Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sterilizimi/ Ilir Beqaj jashtë kafazit në seancën e radhës, GJKKO i pranon kërkesën! FOTOT kur ish-ministri flet me vështirësi me avokatin
Aktualitet

Sterilizimi/ Ilir Beqaj jashtë kafazit në seancën e radhës, GJKKO i pranon kërkesën! FOTOT kur ish-ministri flet me vështirësi me avokatin

• 28 Prill, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Pak para se seanca gjyqësore të çelej, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, shfaqej në kushte të vështira, teksa përpiqet të komunikojë me avokatin e tij, nga kafazi i të pandehurit. Për herë të dytë, pasi së pari u refuzua në seancë paraprake, Beqaj i kërkoi togave të zeza, të qëndrojë jashtë kafazit të qelqtë.

Trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesja Rudina Palloi dhe gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erion Çela, vendosi ta pranojë këtë kërkesë, dhe në seancën e ardhshme ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të qëndrojë jashtë kafazit, i ulur pranë avokatit të tij.

Gjykata argumentoi vendimin duke marrë në konsideratë disa faktorë, faktin që në këtë proces Ilir Beqaj është i vetmi i pandehur, sjelljen e tij gjatë seancave, si dhe rrethanën që ai po gjykohet pa masë sigurie “arrest në burg” për këtë çështjen e koncensionit të sterilizimit.

Për ta zbatuar këtë vendim, Gjykata tha se do të njoftohet edhe Drejtoria e Burgjeve që efektivët e saj të mos e shoqërojnë brenda kafazit, por jashtë tij, në sallë.

Edhe prokurori Edvin Kondilli u shpreh se nuk ka kundërshtim për këtë vendim, duke theksuar se masa e arrestit me burg ndaj ish-ministriy Beqaj nuk është për këtë proces, por lidhet me një tjetër procedim penal, atë për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.

“I pandehuri Ilir Beqaj hetohen nën efektin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Paraqitja e të pandehurit në kushtet e izolimit vjen për shkak të një mase tjetër, që është në funksion të një çështje tjetër penale. Në këtë kontekst, ne nuk kemi asnjë kundërshtim nëse ai do paraqitej në gjendje jo izolimi. Ndoshta do ishte e nevojshme të njiheshim me vendimin e caktimit të masës “arrest në burg” ndaj Ilir Beqaj”, tha Prokurori Edvin Kondili

Gjatë seancës, ish-ministri paraqiti edhe një qëndrim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit lidhur me trajtimin e të paraburgosurve në kafaz

Sa i takon vijimit të procesit, avokatët e Beqajt paralajmëruan se në seancën e 21 majit do të kërkojnë pushimin e përsakohë akuza ndaj tij që përfshin edhe grupin e strukturuar kriminal, e sugjeruar nga gjyqtarja në seancë paraprake, nuk është zyrtarizuar nga SPAK, të cilët fillimisht e çuan për shpërdorim detyre. Kjo sipas tyre ka cenuar të drejtën për mbrojtje efektive.

Nëse togat e zeza e rrëzojnë këtë kërkesë, mbrojtja e Beqajt tha se duhet mendimi i Gjykatës Kushtetuese për nenin që i lejon gjykatës të shqyrtojë akuza të formuluara prej saj.

Në dosje e njohur si “Sterilizimi” ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar dhe të dyve i është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:44

Ish-ministri Beqaj reagon pas vendimit të GJKKO: Kafazi i sigurisë pengon mbrojtjen efektive, i akuzuari nuk është spektator që qëndron pas xhamit

1776198564_ilirbeqaj.jpg

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme që ai të mos qëndrojë në kafaz prej xhami gjatë seancave gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij.

Beqaj thekson se vendimi i sotëm i GJKKO-së është i drejtë dhe ka një rëndësi që shkon përtej interesit të tij vetijak.

Për Beqajn, siguria në Gjykatë nuk mund të përdoret si arsye automatike për të kufizuar të drejtën e mbrojtjes, komunikimin me avokatin dhe pjesëmarrjen reale në proces.

