Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Spitali i Pejës nis zbatimin e sistemit të triazhimit në Emergjencë nga 1 maji
Aktualitet

Spitali i Pejës nis zbatimin e sistemit të triazhimit në Emergjencë nga 1 maji

• 22 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga data 1 maj 2026 do të fillojë zbatimi i sistemit të triazhimit në Repartin e Emergjencës, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe menaxhimin më efikas të rasteve.

Sipas njoftimit, të gjithë pacientët që paraqiten në Emergjencë do t’i nënshtrohen procesit të triazhimit që në hyrje, në përputhje me protokollet e standardizuara, për të përcaktuar nivelin e urgjencës. Trajtimi do të ofrohet në bazë të prioritetit mjekësor, duke filluar nga rastet me rrezik të menjëhershëm për jetën.

Pacientët që nuk klasifikohen si raste emergjente do të orientohen për trajtim në kujdesin parësor shëndetësor ose në shërbimet përkatëse specialistike.

Spitali ka bërë të ditur edhe rregulla të reja për hyrjen dhe qarkullimin në këtë repart. Hyrja në Emergjencë do të lejohet vetëm për rastet emergjente, ndërsa ndalohet përdorimi i këtij reparti si hyrje për në repartet tjera të spitalit. Po ashtu, pacientët dhe vizitorët nuk do të mund të kalojnë nga Emergjenca në repartet tjera.

Për qasje në repartet e tjera, qytetarët obligohen të përdorin hyrjet zyrtare, përfshirë hyrjen për bllokun kirurgjik dhe atë për bllokun internistik.

Në kuadër të rregullave shtesë, është theksuar se hyrja në Emergjencë do të jetë e kufizuar vetëm për pacientët, ndërsa lejohet vetëm një përcjellës dhe vetëm në raste të domosdoshme. Personat e tjerë duhet të qëndrojnë jashtë hapësirave të këtij reparti.

Mosrespektimi i këtyre rregullave do të konsiderohet shkelje dhe do të trajtohet sipas rregulloreve në fuqi.

Sipas Spitalit të Pejës, ky organizim synon të sigurojë funksionim më të rregullt, të sigurt dhe efikas të Repartit të Emergjencës, duke garantuar shërbime profesionale dhe të barabarta për të gjithë pacientët. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arti #Inter #itali #Peja #Peja lokale #Pejë #Spitali i pejës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO)
  • Djali lindi 1 javë më parë me një defekt në zemër, nëna nga Elbasani apel shqiptarëve: Më ndihmoni ta çoj në Itali
  • Sot nis viti i ri shkollor! 25 mijë nxënës u drejtohen klasave të para, ja mesazhi i ministres së Arsimit
  • “Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar me patjetër
  • “Shqipëria e shpopulluar, jemi bërë copa-copa”, protestuesi: Na duhet bashkim, nuk kemi rrugë tjetër!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 10 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by