Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vdes themeluesi i 'Hot Chocolate' dhe bashkëshkruesi i 'You Sexy Thing', Tony Wilson
Aktualitet

Vdes themeluesi i 'Hot Chocolate' dhe bashkëshkruesi i 'You Sexy Thing', Tony Wilson

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare Tony Wilson, basisti, kompozitori dhe bashkëthemeluesi i grupit legjendar Hot Chocolate, i njohur për hite të paharrueshme të muzikës soul dhe pop.

Wilson, i cili bashkë me vokalistin Errol Brown shkroi këngë ikonike si You Sexy Thing dhe Emma, ndërroi jetë të premten në shtëpinë e tij në Trinidad.

Lajmin e konfirmoi familja e tij përmes rrjeteve sociale, ku fëmijët e tij ndanë mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të muzikantit, shkruan BBC.

Grupi Hot Chocolate u formua në fund të viteve 1960 dhe shpejt u bë një nga emrat më të suksesshëm të muzikës britanike.

Ata hynë në histori si një nga grupet e para britanike me shumicë artistësh me ngjyrë që arritën sukses të madh edhe në Shtetet e Bashkuara.

Me një stil që ndërthurte soul, rock, reggae dhe disko, grupi pati një seri të pandërprerë hitesh nga viti 1970 deri në mesin e viteve 1980.

Kënga You Sexy Thing u bë një nga sukseset më të mëdha të tyre, duke arritur majat e klasifikimeve muzikore dhe duke u kthyer në një klasik të pavdekshëm, ndërsa “Emma” shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tyre ndërkombëtare.

Pas suksesit me grupin, Wilson u largua për të ndjekur një karrierë solo, duke publikuar disa albume gjatë viteve 1970, megjithëse pa arritur të njëjtin sukses si me grupin.

Edhe pse u tërhoq nga publikimi i muzikës së re në fund të viteve 1980, trashëgimia e tij muzikore mbeti e gjallë përmes këngëve që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Vdekja e Tony Wilson shënon humbjen e një figure të rëndësishme të muzikës soul dhe pop, ndërsa fansat dhe kolegët e tij vazhdojnë të ndajnë homazhe për artistin që la pas një ndikim të madh në industrinë muzikore. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Fëmijët #Homazhe #Hot chocolate #Shtetet e bashkuara #Tony wilson

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Pengoi SPAK-un me 82 vota në Kuvend për Ballukut”/ 43 ditë revoltë, Grigels Muçollari: Rama bëri përshesh Shqipërinë me beton! Të dëgjojë popullin e të japë dorëheqjen
  • “Të luftojmë për të drejtat tona”/ Protestuesi nga Diaspora Shqiptare e Amerikës: Fatkeqësi kombëtare që kemi një kryeministër si Edi Rama
  • “Nuk jemi dëmshpërblyer për përmbytjet”/ Protestuesi: U ktheva nga emigrimi dhe investova 100 mijë euro. Bëra gabimin më të madh
  • Aksident në Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën
  • Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, Prençi: Shoqëria po dështon në edukimin e brezit të ri! Malaj: Tabani i familjes nuk është më i fortë dhe po kriset
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 37 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 33 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 10 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Janë të gjithë të korruptuar”/ Qytetari: Vij nga Suedia, shqiptarët duhet të dalin të gjithë në protestë deri në rrëzimin e Ramës 10 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by