Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Sot nis viti i ri shkollor! 25 mijë nxënës u drejtohen klasave të para, ja mesazhi i ministres së Arsimit
Politikë

Sot nis viti i ri shkollor! 25 mijë nxënës u drejtohen klasave të para, ja mesazhi i ministres së Arsimit

• 14 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u është drejtuar me një videomesazh të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, duke u uruar suksese dhe një vit të mbarë shkollor.

​Përmirësimi i infrastrukturës, rritja e masave të sigurisë dhe zgjerimi i aktiviteteve pas shkolle, shënojnë nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027.

Read more:Kumbaro me drejtorët e shkollave të rajonit të Tiranës: E nisim vitin shkollor me më shumë komunikim, siguri dhe rregulla të qarta

Përmes një mesazhi urimi drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nënvizoi punën e Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve arsimore për sigurimin e kushteve më të mira të mësimdhënies dhe për krijimin e mjedisit të ngrohtë e nxitës në shkolla, veçanërisht për rreth 25 mijë fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Read more:“Të parët në rajon në testin e PISA-s”/ Mariana Koçeku vë në pikëpyetje rezultatet: Janë të manipuluara! Shumë shkolla u lanë jashtë procesit

​Mesazhi i Ministres Mirela Kumbaro:
​”Mirëmëngjes, këtë ditë të parë të shkollës të gjithë ju nxënës të dashur, mësues, prindër dhe gjyshër që sot shoqëroni nipër e mbesa në shkollë. Të dashur vogëlushë që sot nisni klasën e parë, që në fytyrë shfaqni buzëqeshje, por brenda jush keni shumë emocione dhe zemrat e vogla ju rrahin fort, kjo do të jetë një ditë që do ta mbani mend gjatë, ndoshta gjatë gjithë jetës suaj, prandaj ne të rriturit, mësuesit, drejtori i shkollës suaj, jemi kujdesur që kjo të jetë një ditë e bukur, e gëzueshme dhe ju të ruani kujtime të bukura prej saj.
Ju sot do të njihni shkollën tuaj, do të mësoni ku do të jetë klasa juaj, do të mësoni ku është palestra ku do të luani, oborri ku do të pushoni, laboratori inteligjent i shkollës ku do të mësoni të bëni gjëra të bukura, do të mësoni emrat e shokëve dhe shoqeve tuaj. Ne sot jemi së bashku dhe do të jemi së bashku kështu e çdo ditë të vitit shkollor.
​Ashtu siç do të jemi edhe me shokët tuaj më të rritur në klasë të dytë, të tretë e me radhë. Që kanë më shumë libra dhe i kanë detyrat pak më të vështira se sa ju. Suksese të dashur nxënës të gjithë arsimit parauniversitar nga parashkollori deri në maturë. Ne do të punojmë çdo ditë këtë vit që ju të keni kushte sa më të mira ku mësoni, laboratore, smartlabe dhe projekte ku ju mund të mësoni e shkëlqeni siç është festivali i shkencës, siç janë olimpiadat, siç është konkursi i gjuhës, apo konkursi i zërave të bardhë nëpër kore. Dhe mos u mërzisni nëse mësuesja ju kërkon të fusni celularin në kuti para se të futeni në mësim. Mos e quani një urdhër – ndalim. Është shumë e rëndësishme që e gjithë vëmendja dhe fokusi juaj të jetë në mësim. Suksesi dhe profesioni që do të keni nesër varet nga sa do të mësoni SOT! – veçanërisht ju maturantë të dashur që keni një vit plot sfida përpara dhe vetëm të mësuarit do të mund t’ju nxjerrë faqebardhë! Paçi një vit plot arritje në mësime dhe plot kreativitet gjatë programit pas shkolle, 408 shkolla do të jenë në këtë program për të krijuar edhe aktivitete të tjera, ku nxënësit mund të rrinë edhe pak më gjatë në shkollë, jo vetëm për të mësuar por edhe për t’u zbavitur. Suksese!”

​Ky vit shkollor sjell edhe një sërë zhvillimesh të rëndësishme për nxënësit, mësuesit dhe familjet.

Read more:Mesazhet mashtruese, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta, synojnë marrjen e të dhënave bankare dhe personale

53 shkolla të reja ose të rehabilituara hapin dyert këtë vit shkollor, ndërsa më herët Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se janë miratuar edhe 39 projekte të tjera për rikonstruksionin e shkollave.

Read more:“Rama sillet si sulltan! U thotë qytetarëve të qepin gojën”/ Qytetari: I kanë dalë kundër edhe të tijtë! Shteti ka rënë

​Me fokusin për sigurinë në shkolla, këtë vit do të jenë në shërbim të nxënësve mbi 400 oficerë sigurie, të cilët do të punojnë sipas protokolleve dhe standardeve të përditësuara. Paralelisht, është fuqizuar edhe shërbimi psiko-social, me 900 psikologë dhe punonjës socialë që do të jenë të pranishëm në shkollat e vendit gjatë vitit shkollor 2026–2027, për t’iu përgjigjur nevojave sociale dhe emocionale të nxënësve. 20 shkolla të Tiranës janë pjesë e projektit pilot “Smart City”, me kushte të shtuara sigurie përmes kamerave inteligjente.
​
Një prej risive të këtij viti është programi “Pas Shkolle”, i cili pas fazës pilot në Tiranë gjatë vitit të kaluar, shtrihet tashmë në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Në javët e para të vitit shkollor, nxënësit dhe prindërit do të informohen mbi funksionimin e programit dhe do të kenë mundësinë të zgjedhin klubet ku dëshirojnë të marrin pjesë, nga arti e muzika te teatri, sporti, zejet dhe aktivitete të tjera. Për organizimin e tyre, aktualisht është e hapur edhe thirrja për trajnerët, ku mund të aplikojnë mësues, mësues në pension, artistë, artizanë dhe profesionistë të fushave përkatëse.
​
Ndërkohë, nga të dhënat paraprake nga Ministria e Arsimit për këtë vit shkollor, janë rreth 1200 nxënës që janë transferuar nga shkollat jo-publike në shkollat publike, një prirje që tregon besimin në rritje të familjeve te cilësia dhe mundësitë që ofron sistemi publik i arsimit.

Read more:‘Hasan Prishtina’ gati për nxënësit, Bashkia e Tiranës përfundon ndërhyrjet para nisjes së shkollës

Link: https://www.swisstransfer.com/dl/01a09e4c-40b8-73a4-907c-f48eb06930f3

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #Aktivitete #Arti #artistë #bankat #Fëmijët #jetë #klasa #Laboratori

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin