Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Thirrja e ambasadës iraniane në Londër për “sakrificë të jetës” ngre alarmin për sigurinë, ekspertët paralajmërojnë për rrezik radikalizimi
Botë

Thirrja e ambasadës iraniane në Londër për “sakrificë të jetës” ngre alarmin për sigurinë, ekspertët paralajmërojnë për rrezik radikalizimi

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ambasada e Iranit në Londër ka shkaktuar reagime dhe shqetësime për sigurinë kombëtare në Mbretëria e Bashkuar, pasi u bëri thirrje iranianëve që jetojnë në Britani të regjistrohen në një program të quajtur “Jan Fada”, që përkthehet si “sakrificë e jetës”.

Sipas raportimit të Daily Mail, mesazhi i publikuar në gjuhën perse në kanalin zyrtar të ambasadës në Telegram u drejtohej “bashkatdhetarëve krenarë iranianë” dhe i ftonte ata të shprehnin interes për programin si shenjë “solidariteti, besnikërie dhe zelli kombëtar”.

Përmbajtja e postimit ka ngjallur reagime të forta, pasi përfshin thirrje të drejtpërdrejta për sakrificë: “Le t’i japim të gjithë trupat tanë për t’u sakrifikuar, sepse është më mirë sesa t’ia dorëzojmë vendin tonë armikut”.

Megjithëse programi “Jan Fada” është prezantuar si një iniciativë që “nuk promovon asnjë formë armiqësie”, ekspertët e sigurisë shprehin shqetësim për ndikimin e tij. Roger McMillan, ish-drejtor sigurie i Iran International, e cilësoi situatën “të tmerrshme”, duke paralajmëruar se mund të jetë një përpjekje për të radikalizuar individë në internet dhe për t’i nxitur ata të veprojnë në mbështetje të regjimit iranian brenda territorit britanik.

Nga ana tjetër, Nadeh Fala nga organizatat për të drejtat e njeriut e quajti zhvillimin një “thirrje zgjimi” për autoritetet britanike, duke kërkuar që Garda Revolucionare e Iranit të shpallet zyrtarisht organizatë terroriste. Sipas tij, kjo strukturë po përpiqet të ndikojë dhe të rekrutojë mbështetës edhe jashtë Iranit.

Programi i drejton të interesuarit drejt platformës zyrtare konsullore “Mikhak”, e përdorur zakonisht për shërbime administrative, si aplikimet për pasaporta apo regjistrimet civile.

Zhvillimi vjen në një klimë të tensionuar në Londër, ku autoritetet po hetojnë gjithashtu incidente të fundit të lidhura me grupe të dyshuara pro-iraniane. Ndërkohë, kryeministri Keir Starmer ka paralajmëruar më herët për mundësinë e shpalljes së Gardës Revolucionare si organizatë terroriste, edhe pse legjislacioni përkatës nuk është miratuar ende.

Nga ana e saj, ambasada iraniane këmbëngul se iniciativa synon vetëm të forcojë ndjenjën e përgjegjësisë kombëtare dhe nuk ka lidhje me nxitjen e dhunës, duke i cilësuar kritikat si të pabazuara.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Daily Mail #Internet #iran #Keir starmer #Mbreteria e Bashkuar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • Kuvendi “zien” me debate për skandalin me Vlora Hysenin, deputetja e PS larg “stresit”, bën shopping online (VIDEO)
  • “Lubi Balluku vodhi mln euro, lubia e SHISH grabiti sigurinë kombëtare”, Berisha: Me urdhër të Ramës ua shitën të dhënat e shqiptarëve, mafias dhe armiqve të NATO-s
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin