si një hap konkret drejt rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

” Diplomacia ekonomike është një prioritet i politikës sonë të jashtme. Slogan? Aspak. I kënaqur që u takova sot me CEO-n e Luxair, Gilles Feith, dhe ekipin e tij, për të eksploruar mundësitë për vendosjen e lidhjeve ajrore mes Shqipërisë dhe Luksemburgut. Me një sektor turizmi që po rritet me ritme të shpejta dhe me infrastrukturën ajrore në zgjerim, potenciali për linja të reja dhe për bashkëpunim më të thellë tregtar është i qartë. Rritja e lidhshmërisë ajrore shkon përtej fluturimeve; ajo mbështet tregtinë, tërheq investime, lehtëson lëvizjen dhe afron njerëzit, në përputhje të plotë me prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, perspektivën e saj të rritjes dhe rrugën drejt Bashkimit Europian. Presim të vijojmë këtë dialog dhe të mirëpresim praninë e Luxair në Shqipëri” tha Hoxha.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi Europian #diplomacia #Ferit Hoxha #Luksemburg #Luxair #Reagim #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog
  • Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit
  • Fier/ Banorët e fshatit Varibop në protestë për ujin e pijshëm: Vjen 10 minuta, asnjë bidon nuk mbushim
  • Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi
  • Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by