Niveli i transparencës, në çfarëdo lloj gjykimi dhe jo vetëm për personazhe publikë, duhet të afrohet me standartin e vendosur nga Gjykata Europiane e Drejtësisë e cila transmeton live nëpërmjet kanalit të saj TV seancat gjyqësore që zhvillohen pranë saj.
Palët, Avokatia, Prokuroria dhe Gjykata nuk kanë përse të kenë dyshime nga aplikimi i një standarti të tillë, dhënia e drejtësisë është shërbim që i jepet jo vetëm rastit konkret por edhe parandalimit të përsëritjes së rasteve të tjera.
Read more (Gjykata):Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Absurde ta pësojë nga një i pandehur tjetër
Sidomos në gjykimet penale të themelit të çështjes, ku është mbyllur hetimi, kërkesa për transmetimin e seancës live (në kanale zyrtare të çertifikuara mbi sigurinë) është e drejtë dhe ska asnjë arsye përse të refuzohet. Ka mekanizma teknikë që lejojnë mostransmetimin e figurës për momente të caktuara proceduriale.
Read more (Live):Seancat gjyqësore ‘live’? Ngjela: Aty ka sekrete hetimore ndaj nuk lejohen! Kafazi i qelqtë për arsye sigurie që i pandehuri mos të arratiset
Refuzimi i këtyre kërkesave pa arsyetim të logjikshëm e bën procesin të brishtë dhe i jep frymë paragjykimit ndaj një sistemi të tërë, fillojmë të kuptojmë që transparenca është element i rëndësishëm komunikimi që jep edhe panoramën e saktë të nivelit të palëve dhe vetë gjykatës dhe çon në forcimin e një sistemi drejtësie që aplikon vetëm ligjin.




