Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës
Aktualitet

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës

• 26 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti vizitoi gjithashtu Katedralen “Shën Gjergji” në Boston.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston sot në 26 prill, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë dhe komunitetin shqiptar.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj u takua me zëvendësguvernatoren e Massachusetts, Maura Healey, kryetarë bashkish dhe përfaqësues të institucioneve vendore në zonat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë së Worcester-it, Joe Petty, i dorëzoi Presidentit Begaj Çelësin e Qytetit.

Presidenti vizitoi gjithashtu Katedralen “Shën Gjergji” në Boston, Bibliotekën e Fan Nolit dhe Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Maria”.

Në Qendrën Komunitare Shqiptare në Beverly, ai u prit nga kryetari i bashkisë së Beverly, Michael P. Cahill dhe qindra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, në një takim që mori karakterin e një feste të vërtetë të diasporës.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vuri theksin te rëndësia historike e Bostonit për shqiptarët dhe roli i diasporës në formësimin e shtetit shqiptar.

“Bostoni për ne shqiptarët është një vend me kujtesë. Një vend ku historia jonë nuk është vetëm në libra, por në njerëz, në familje, në institucione dhe në komunitetin që ju e keni ndërtuar me punë dhe përkushtim”, u shpreh Begaj.

Ai shtoi se në këtë qytet janë hedhur themelet e rëndësishme për çështjen shqiptare dhe orientimin perëndimor të vendit.

“Këtu janë folur ide të hershme për shtetin, kombin dhe orientimin tonë perëndimor. Nga diaspora e hershme, nga koha e Fan Nolit, deri te familjet që kanë ardhur në vitet ’90, ky komunitet ka qenë gjithmonë një zë i fortë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës”, vlerësoi Presidenti.

Duke folur për rrugëtimin e emigrantëve shqiptarë, Presidenti theksoi sakrificat dhe sukseset e tyre.

“Shumë prej jush e dini nga përvoja personale se çfarë do të thotë të largohesh nga vendi. Por ajo që është më e rëndësishme është se nuk e keni harruar kurrë prej nga vini. Keni ruajtur gjuhën, traditën dhe lidhjen me Shqipërinë dhe Kosovën”, u shpreh Begaj.

Ai nënvizoi se shqiptarët janë pjesë aktive e shoqërisë amerikane dhe një histori suksesi në shumë fusha. Në përfundim, Begaj theksoi nevojën për një lidhje më të fortë mes shtetit dhe diasporës.

“Ne kemi kaluar shumë si komb dhe kemi një mundësi të re për të ndërtuar të ardhmen. Kjo nuk bëhet vetëm nga brenda vendit, por bashkë me ju. Ju nuk jeni larg Shqipërisë, jeni pjesë e saj”, deklaroi Presidenti. Ai shtoi se kjo lidhje duhet të forcohet dhe të kthehet në bashkëpunim konkret në shërbim të zhvillimit të vendit.

“Le ta forcojmë këtë lidhje, me besim, respekt dhe vizion të përbashkët”, përfundoi Presidenti Begaj./Tv Klan

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bajram begaj #Boston #Familje #Komuniteti shqiptar #Presidenti #shqiptaret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 2 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by