Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Nuk ka ekip më të mirë se ne" – Luis Enrique para ndeshjes me Bayern Munich
Aktualitet

"Nuk ka ekip më të mirë se ne" – Luis Enrique para ndeshjes me Bayern Munich

• 27 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Luis Enrique doli para mediave në prag të ndeshjes së së martës mes PSG-së dhe Bayern Munich, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, që luhet në “Parc des Princes” nga ora 21:00.

Trajneri spanjoll u shfaq i bindur dhe ambicioz, duke theksuar se kampionët në fuqi synojnë ta rikthejnë trofeun sërish në Paris.

“Sa i përket qëndrueshmërisë, Bayerni mund të jetë pak përpara nesh sepse humbën vetëm dy ndeshje. Por, sa i përket asaj që kemi treguar, nuk ka ekip më të mirë se ne. Edhe kur humbëm dhe ramë nga tetëshja e parë, e thashë: nuk ka ekip më të mirë se ne”, deklaroi Luis Enrique.

Ai nuk dha sinjale të qarta për formacionin, sidomos për përzgjedhjen në mesfushë, por u shpreh se të gjithë lojtarët janë gati dhe vendimi do të merret me synimin e vetëm, fitoren.

“Do t’i zgjedh rastësisht, do ta bëj kështu”, tha ai me humor duke imituar një rrotë rulete. “Janë të gjithë gati dhe jam shumë i lumtur. Pavarësisht se cilët lojtarë luajnë nesër, do të vendos në fushë më të mirët për ta fituar ndeshjen”.

Vlerësim për Kompanyn dhe Bayernin

Luis Enrique pati fjalë pozitive edhe për trajnerin e Bayernit, Vincent Kompany, si dhe për stilin e lojës së bavarezëve.

“Më pëlqejnë të gjithë lojtarët e Bayernit, jo vetëm Olise. Vincent Kompany është një trajner i nivelit të lartë dhe e ka dëshmuar këtë në Angli. Që në fillim e pamë se çfarë lloj ekipi do të ndërtonte. Bayerni është një nga skuadrat që më pëlqen më shumë ta shikoj, sepse ata luajnë gjithmonë futboll sulmues”, u shpreh ai.

PSG dhe ambicia evropiane

I pyetur nëse PSG tashmë mund të quhet një fuqi e madhe evropiane, Luis Enrique ia la këtë gjykim mediave, por theksoi se ekipi po kalon një periudhë të mirë dhe se synimi është të shkojë edhe më larg.

“Varet nga ju ta thoni. Ne po e shijojmë këtë moment dhe mendoj se e kemi merituar. Në disa raste më parë nuk na buzëqeshi fati, por këtu duhet të jemi shumë ambiciozë dhe duam të shkojmë pak më tej”, tha ai, duke kujtuar edhe eliminimin e kaluar ku ekipi pati shumë raste, por nuk ia doli.

Çelësi i ndeshjes

Për Luis Enrique, përballja me Bayernin do të vendoset te balanca mes efikasitetit në sulm dhe disiplinës në mbrojtje.

“Nëse ke sulme shumë efektive, duhet të dish si të mbrohesh. Ky do të jetë çelësi: t’i shfrytëzosh sa më mirë rastet dhe të dish si të mbrohesh ndaj ekipeve të këtij niveli”, përfundoi ai.

Sa i përket përgatitjes para ndeshjes, trajneri tregoi se në takime të tilla nuk ka nevojë për motivim shtesë, por për qetësi dhe ekuilibër.

“Kur luan një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, nuk ke nevojë të të motivojnë. Përkundrazi, duhet të qetësosh. Bëhet fjalë për gjetjen e ekuilibrit”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #angli #Bayern munich #Liga e kampionëve #Luis enrique #Psg #Trajner #Vendimi #Vincent kompany

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VKM/ Vlerësim për luftën kundër zjarreve të vitit 2026, një pagë mujore shpërblim për Forcat e Armatosura
  • Majko sulmon marrëveshjen për konsullatën serbe: Shkodra nuk krahasohet me Luginën e Preshevës
  • Pjesë e grupit të Visit të Pojës, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg efektivin Igli Haxhiaj! I ndalohet për 5 vite ushtrimi i funksioneve publike
  • Pas pretendimeve në rrjet, ministria e Shëndetësisë urdhëron hetim të thelluar për 52-vjeçarin në Durrës! Spitali Rajonal: Artan Andoni mori shërbimin e nevojshëm
  • “‘Balluku’ çështje prioritare. Kontrollet e sotme…”/ A do të dorëzohet kërkesë e re në Kuvend? Drejtuesi i SPAK: Hetimet kanë përparuar! Ja kur do t’u drejtohemi deputetëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 20 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 14 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by