Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hoxha në Luksemburg: Mirënjohje për mbështetjen që na jepni për procesin e anëtarësimit në BE
Aktualitet

Hoxha në Luksemburg: Mirënjohje për mbështetjen që na jepni për procesin e anëtarësimit në BE

Viral Alert News • 20 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi pasditen e sotme Luksemburgun, ku u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Xavier Bettel.

Hoxha dhe Bettel u ndalën në angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushat ekzistuese kyçe, me një fokus të shtuar tek inovacioni, teknologjia dhe turizmi.

Ministri Hoxha theksoi në një postim në X se Luksemburgu ka treguar një mbështetje të vazhdueshme dhe të vendosur për procesin e anëtarësimit në BE, ndërkohë që Ministri Bettel mbetet i angazhuar në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm të negociatave të anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së momentit të zgjerimit përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt të ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, shtoi Hoxha.

Postimi i plotë i Ministrit:

Shumë kënaqësi që u prita për një shkëmbim shumë të ngrohtë dhe konstruktiv nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel

Rikonfirmuam gjendjen e shkëlqyer të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushat ekzistuese kyçe, dhe dëshirën për të exploruar me një fokus të shtuar në fusha si inovacioni, teknologjia dhe turizmi.

Shpreha mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vendosur të Luksemburgut për procesin tonë të anëtarësimit në BE, si dhe për angazhimin e tij në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm të negociatave të anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së momentit të zgjerimit përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt të ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

Pres me kënaqësi të vazhdojmë dhe të thellojmë më tej këtë partneritet të ngushtë të mbrujtur me vlerat e përbashkëta evropiane, veçanërisht me rastin e një vizite të ardhshme të Ministrit Bettel në Shqipëri.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ferit Hoxha #integrimi ne be #Luksemburg #ministria e brendshme #Xavier Bettel
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “TIMAK Defence” dhe KAYO në qendër të denoncimit të PD: Thesari pagoi 8.6 mln lekë! Si u lëshua fatura para procedurës?
  • SHISH “ndezi” Kuvendin/ Debate mes mazhorancës dhe opozitës, tensione e përplasje mes policisë e qytetarëve. Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Ministria e Brendshme
  • Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar
  • Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar
  • Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, tentojnë të bllokojnë qarkullimin! 2 të shoqëruar, mes tyre edhe Dritan Goxhaj (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 5 lexime · 1 orë më parë
  2. 02
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin