Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shqipëria dhe Italia firmosin marrëveshje për shëndetin publik, ministrja Sala: Forcojmë sistemin sipas standardeve europiane
Aktualitet

Shqipëria dhe Italia firmosin marrëveshje për shëndetin publik, ministrja Sala: Forcojmë sistemin sipas standardeve europiane

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Tiranë është firmosur një marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Italisë për shëndetin publik, që synon forcimin e sistemit dhe rritjen e kapaciteteve në përballjen me sfidat e kohës.

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua mes Institutit të Shëndetit Publik dhe Instituto Superiore di Sanità në Itali, duke formalizuar një partneritet të qëndrueshëm mes dy institucioneve.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, theksoi se marrëveshja prek disa nga fushat më të ndjeshme të shëndetit publik.

“Përmes këtij Memorandumi, ne vendosim një kornizë të qartë bashkëpunimi në fusha prioritare si survejanca epidemiologjike, rezistenca antimikrobiale, shëndeti mjedisor, siguria ushqimore dhe sëmundjet jo të transmetueshme, duke i dhënë një rol të veçantë inovacionit dhe teknologjisë në shëndetin publik” – theksoi ministrja Sala.

Sala u ndal edhe te qasja e re që po ndjek sistemi shëndetësor.

“Në një botë ku kërcënimet ndaj shëndetit nuk njohin kufij, ne kemi zgjedhur të mos jemi thjesht reagues, por kontribues aktivë në zgjidhje. Për këtë arsye po forcojmë qasjen One Health, duke e parë shëndetin si një ekosistem të ndërlidhur midis njeriut, mjedisit dhe kafshëve”, deklaroi ministrja.

Një nga pikat kryesore të projektit është ngritja e Korpusit të ri të Laboratorëve, ku do të përfshihen të gjithë laboratorët e sëmundjeve infektive dhe jo infektive. Për herë të parë parashikohet edhe krijimi i dy laboratorëve të nivelit të tretë të biosigurisë.

Ky kompleks do të shërbejë jo vetëm për diagnostikim, por edhe për kërkime shkencore dhe reagim më të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore, ndërsa do të pajiset me teknologjinë më të fundit sipas standardeve europiane.

Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti, vlerësoi zgjerimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, ndërsa theksoi se memorandimi i firmosur sot, është pjesë e marrëveshjes kuadër ndërmjet dy qeverive.

Ndërsa presidenti i Instituto Superiore di Sanità, Rocco Bellantone, theksoi se memorandumi i jep vazhdimësi bashkëpunimit të deritanishëm dhe krijon një program të ri pune me fokus te e ardhmja.

Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet ISHP dhe ISS, përveç se do të forcojë bashkëpunimin institucional në fushën e shëndetit publik, gjithashtu do të mundësojë zhvillimin profesional të teknikëve përmes shkëmbimit të praktikave, mundësinë e trajnimit për stafet dhe rritjen e kapaciteteve nëpërmjet programeve të përbashkëta dhe eksperiencës së ndërsjelltë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Evis Sala #Instituti i Shendetit Publik #iran #itali #mundje #Praktik #Reagim #siguria ushqimore #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga ‘ishulli i thesarit’ në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe
  • “Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Bardhi sulmon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 20 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 12 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 12 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by