Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fatos Çoçoli: Çfarë përfitojmë nga memorandumi me SHBA-të për gazin?
Aktualitet

Fatos Çoçoli: Çfarë përfitojmë nga memorandumi me SHBA-të për gazin?

• 29 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Marrëveshja e nënshkruar dje, më 28 prill 2026 mes Shqipërisë, Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kompanitë amerikane Venture Global dhe Aktor LNG, për furnizimin e Shqipërisë me gaz të lëngshëm natyror (LNG) për një periudhë 20-vjeçare dhe me vlerë totale rreth 6 miliardë dollarë, konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme strategjike për sektorin tonë energjetik në dekadat e fundit.

Diversifikojmë burimet energjetike

Kemi qenë historikisht shumë të varur nga energjia hidrike, e cila sot përbën 90% të prodhimit tonë të energjisë elektrike. Kjo e bën vendin të cenueshëm ndaj thatësirave, ndryshimeve klimatike dhe luhatjeve sezonale.

Importi i gazit të lëngshëm LNG nga SHBA-të krijon një burim alternativ energjie që redukton varësinë nga hidrocentralet, stabilizon furnizimin me energji në vitet me reshje të pakta dhe krijon bazë për prodhim energjie me gaz, më fleksibël dhe më pak ndotës se karburantet fosile tradicionale.

Marrëveshja 20-vjeçare i jep Shqipërisë parashikueshmëri në furnizim, siguri kontraktuale ndaj krizave të sotme të tregut dhe mbrojtje më të mirë nga luhatjet ekstreme të çmimeve ndërkombëtare.

Read more (greqi):Greqi/ U qëllua me plumb në kokë në një stallë, ende mister vrasja e 42-vjeçarit shqiptar! Merren në pyetje 3 persona

Investimet kryesore të pritshme
Komponenti Vlera e pritshme
Terminale LNG dhe portuale 1.5 – 2 mld USD
Rrjet shpërndarje kombëtare 800 mln – 1 mld USD
Impiante energjie me gaz 1 – 1.5 mld USD
Infrastrukturë ndihmëse 500 mln USD

Pas krizave energjetike të viteve 2021–2025 dhe tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, sigurimi i furnizimit afatgjatë me energji është kthyer në prioritet strategjik për çdo ekonomi në rajon dhe më tej.

Krijimi i infrastrukturës së gazifikimit në Shqipëri

Marrëveshja pritet të përshpejtojë investimet në terminale pritëse LNG, në depozita magazinimi, në rrjete transmetimi dhe shpërndarjeje gazi, si dhe në lidhje me infrastrukturën ekzistuese , si TAP. Kjo infrastrukturë mund të transformojë Shqipërinë nga një vend pa treg të zhvilluar gazi në një nyje rajonale energjetike.

Read more (Aktor LNG):Marrëveshja 20-vjeçare SHBA-Shqipëri-Greqi për energjinë, Reuters: Pakti për gazin dhe inteligjencën artificiale forcon praninë amerikane në Ballkan

Përdorimi i gazit natyror të lëngshëm mund të sjellë energji më të qëndrueshme për industrinë tonë prodhuese, kosto më të ulëta, krahasuar me importet e energjisë elektrike në periudha krizash, si dhe rritje të konkurrueshmërisë së industrive shqiptare.

Sektorët që përfitojnë më shumë janë industria ushqimore, materialet e ndërtimit, turizmi dhe hoteleria, si dhe përpunimi i mineraleve dhe metaleve.

Përdorimet e gazit të lëngshëm natyror (LNG)
Me LNG mundemi:
Ta bëjmë funksional TEC-in e Vlorës
Prodhim energjie më të qëndrueshme gjatë gjithë vitit
Ulje të importeve të energjisë në periudha krizash.
Me LNG sigurojmë:
Stabilitet më të madh të furnizimit me energji
Fleksibilitet në menaxhimin e ngarkesës
Balancim më i mirë me energjinë diellore dhe atë hidrike.

Hotelet, resortet dhe strukturat turistike kanë konsum të lartë energjie për ngrohje, ftohje, ujë të ngrohtë dhe kuzhina industriale. Gazi natyror i lëngshëm do të ndihmojë në ulje kostosh operative, shërbime më të qëndrueshme dhe investime në struktura moderne energjetike në industrinë numër një të vendit, që është turizmi.

Read more (Gazi):Analiza: Si një gazsjellës mund të pengojë pranimin e Bosnjës në BE?

Nga ana tjetër, industria e çimentos, tullave, qeramikës dhe përpunimit termik tek ne ka nevojë të lartë për energji. Përdorimi i gazit natyror doo të ulë kostot për prodhuesit e çimentos, gëlqeres, qeramikës dhe materialeve izoluese. Kjo rrit konkurrueshmërinë e tyre në tregun rajonal.

Përfitimet gjeopolitike dhe forcimi i aleancës me SHBA-të

Pjesëmarrja amerikane përmes kompanive Venture Global dhe Aktor LNG (ku kompania Venture Global ka patur të ardhura 13.8 miliarde dollarë vitin e kaluar) ka rëndësi jo vetëm ekonomike, por edhe strategjike. Marrëveshja e djeshme forcon marrëdhëniet ekonomike Shqipëri–SHBA, rrit profilin strategjik të Shqipërisë në Ballkan dhe redukton ekspozimin rajonal ndaj furnizuesve tradicionalë me risk gjeopolitik.

Read more (Shba):2,082 persona marrin pjesë në projektin e pastrimit në Wisconsin, thyejnë rekordin botëror

Në kushtet e rivaliteteve energjetike në Europë Juglindore, kjo i jep Shqipërisë peshë më të madhe në hartën energjetike rajonale. Disponueshmëria e gazit dhe energjisë më të qëndrueshme është faktor kyç për tërheqjen e investitorëve të huaj. Atakërkojnë energji të qëndrueshme, kosto të parashikueshme dhe infrastrukturë moderne. Marrëveshja afatgjatë 20 vjeçare do të nxisë investime të reja në industri, logjistikë, qendra prodhimi dhe përpunim agro-industrial.

LNG siguron tranzicion më të butë energjetik

Gazi natyror shihet si karburant tranzicioni drejt energjive më të pastra. Krahasuar me naftën dhe qymyrin, gazi natyror i lëngshëm (në anglisht LNG) emeton më pak dyoksid karboni, ul ndotjen urbane dhe krijon fleksibilitet për integrimin e energjive diellore dhe erës.

Read more (Ekonomi):Turizmi Shqiptar: 5.27 Miliardë Euro në 2025, Një Vështrim Kritik mbi Shpenzimet dhe Vlerën e Shtuar

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për objektivat e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe përmbushjes së standardeve klimatike.

Memorandumi i 28 prillit 2026 për importin e LNG nuk është thjesht një kontratë tregtare energjie, por një hap strategjik për transformimin ekonomik dhe energjetik të Shqipërisë. Ai do të na japë më shumë siguri energjetike, diversifikim ekonomik, investime infrastrukturore dhe integrim më të fortë rajonal dhe euroatlantik.

Ai shënon fillimin e epokës së gazifikimit modern të Shqipërisë dhe një model të ri zhvillimi energjetik për dekadat në vijim.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktor LNG #Ekonomi #Europë #fatos cocoli #gaz i lengshem #Gazi #Gazi natyror #greqi #Shba #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kuvendi që loton sot nuk miratoi rezolutën për gjenocidin serb!” – Basir Çollaku: Rama loboi për Gjykatën Speciale, dënimi i krerëve të UÇK-së kishte nuanca politike
  • Kush e përgjoi Ron Yeffet? Petro Koçi: Shërbimet e huaja të përfshira. Shqipëria nuk prodhon dot armë
  • “I ka çmendur hajnia”/ Denoncon Berisha: Aeroportin e Vlorës do ia japin Yeffetit! Agasi ka hequr 4 ministra dhe…
  • Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
  • “Ora e Pritjes” në Hagë/ Qindra shqiptarë nga Kosova dhe Disapora mblidhen në mbështetje të krerëve të UÇK-së, nesër pritet vendimi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by