Më tej Beqaj shton se qëndrimi i tij apo i të pandehurve të tjerë në kafaz prej xhami gjatë seancave gjyqësore, kufizon mbrojtjen, pasi sipas tij, pengon komunikimin me avokatin. Kujtojmë se Beqaj po përballet në Gjykatën e Posaçme me akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK për ‘Sterilizimin’.

Më poshtë deklarata e plotë e Ilir Beqaj:

Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:

Kafazi i sigurisë: (pa)barazia e armëve dhe (mos)mbrojtja efektive

Vendimi i sotëm i Gjykatës që unë, në procedimin penal për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikale, të mos qëndroj në “kafazin e sigurisë” por në sallën e gjyqit, ka një rëndësi që shkon përtej interesit tim vetjak në lidhje me çështjen.

Ky vendim rikujton një parim elementar: atë që në sallën e gjyqit autoriteti vendimmarrës është Gjykata. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe çdo strukturë tjetër sigurie kanë vetëm detyrimin që të zbatojnë vendimet e Gjykatës.

Siguria në gjykatë është e nevojshme. Por siguria nuk mund të përdoret si arsye automatike për të kufizuar të drejtën e mbrojtjes, komunikimin me avokatin dhe pjesëmarrjen reale në proces.

Deklarimet e disa prokurorëve se qëndrimi në kafaz sigurie “nuk pengon mbrojtjen efektive” bien ndesh me realitetin praktik. Mbrojtja efektive nuk bëhet me leje të avokatit për t’u afruar tek xhami dhe për të komunikuar pak minuta, nuk bëhet me komunikim të ndërprerë, nuk bëhet as me distancë fizike, me pengesa akustike dhe vizuale, apo përmes një dritareje të vogël (60 cm me 20 cm) që nuk mundëson konsultim normal dhe konfidencial.

Pamjet flasin vetë. Komunikimi real mes avokatit dhe të pandehurit ndodh zakonisht para fillimit të seancës ose gjatë pushimeve. Gjatë seancës, çdo ndërhyrje, sqarim apo konsultim i menjëhershëm bëhet i vështirë, i varur nga leja e gjykatës dhe jo nga nevoja e mbrojtjes.

Në një proces penal, i akuzuari nuk është spektator pas xhamit apo pas hekurave. Ai është subjekt procedural. Ka të drejtë të dëgjojë, të kuptojë, të reagojë, të këshillohet me mbrojtësin dhe të marrë pjesë në mënyrë reale në gjykimin që zhvillohet ndaj tij.

Barazia e armëve nuk është formulë teorike. Ajo matet në sallën e gjyqit. A ka mbrojtja mundësi reale të veprojë në të njëjtat kushte procedurale me akuzën? Nëse prokurori komunikon lirshëm me dosjen, kolegët dhe argumentin e tij, ndërsa i akuzuari dhe avokati komunikojnë me pengesa fizike e procedurale, atëherë barazia e armëve cenohet.

Prandaj vendimi i Gjykatës është mëse i drejtë dhe shumë i rëndësishëm. Ai nuk është privilegj. Është zbatim i standardeve të procesit të rregullt ligjor, i së drejtës për mbrojtje efektive dhe i parimit se çdo masë sigurie duhet të jetë e domosdoshme, proporcionale dhe e motivuar konkretisht.

Siguria nuk mund të jetë fasadë për kufizimin e mbrojtjes. Dhe kafazi nuk duhet të jetë normalitet procedural.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #GJKKO #Gjykata #ilir beqaj #Ilir Rrapaj #Irena Gjoka #klodian rjepaj #Praktik #sterilizimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi
  • Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg
  • Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog
  • Horror në Çeki/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur dhe trupin ua hedh qenve, si vjehrra zbuloi krimin makabër
  • “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Botë Negociatorët e Katarit mbërrijnë në Teheran, intensifikohen përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by