Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Analiza e REL: Pse Hezbollahu është kyç për ndikimin e Iranit në luftë dhe në bisedime për paqe?
Botë

Analiza e REL: Pse Hezbollahu është kyç për ndikimin e Iranit në luftë dhe në bisedime për paqe?

• 15 Prill, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vetëm 48 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë të madhe bombardimesh ndaj Iranit, grupi militant libanez, Hezbollah, iu bashkua përleshjeve dhe e përkrahu mbështetësin e vet.

Aleati më i afërt joshtetëror i Teheranit, Hezbollahu ka lëshuar qindra predha, raketa dhe dronë ndaj Izraelit fqinj që nga 2 marsi, duke hapur një front të ri në luftë.

Hezbollah është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, dhe kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

Izraeli e ka nisur një pushtim tokësor të Libanit jugor dhe ka zhvilluar fushatë shkatërruese sulmesh ajrore në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut, duke i vrarë mbi 2.000 njerëz dhe duke zhvendosur më shumë se 1.2 milion të tjerë, sipas autoriteteve vendëse shëndetësore.

Njerëzit mblidhen pas shpalljes së një armëpushimi dyjavor në luftën e Iranit, në Teheran, Iran, më 8 prill 2026.
Tani, teksa Teherani dhe Uashingtoni po angazhohen në bisedime për një marrëveshje të mundshme paqeje, Irani e ka bërë ndaljen e sulmeve ndaj aleatëve të tij në rajon, më saktë sulmet e Izraelit ndaj Hezbollahut, një ndër kërkesat e tij kryesore.

“Aseti më i vlefshëm rajonal”

“Irani e sheh Hezbollahun si asetin e tij më të vlefshëm rajonal, vijën e parë kundër Izraelit, kështu që lënia jashtë e Libanit do të nënkuptonte pranimin e dobësimit të vazhdueshëm nga Izraeli të forcës së tij kryesore parandaluese”, tha Sanam Vakil, drejtoreshë e Programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në institutin kërkimor me bazë në Londër, Chatham House.

“Ndryshe nga grupet irakiane apo jemenase, Hezbollahu ndodhet në kufirin me Izraelin dhe ka një arsenal të madh raketash, duke e bërë atë veçanërisht kyç për ndikimin e Iranit si në luftë ashtu edhe në bisedime”, shtoi ajo.

Hezbollahu është shtylla kryesore e të ashtuquajturit “boshti i rezistencës”, rrjeti i Iranit i aleatëve të armatosur dhe grupeve militante të mbështetura nga Teherani.

Anëtarët e Forcave të Mobilizimit Popullor në një bazë ushtarake pranë kufirit irakiano-sirian në Al-Kaim.

Iraku përfshihet në luftën e Iranit, teksa Teherani zgjeron fushëbetejën

Këtu përfshihen rebelët huthi të Jemenit dhe milicitë proiraniane në Irak, aleatë që gjithashtu janë përfshirë në luftë.

I ndërtuar gjatë dekadave të tëra, boshti i rezistencës ka qenë element kyç i strategjisë së mbrojtjes së avancuar të Teheranit, duke projektuar fuqi përtej kufijve të tij dhe duke reduktuar nevojën për përballje të drejtpërdrejtë me armiqtë kryesorë, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Aleanca ka pësuar një sërë goditjesh vitet e fundit. Si forcë e madhe ushtarake dhe politike në Liban, Hezbollahu është dobësuar pas një lufte të ashpër njëvjeçare me Izraelin, gjatë të cilës u vra lideri më jetëgjatë i grupit, Hassan Nasrallah.

Edhe pas një armëpushimi të brishtë që i dha fund konfliktit në fund të vitit 2024, Izraeli vazhdoi të shënjestrojë udhëheqjen dhe arsenalin ushtarak të grupit.

Hezbollahu pothuajse ishte shkatërruar, të paktën kjo ishte pikëpamja e përhapur gjerësisht. Por, grupi ka befasuar shumë vëzhgues me sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Izraelit, duke lënë të kuptohet se ende zotëron arsenal të madh raketash.

“Pavarësisht humbjeve të fundit, Irani ende e trajton Hezbollahun si mjetin e tij kryesor parandalues dhe si garanci kundër sulmeve izraelite, i aftë të kërcënojë drejtpërdrejt Izraelin nëse Irani sulmohet”, tha Vakil.

Mospajtimet për armëpushimin

Kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan për një armëpushim dyjavor më 7 prill, marrëveshja pothuajse menjëherë dështoi për shkak të mospajtimeve nëse ajo përfshinte Libanin. Uashingtoni tha se marrëveshja nuk përfshinte ndalimin e sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut, por Teherani tha se po.

Më pak se 24 orë pasi armëpushimi hyri në fuqi, Izraeli kreu sulmet e tij më vdekjeprurëse në Liban, duke vrarë mbi 300 njerëz dhe duke plagosur mbi 1.000 të tjerë, gjë që shkaktoi zemërim të madh. Prej atëherë, Izraeli e ka ulur intensitetin e sulmeve në vend.

Çfarë mësuan SHBA-ja dhe Irani nga pesë javë luftë?

Duke shkruar në X, presidenti iranian Masud Pezeshkian tha se sulmet izraelite “tregojnë mashtrim dhe mosrespektim” të armëpushimit. “Irani nuk do t’i braktisë kurrë vëllezërit dhe motrat e vet libanezë”, shtoi ai.

Irani nuk u kundërpërgjigj duke goditur Izraelin, por Teherani nuk ka pranuar ta rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyç për furnizimet globale me naftë dhe gaz dhe një komponent i rëndësishëm i armëpushimit, duke e tensionuar më tej marrëveshjen tashmë të brishtë.

Marina amerikane prej atëherë ka vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane dhe trafikut në ngushticë, duke synuar ta ndalë eksportin e naftës dhe gazit nga Teherani.

Para bisedimeve për paqe midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Islamabad më 11 prill, Teherani kërcënoi me tërhiqje nga negociatat në çastin e fundit për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj Hezbollahut. Delegacioni iranian përfundimisht mori pjesë në bisedime, megjithëse palët nuk arritën marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Para bisedimeve në Islamabad, Irani kishte paraqitur një plan paqeje me 10 pika, i cili përfshinte, ndër të tjera, ndalimin e sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj aleatëve të tij të armatosur në Liban, Irak dhe Jemen.

Projektimi i pushtetit

Ekspertët thanë se mbrojtja e Hezbollahut dhe përfshirja e tij në çfarëdo marrëveshje paqeje do të jetë prioritet për Iranin.

“Hezbollahu ka qenë aleati dhe ndërmjetësi më i vjetër dhe më i rëndësishëm i Iranit në rajon dhe ai hyri në rundin e fundit të luftës në mbështetje të Iranit, kështu që Irani dëshiron të kundërpërgjigjet sa më shumë që të mundet,” tha Farzin Nadimi, specialist i mbrojtjes për Iranin në Institutin e Uashingtonit.

“Ata gjithashtu duan të mbajnë të rëndësishëm ndërmjetësin e tyre më të rëndësishëm dhe ta parandalojnë dobësimin e mëtejshëm të tij”, shtoi Nadimi.

Irani ndihmoi në themelimin e Hezbollahut në vitin 1982 si përgjigje ndaj pushtimit të Libanit nga Izraeli atë vit, kur vendi ishte i përfshirë në një luftë shkatërruese civile. Që nga krijimi, organizata politike dhe ushtarake shiite ka marrë ndihmë të konsiderueshme financiare dhe politike nga Irani, një vend me shumicë shiite.

Naysan Rafati, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se mbrojtja e Hezbollahut është bërë edhe më e rëndësishme qëkurse presidenti sirian, Bashar al-Assad, një aleat kamotshëm i Teheranit, u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 2024. Nën Assadin, Siria ishte i vetmi aktor tjetër shtetëror në boshtin e rezistencës.

“Gjatë një viti e gjysmë të fundit, ndikimi dhe projektimi i pushtetit të Iranit në Levant kanë pësuar goditje të konsiderueshme”, tha Rafati.

Kjo përfshin edhe dobësimin e Hezbollahut, i cili është përballur me presion në rritje brenda vendit dhe ndërkombëtarisht për t’u çarmatosur. Ushtria libaneze është vendosur gjithashtu në jug të vendit, në bastionin e Hezbollahut, duke i dhënë një tjetër goditje këtij grupi.

Ideologjia dhe gjeografia e bëjnë Hezbollahun aleat që Teherani nuk dëshiron ta braktisë, tha Rafati.

“Duke u përpjekur për ta përfshirë atë në një armëpushim më të gjerë [dhe marrëveshje paqeje], iranianët duket se synojnë të sigurohen që grupi të mund të mbijetojë për të luftuar një ditë tjetër, qoftë si aktor politik apo më konkretisht si forcë ushtarake përgjatë kufirit verior të Izraelit”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse Izraeli do të pranojë të ndalojë sulmet ndaj Hezbollahut dhe të tërheqë forcat e tij nga Libani jugor si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar t‘i vazhdojë sulmet e vendit ndaj Hezbollahut dhe ta shkatërrojë grupin.

Ambasadorët izraelitë dhe libanezë në Shtetet e Bashkuara do të takohen në Uashington më 14 prill në bisedime të ndërmjetësuara nga sekretari i shtetit Marco Rubio.

Libani ka bërë thirrje për armëpushim, por Izraeli ka refuzuar një armëpushim me Hezbollahun dhe këmbëngul për çarmatimin e grupit. Kreu i Hezbollahut Naim Qassem ka bërë thirrje që Libani të anulojë bisedimet në Uashington.

Marrë nga: REL

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin