Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Goditje për Blue Origin të Jeff Bezos, raketa e re “New Glenn” vendos satelitin në orbitën e gabuar
Teknologji

Goditje për Blue Origin të Jeff Bezos, raketa e re “New Glenn” vendos satelitin në orbitën e gabuar

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lançimi i parë komercial i raketës së rëndë të kompanisë Blue Origin ka hasur probleme gjatë misionit të dielën, pasi sateliti që transportonte nuk arriti të hyjë në orbitën e saktë, pavarësisht suksesit të fazës së parë të fluturimit.

Sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, raketa “New Glenn” u ngrit pa probleme nga objektet e kompanisë në Cape Canaveral, duke shënuar fluturimin e tretë të këtij mjeti. Një arritje e rëndësishme ishte rikthimi me sukses i përforcuesit të parë në Tokë, një manovër që deri më tani është realizuar vetëm nga Blue Origin dhe SpaceX e Elon Musk.

Megjithatë, më vonë gjatë misionit u raportua një problem me vendosjen e satelitit të kompanisë AST SpaceMobile në orbitën e synuar. Në një deklaratë në platformën X, Blue Origin bëri të ditur se ngarkesa është vendosur në një orbitë të çrregullt dhe se ekipet teknike po hetojnë shkaqet e incidentit.

The reusable booster of the New Glenn rocket launched from Florida on April 19 by Jeff Bezos’ company Blue Origin touched down successfully but failed to deploy the AST SpaceMobile communications satellite it was carrying into the correct orbit https://t.co/Qb4itpQNKd pic.twitter.com/nFDOHDR2hF

Nga ana e saj, AST SpaceMobile konfirmoi se lartësia orbitale e satelitit ishte më e ulët se kërkesa operacionale, duke e bërë atë të papërdorshëm për funksionim normal dhe duke planifikuar nxjerrjen e tij nga orbita. Kompania theksoi se humbja mbulohet nga siguracioni dhe se planifikon të vazhdojë me lëshime të rregullta gjatë vitit.

Ky incident ndodh në një kohë kur Blue Origin po synon të rrisë ritmin e misioneve të “New Glenn”, për të forcuar pozicionin e saj në tregun e lëshimeve hapësinore dhe për të rivalizuar drejtpërdrejt SpaceX. Ngjarja nënvizon edhe një herë sfidat teknike të fluturimeve hapësinore, ku edhe misionet pjesërisht të suksesshme mbeten komplekse dhe me rrezik të lartë.

Lexo edhe
Teknologji

Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte

Teknologji

WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri

Tags: #Elon musk #Florida #Kompania

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 8 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte

OpenAI ka vendosur të tërhiqet nga publikimi i modelit të ri të inteligjencës artificiale, GPT-6.1 Astra e shkak…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri

WhatsApp ka nisur të testojë një funksion të ri të quajtur “Restricted Chat”, i cili synon të ofrojë…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje

Më shumë se një mijë vjet përpara se Bluetooth të bëhej emri i teknologjisë që lidh pa tel…

• 4 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by