Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Vendimi i Qeverisë për komisionin e jurisprudencës përplasë pozitën dhe opozitën
Aktualitet

​Vendimi i Qeverisë për komisionin e jurisprudencës përplasë pozitën dhe opozitën

• 21 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vendimi i Qeverisë të Kosovës për emërim të anëtarëve të ri të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës nxiti diskutim në Komisionin për Legjislacion në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Derisa nga anëtarët e këtij komisioni nga partia në pushtet e konsideronin si vendim të bazuar në atë që Komisionit nuk ka mbajtur asnjë provim të jurisupdencës ata opozitar vlerësuan se një vendim i tillë për shkarkim të anëtarëve të këtij komisioni pa arsyetim individual ndodh vetëm në diktaturë, raporton KosovaPress.

Gjithë diskutimi nisi kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli propozoi që pikë të futet në rend dite, por kjo nuk arriti të bëhet pasi që deputeti i PDK-së, Përparim Grua dhe ai i AAK-së, Besnik Tahiri nuk morën pjesë në votim.

Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli tha se bazuar në atë se Komisioni ka dështuar të mbaj provimin e jurispudencës ka ardhur deri tek vendimi që përbërja e Komisionit për Provimin e Jurispudencës duhet të ndryshohet.

“Duke dështuar ky komision me mbajt provimin po them në barazinë e kandidatëve dhe meritën e tyre dhe të në të gjitha shkeljet e të drejtave themelore të kandidatëve e juristëve të rinj të cilët synon me dhënë këtë provim atëherë ministria e Drejtësisë ka ardhur në konkludim që ky komisioni duhet me u ndërruar se nuk funksionon kështu mos me e mbajt provimin një vit s’ka logjik, kur ligji e thotë 4 herë në vit minimalisht është diskrecion…sa i përket legalitetit të vendimit ai është i qartë se ai shfuqizohet dhe kuvendi e voton përbërjen e re që udhëhiqet nga profesionistë të fushës sepse me ligj duhet me qenë gjyqtar apo prokurorë karriere që kanë 8 vite përvojë në sistem”, tha ai.

Vendimi i Qeverisë për Komisionin për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, reagim nga Gjykata Supreme

Por, kundër propozimit që të futet në rend dite kjo pikë ishte deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i cili tha ndërrimi kaq i çuditshëm po i lë shijen sikur dikush nuk ka mund ta kaloj këtë provim, sesa arsye se nuk është mbajtur provimi i jurispudencës.

“Kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut gjykata ka thënë duhet arsyetim për secilin si ne këtu nuk mbajmë përgjegjësi për njëri-tjetrin prandaj nëse duam të jemi në rregull me ligj qeveria duhet me i shkarkua anëtarët me propozua e Kuvendi me pa a po e miraton atë me arsyetim individual për secilin sepse ata janë individ dhe sa herë preken të drejtat dhe liritë e njeriut vendimi duhet me qenë i ekstra i arsyetuar se sot po flasim edhe dinjitetin e tyre sepse ata janë gjyqtar që kanë një…Ndërrimi kaq i çuditshëm më shumë lenë shijen se dikush s’ka kaluar se sa që nuk u mbajtur provimi mua po ma lë atë shije se dikush po do unë po mendoj se nuk mund ta votojmë në këtë mënyrë se e këna një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Por, Qorrolli insiston që arsyetim më të madh për ndryshim të këtij Komisioni nuk ka se sa dështimi për ta mbajtur provimin e jurispudencës për një vit.

“Nuk ka arsye me të madhe sesa dështimi me mbajtur një vit”, tha ai.

Por, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi arsyetim se pse u shkarkua komisioni në fjalë kur ende anëtarët kanë mandat.

“Por mendoj se unë dhe kryetari nuk ka shans teorike me marr pjesë në këtë votim derisa nuk ka vjen një faqe e dy faqe interpretim unë nuk e kam problem absolutisht hiq as me emra me procesin nëse është si po thotë Vigani po besoj që është ashtu që 1 vit ka dështuar unë nuk kam asnjë problem të vetëm nuk e kam me pranua këtë, nëse paska qenë pengesë komisioni që me këtë vendim po shfuqizohet për të ndodhur provimi i jurispodencës por për të arritur deri tek pozicion meritor ne duhet të kemi diçka të shkruar. Mendoj se me hedh në votim ne nuk marrim pjesë në këtë votim edhe nuk kalon. Ne nuk jemi organ i qeverisë ne nuk i nënshtrohemi rregullave të qeverisë jemi organ mbikëqyrës i qeverisë dhe duke qenë i tillë nuk m und të ma sjellës një vendim për shfuqizim po shkarkon njerëz që bie ndesh me një vendim të Gjykatës Kushtetuese unë nuk e bëjë këtë”, deklaroi ai.

Arsye politike dhe pa argument ligjore i ka quajtur deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli arsyet që dhanë deputetët nga opozita për Komisionin e ri të provimit të jurispodencës për të mos e futur në rend dite.

“Janë arsye pastërtisht politike dhe nuk janë argumente ligjore dhe thash nga prilli i vitit 2025 ky Komision kla dështuar me mbajt provimin e jurispodencës arsye më madhore kur kemi me mijëra kandidatë që presin në dyert e ministrisë së Drejtësisë“, theksoi ai.

Por, kryetari i këtij komisioni i cili vjen nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda deklaroi se vendime të tilla merren vetëm në diktatuurë e jo në vende demokratike.

“Ky vendim afekton të drejta dhe liri të njeriut nëse më thua që në një vend demokratik mundesh me marr vendim që afekton të drejtat e njeriut dhe mos me shënua asnjë fjalë arsyetim pa arsyetim kjo veç në diktaturë ndodh… Tash t’i po e paraqet po thua fjala e gojës është më e rëndësishme ne në festë nuk jemi, kjo vetëm për festë vlen fjala e gojës është për festë ne jemi organ shtetëror neve na duhet letra, kjo është qëndrimi ynë nuk është politik t’i thuaja, por nuk është“, theksoi ai.

Komisioni për Legjislacion ka miratuar edhe Raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Me 5 vota për dhe dy abstenime nga deputetët e opozitës Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg./KP/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aak #Arti #Inter #Jurisprudenca #Komision #Komisioni për legjislacion #Lvv #opozita #Pozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 6 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin