Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gogu takim me ministren austriake Sporrer: Mbështetje për integrimin europian dhe fazën e re të negociatave
Aktualitet

Gogu takim me ministren austriake Sporrer: Mbështetje për integrimin europian dhe fazën e re të negociatave

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Dr. Anna Sporrer, në një takim ku në fokus ishte avancimi i procesit të integrimit europian dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Gjatë takimit, ministri Gogu theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Europian, duke avancuar drejt mbylljes së piketave të ndërmjetme, çka pritet të pasohet nga mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare dhe nisja e punës për mbylljen e kapitujve.

Ai vlerësoi mbështetjen e qëndrueshme të Austrisë në procesin e reformës në drejtësi dhe në përgjithësi për sistemin e drejtësisë, duke nënvizuar se ajo po konkretizohet në programe që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, si ndihma juridike falas, përfshirja e të rinjve juristë dhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile.

Read more (toni gogu):KLGJ dhe KLP përballen me kritika për vonesat e theksuara në vlerësimin e magjistratëve

“Diskutuam për atë që ka më shumë rëndësi për qytetarët: si ta bëjmë drejtësinë më të aksesueshme, më të shpejtë dhe më të besueshme. Kjo nuk është thjesht bashkëpunim institucional, por një investim i përbashkët në besimin e qytetarëve te drejtësia,” u shpreh ministri Gogu.

Ministri theksoi se, pavarësisht progresit të arritur, sfidat në sistemin e drejtësisë mbeten, duke veçuar nevojën për rritjen e aksesit në drejtësi, përmirësimin e efikasitetit të sistemit dhe forcimin e garancive proceduriale për qytetarët.

Read more (Austria):Mickoski: Jemi të gatshëm të bisedojmë me Bullgarinë, mirëpo kërkojmë nga BE garanci për identitetin maqedonas

Nga ana e saj, ministrja Sporrer vlerësoi reformat e ndërmarra dhe ritmin e progresit të Shqipërisë, duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë për avancimin e mëtejshëm në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ajo shtoi se Austria është krenare për ndihmën e ofruar për operacionin ndërkombëtar të monitorimit (ONM) dhe drejtime të tjera në fushën e drejtësisë.

Të dy ministrat theksuan se rezultatet në sundimin e ligjit janë tashmë thelbësore për vijimin e procesit të integrimit, duke nënvizuar se puna e përbashkët do të vijojë për një drejtësi që funksionon në praktikë dhe jo vetëm në ligj.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anna Sporrer #Austria #integrimi ne be #ministria e drejtesise #Shqiperia #Tirane #toni gogu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 2 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by