Autoshkollat ngrenë shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës, duke thënë se kostot e larta po rëndojnë aktivitetin dhe po dëmtojnë përgatitjen e kandidatëve. Kryetari i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjini, thotë se rritja e çmimit ka sjellë shpenzime të papërballueshme për sektorin.
“Nëse e furnizonim një automjet me 160 lekë për litër, tani është 202 lekë. Imagjinoni se rritja shkon 50 deri në 70 lekë për litër dhe në 50 litra karburant i bie të paguash 3 mijë lekë më shumë sesa përpara luftës. Kjo pjesë dëmton përgatitjen e kandidatëve, sepse çmimi është po ai që ka qenë, por kostot tona tepër të larta por përgatitja më e mangut më e cunguar”, tha Gjini.
Përfaqësuesit e autoshkollave kërkojnë ndërhyrje të shtetit për të frenuar abuzimet dhe për të mbështetur bizneset e sektorit.
“Ne luftën nuk e ndalim dot, por shteti duhet të jetë rregullator duhet ta paguajë biznesin dhe përvec stresit të përditshëm kemi stresin e rritjes së çmimeve të abuzimeve dhe jemi në situatë kaotike”, shtoi ai.
Përballë kësaj situate, shoqatat paralajmërojnë protestë, duke bërë thirrje për bashkim në 1 maj. “Unë do bëja një thirrje në emër të federatës transportit dhe telekomunikacionit të shqipërisë që në 1 maj të na bashkohen te piramida për tu zhvendosur tek kryeminsitria për të protesuar përvec kushteve të punës edhe për këto probleme”, përfundoi Gjini.



