Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Depozitat në pak duar/ 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 milion llogari bosh
Ekonomi

Depozitat në pak duar/ 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 milion llogari bosh

• 14 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre të vegjël.

Ndërsa paratë në këto institucione financiare po shtohen nga viti në vit, Agjencia e Sigurimit të depozitave bënë të ditur se për vitin 2025 sasitë më të mëdha janë depozituar më së shumti nga një pakicë e vogël e individëve.

Nga 13.1 miliardë euro para të ndodhura në kursimet banka, 5% e depozitesve zotërojnë mbi 60% të tyre.

Janë 137.5 mijë depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë. Ndërsa përbëjnë një përqindje të vogël të totalit, shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 8.1 mld euro.

Deri në fund të vitit 2025, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.93 milionë llogari bankare, të cilat janë të sigurueshme, ose 5% më shumë se një vit më parë. Në këto llogari bankare, sipas ASD-së kishte gjithsej 1.39 trilionë lekë, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Por ndërsa llogaritë shtohen e kursimet rriten, vihet re dhe një rritje e llogarive bosh nëpër banka.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave në raportin e saj vjetor për vitin 2025 bënë të ditur se një e treta e depozitave është me zero lekë.

Mbi 1 milionë llogari kanë 0-100 lekë, nga 2.92 mln llogari të evidentuara. Një tendencë që tregon qartë rritjen e pabarazisë ekonomike në vend, ku gjithnjë e më shumë para përqendrohen në duart e gjithnjë e më pak individëve.

Lexo edhe
Ekonomi

“664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut

Ekonomi

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

“664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kanë arritur një nivel rekord në gjysmën e parë të vitit.…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

Tatëpjeta e euros ka vijuar edhe më shumë në këtë fillim tetori, duke kapur kështu minimume të reja…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Në rënie krahasuar me verën por në rritje në lidhje me 1 vit më parë, inflacioni në Shqipëri…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin