Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Italia humbet 1.5 miliardë euro për shkak të mos kualifikimit në Kupën e Botës
Aktualitet

Italia humbet 1.5 miliardë euro për shkak të mos kualifikimit në Kupën e Botës

• 29 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eliminimi i tretë radhazi i Italisë nga Kupa e Botës nuk është vetëm një goditje për reputacionin dhe moralin e futbollit italian, por edhe një humbje e madhe ekonomike.

Një analizë e kryer nga shtypi italian tregon se dështimi për t’u kualifikuar do të ketë pasoja konkrete për ekonominë dhe mirëqenien sociale, me dëmin total të vlerësuar në deri në 1.5 miliardë euro. Kjo shifër përfshin gjithçka, nga humbjet e drejtpërdrejta financiare deri te pasojat sociale afatgjata, shkruan Calciomercato.

Ky dështim vjen në një kohë jashtëzakonisht të ndjeshme për futbollin italian. Kujtimet e lotëve të Azzurrëve s pas humbjes me penallti ndaj Bosnjës janë ende të freskëta, ashtu si edhe zhgënjimi i brezave të tifozëve të rinj që nuk e kanë parë kurrë ekipin e tyre kombëtar në një turne botëror.

Read more (itali):Messi i rekomandon Barcelonës transferimin e një super sulmuesi

Përveç kësaj, futbolli italian është tronditur edhe nga konfliktet politike në krye të Federatës së Futbollit (FIGC), dhe së fundmi është nisur një hetim kundër gjyqtarit Gianluca Rocchi me dyshimin për përfshirje në mashtrime sportive.

I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për qind shanse për të luajtur në Kupën e Botës

Një goditje ekonomike prej qindra miliona eurosh

Sipas një analize të detajuar të kryer nga OpenEconomics dhe të raportuar nga La Repubblica, mungesa në Kupën e Botës do të shkaktojë një rënie të kërkesës së brendshme në shumën prej 222 milionë eurosh. Kjo shumë i referohet konsumit të reduktuar në kafene dhe restorante, një rënie të të ardhurave nga bastet, mungesës së çmimeve të FIFA-s dhe shitjeve më të ulëta të rekuizitave të tifozëve.

Read more (Kupa e botës):Ylli Real Madridit jashtë për muaj të tërë, humb edhe Kupën e Botës

Kjo rënie e kërkesës do të ndikojë drejtpërdrejt në produktin e brendshëm bruto (PBB), i cili do të jetë 321 milionë euro më i ulët. Kjo është, siç thekson La Repubblica, vlerë që nuk do të krijohet në formën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare. Pasojat do të ndihen edhe në tregun e punës – vlerësohet se si rezultat nuk do të krijohen 3,679 vende pune ekuivalente me kohë të plotë.

Këtu përfshihen kamerierët sezonal, punonjësit në agjencitë e udhëtimit që do të punonin në marrëveshjet e minutës së fundit, shitësit e televizioneve të reja dhe menaxherët e shitjeve të mallrave për tifozët.

Jo më pak e rëndësishme është goditja për familjet, të cilat do të humbasin 313 milionë euro në të ardhura, ndërsa shteti do të regjistrojë një deficit prej 89 milionë eurosh në të ardhura tatimore, që përfshin taksat direkte dhe indirekte.

Read more (Italia):Një guidë jo e zakonshme, roboti orienton turistët në muzeun e Italisë

Çmimet e humbura të FIFA-s

Duke dështuar të kualifikohet për Kupën e Botës 2026 në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë – e treta radhazi pas Rusisë 2018 dhe Katarit 2022 – Italia po humbet çmimin e pasur të dhënë nga FIFA. Fondi i çmimeve të këtij viti është më bujar se kurrë për shkak të rritjes së numrit të ekipeve pjesëmarrëse në 48, gjë që ka tërhequr edhe interes më të madh nga sponsorët.

FIFA do të shpërndajë një total prej 727 milionë dollarësh për federatat kombëtare dhe, sipas Guardian, kjo shumë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me fondin e çmimeve prej 440 milionë dollarësh për Kupën e Botës në Katar.

Dëm afatgjatë për markën italiane të futbollit

Read more (Gianluca rocchi):Akuza të rënda nga prokuroria italiane: Rocchi zgjodhi gjyqtarë që ishin në favor të Interit

Megjithatë, analiza paralajmëron se dëmi nuk është vetëm i menjëhershëm, por duhet të shihet në planin afatgjatë. Hulumtimi i OpenEconomics, bazuar në të dhënat nga zyra italiane e statistikave Istata, tregon se Kupat e Botës të njëpasnjëshme po e dobësojnë gradualisht markën e “Italisë së futbollit”. Kjo gjithashtu zvogëlon rolin e ekipit kombëtar si një nxitës komercial për të gjithë ekonominë italiane.

Crescono i premi per i Mondiali 2026: le nuove cifre decise dalla FIFA dopo le richieste delle nazionali partecipantihttps://t.co/nzT3nmdHZH
— Calcio e Finanza (@CalcioFinanza) April 29, 2026

Kosto sociale prej 1.5 miliardë eurosh

Mungesa e Azzurrëve nga Kupa e Botës, përfundon La Repubblica, po lë gjurmë edhe në strukturën shoqërore. Vlera totale e përfitimeve sociale të parealizuara vlerësohet në 1.5 miliardë euro. Kjo shumë përbëhet nga disa komponentë.

E para është e ashtuquajtura “vlerë hedonike” prej 266 milionë eurosh, e cila i referohet kënaqësisë dhe përfitimit të kohës së lirë të kaluar duke parë ndeshje, qoftë në televizion apo në kafene. Një shtesë prej 180 milionë eurosh vjen nga mungesa e kohezionit social që vjen nga përjetimi i ngjarjeve të mëdha sportive së bashku. Kjo përfshin kostot e udhëtimit për të vizituar miqtë ose dhuratat për mikpritësit.

Read more (Fifa):“Revolucion” në futboll: FIFA hap derën që ndeshjet e kampionatit të luhen jashtë Europës

Pjesa më e madhe, plot 715 milionë euro, lidhet me “trashëgiminë kombëtare”. Kjo përfshin një ndjenjë përkatësie, reputacion ndërkombëtar dhe dukshmëri, të cilat reflektohen në mënyrë indirekte në tërheqjen turistike dhe promovimin e përsosmërisë italiane jashtë sportit.

Së fundmi, është dëmi prej 375 milionë eurosh që lidhet me pjesëmarrjen e reduktuar në sport. Dihet mirë se ngjarjet e mëdha sportive i inkurajojnë njerëzit të jenë fizikisht aktivë, gjë që ka efekte pozitive në shëndet dhe mirëqenie. Një shembull i kohëve të fundit i këtij fenomeni janë fitoret e tenistit Jannik Sinner dhe ndikimi i tyre pozitiv në popullaritetin e tenisit në Itali. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #Fifa #Gianluca rocchi #itali #Italia #Jannik Sinner #Kombëtarja e italisë #Kupa e botës #Kupa e botës 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjedi në Alpe, gjenden të pajetë tre alpinistë në malin 4 mijë metra të lartë pas aksidentit fatal
  • Çfarë ndodh në Itali? Mësuesi i mori cigaret, nxënësi e kërcënon duke i drejtuar armën: M’i jep ose do të të qëlloj
  • Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’
  • Ndahet nga jeta Patrizia Caselli, prezantuesja që la televizionin për të ndjekur pas ish-kryeministrin italian Bettino Craxi
  • Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qershitë mbeten në pemë, mungon fuqia punëtore në Korçë, shumica e të rinjve ikin në Greqi sepse paguhen dyfish 1 lexime · 32 minuta më parë
  7. 07
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by