Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kampionati evropian i mundjes në Tiranë, sekreti i FSHM për Report Tv: Janë 1 mijë pjesmarrës, Shqipëria synon medalje të arta
Aktualitet

Kampionati evropian i mundjes në Tiranë, sekreti i FSHM për Report Tv: Janë 1 mijë pjesmarrës, Shqipëria synon medalje të arta

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tirana po mirëpret për herë të parë kampionatin evropian të mundjes ku kanë nisur garën 38 shtete dhe rreth 600 sportistë në disiplina të ndryshme.

Në kategoritë djem dhe vajza sportistët garojnë në disiplina si mundje e lirë (freestyle) dhe mundje greko-romake. Edhe pse në ditën e dytë, me evropianin e mundjes që është parashikuar të zgjasë deri më 26 prill, emocionet kanë qenë të forta. Pallati i sportit Feti Borova është i mbushur plot me mbështetës, ndërsa ata që po e përjetojnë më së shumti janë të afërmit e sportistëve.

“Numri i sportistëve është bashkë te 1 mijë bashkë me delegacionin, që kanë ardhur në Shqipëri për kampionatin evropian. Ne i kemi bërë akomodimin të gjithë sportistëve, për të gjithë ditën e qëndrimit. Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë dhe janë të kënaqur,”-u shpreh Isa Merkja, sekretar i FSHM.

Shqipëria është përfaqësuar në Evropian me 12 mundës, të cilët kanë nisur garat që në ditën e parë dhe do të vijojnë deri më 25 prill.

“Është kënaqësi e madhe sidomos kur garon në vendin tënd. Ndeshjen e kisha kundër mundësit hungarez, i cili është mundës shumë i fortë. U mundova të bëj mëksimumin, por nuk ia dola dot. Gjithsesi u kënaqa,”-deklaroi Kevin Kupi, mundës i Shqipërisë.

“Qëllimi i federatës dhe i vetë sportistëve është që të arrijmë zonën e medaljeve dhe pse jo atë të artën. Çdo medalje ka rëndësi në kategorinë e vet,”-tha Isa Merkja, sekretar i FSHM.

Shanset më të mëdha të Shqipërisë janë në garat e Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, dy mundës të cilët kanë nderuar flamurin kuqezi deri në Lojërat Olimpike, ndërsa ky organizim vjen pas një sërë eventesh të rëndësishme. Vetëm 2 muaj më parë në Tiranë u mbajt eventi ‘ranking series’ që solli rreth 700 sportistë nga e gjithë bota.

Lexo edhe
Aktualitet

Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA

Aktualitet

Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik

Tags: #federata shqiptare e mundjes #iran #isa merkja #kampionati evropian i mundjes #Kevin Kupi #mundje #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
  • Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik
  • Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj/ Në pranga 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja që plotësoi aktin si ‘vdekje natyrale’
  • Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin
  • Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
  • Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit
  • Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
  • Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 15 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Foto-Lajm/ Dita e pestë e protestës përpara Kryeministrisë, çfarë nuk u pa nga tubimi i qytetarëve 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA

Shqiptarët në Greqi janë mbledhur sot para sheshit Sintagma në Athinë, duke iu bashkuar kështu protestës kundër investimit…

• 36 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik

Vrasja e një 65-vjeçari në Selanik, konkretisht në Tumba, në vitin 2013, po rikthehet në qendër të vëmendjes,…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj/ Në pranga 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja që plotësoi aktin si ‘vdekje natyrale’

Një ngjarje e rëndë kriminale, e fshehur për më shumë se një muaj, është zbardhur nga Policia e…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by