Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Ëndërr të luash kundër tij”, Adri Mehmeti rrëfen emocionet, flet për debutimin, golin dhe përballjen kundër Lionel Messit
Aktualitet

“Ëndërr të luash kundër tij”, Adri Mehmeti rrëfen emocionet, flet për debutimin, golin dhe përballjen kundër Lionel Messit

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një talent i madh shqiptar ka fituar vëmendjen e të gjithëve këta muajt e fundit, ku vetëm si 16-vjeçar debutoi në kampionatin amerikan MLS, në fanellën e New York Red Bull.

Bëhet fjalë për mesfushorin Adri Mehmeti, i cili u bë edhe më viral kur gjeti rrjetën ndaj Inter Miamit, skuadër tek e cila në formacionin bazë ishte më i miri i të gjitha kohërave, Lionel Messi, pranë legjendës së Barcelonës Luis Suarez.

Mehmeti, tashmë 17-vjeçar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka rrëfyer për herë të parë emocionet e debutimit. Ai thotë se gjithnjë ka pasur ta ndihmojë klubin e fëmijërisë, pra ku ka luajtur që prej akademisë.

Adri Mehmeti dhe Lionel Messi

“Debutimi ishte diçka që e kam ëndërruar që fëmijë, që kur isha në akademinë e New York Red Bull dhe ëndrra mu bë realitet falë Zotit dhe punës që bëra çdo ditë në fushë”.

“Vërtetë ka qenë një emocion i madh, por e kam pritur këtë moment. Ishte arritje e madhe për mua dhe familjen time”.

Fillimisht, Mehmeti dhuroi dy asistime në kampionatin amerikan, por golin e realizoi në përballjen më të mirë, pra ndaj Inter Miamit – aty ku ishte edhe Messi i pranishëm.

“Golin nuk e prisja, por edhe ndeshja me Inter Miamin ishte e njëjtë si në secilën ndeshje për Red Bull, pra jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin ndërsa të shënoj gol është edhe më mirë. I jap të gjitha për ekipin që jam rritur”.

I pyetur për Lionel Messin, Mehmeti deklaroi se një ëndërr iu bë realitet, megjithatë e pranoi se nuk arriti të bisedonte i vetëm me argjentinasin.

“Të luash kundër Lionel Messit është diçka e veçantë, ëndërr e secilit futbollist. A munde të bisedosh me të para ose gjatë ndeshjes? Jo, nuk kisha asnjë moment vetëm me të përpos në fushë kur tentonte të më markonte ose gjatë periudhës kur më bënte presion për top, por të gjitha kuptohet në kuadër të lojës”.

Në fund, ai shtoi se synon të vazhdojë me këtë ritëm, kurse për një të ardhme në futbollin evropian nënvizoi se do t’ia lërë kohës.

“Dua që të vazhdoj ta shijoj lojën, të ndihmoj ekipin e Red Bull, të përmirësohet gjatë secilës stërvitje ndërsa për të ardhmen do t’ia lëmë kohës”, përfundoi talenti për Telegrafin.

Këtë edicion në të gjitha garat, ai ka zhvilluar nëntë paraqitje për të kontribuar me një gol e dy asistime në proces./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Adri mehmeti #Inter #Inter miami #Lionel messi #New york red bull #Shqiptarët nëpër botë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar nga taksat
  • The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar
  • "Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin" – portieri i talentuar me prejardhje nga Kosova flet për sezonin e jashtëzakonshëm me Will
  • Shpjegohet arsyeja pse Messit iu anulua golit i het-trikut në fitoren ndaj Cincinnatit
  • Messi shpërthen me dy gola dhe një asistim, Inter Miami merr fitore në ndeshjen e tetë golave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by