Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Profa” po shkatërron gjithçka që po i del përpara me Malishevën, testi i radhës është Prishtina
Aktualitet

“Profa” po shkatërron gjithçka që po i del përpara me Malishevën, testi i radhës është Prishtina

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Që nga ardhja e Bylbyl Sokolit në krye të Malishevës, skuadra ka marrë hov të madh dhe po shfaqet si një nga ekipet më në formë në Superligë, sidomos në garën për një vend që dërgon në Evropë.

Me “Profën” në stol, Malisheva ka regjistruar tri fitore radhazi, fitore të mëdha që e kanë ndryshuar komplet dinamikën e renditjes.

Falë kësaj serie pozitive, Malisheva ka bërë kapërcim të rëndësishëm, nga pozita e pestë është ngjitur në vendin e tretë, duke krijuar edhe një shkëputje të dukshme ndaj ndjekësve të drejtpërdrejtë, si Prishtina dhe Gjilani.

Read more (Malisheva):Dita e ndeshjeve të xhiros së 31-të në Superligë: Vëmendja në derbin Drita – Prishtina

Kjo e bën edhe më interesant testin e radhës, pasi përballja me Prishtinën pritet të jetë vendimtare për ambiciet evropiane.

Seria e fitoreve nisi me një triumf spektakolar ndaj pretendentit për titull, Ballkanit, me rezultat 4-2, në një ndeshje me shumë kthesa.

Më pas, në fundjavën që lamë pas, Malisheva fitoi si mysafire ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0, në një duel të fortë ku ekipi arriti ta menaxhojë ndeshjen edhe në momente kur kishte mbetur me një lojtar më pak.

Read more (Pozita):Qeveria mban mbledhje, miratoi katër projektligje

Ndërkohë, sot Malisheva ishte e jashtëzakonshme edhe ndaj Gjilanit, duke krijuar avantazh të madh dhe duke shkuar deri në 3-0 brenda një ore lojë, ndërsa në fund pranoi një gol, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 3-1.

Një nga pikat kryesore të kësaj ringritjeje është edhe forma e sulmuesit Xhemajl Ibishi, i cili në dy ndeshjet e fundit ka shënuar tre gola – një ndaj Dukagjinit dhe dy sot ndaj Gjilanit, duke u rikthyer në nivelin e tij më të mirë.

Read more (Prishtina):Adrenalina e MotoGP zbret në qytet: Aprilia SR-GT 400 prezantohet për herë të parë në Prishtina Mall!

Përveç Ibishit, Malisheva po përfiton edhe nga paraqitjet e mira të mesfushorit Etnik Brruti, i cili po jep vazhdimisht kontribut dhe po e rrit balancën e ekipit në fazën ofensive, duke e bërë skuadrën më të rrezikshme dhe më të qëndrueshme në lojë.

Me këtë formë dhe me vetëbesim në rritje, Malisheva tani e pret Prishtinën në ndeshjen e radhës, një duel që pritet të tregojë nëse seria e fitoreve do të vazhdojë dhe sa larg mund të shkojë ky ekip në luftën për Evropë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bylbyl sokoli #Etnik brruti #Gjilani #Kf malisheva #Malisheva #Pozita #Prishtina #Sofascore #Superliga e kosovës #Xhemajl ibishi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të huajt preferojnë Durrësin/ Shtatori i mbushur me turistë, operatorët: Ulen çmimet dhe ka më shumë privatësi
  • FOTO-VIDEO/ Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së! Mesazhi i studentëve nga Prishtina: Ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë Çlirimtarë
  • “Kuvendi që loton sot nuk miratoi rezolutën për gjenocidin serb!” – Basir Çollaku: Rama loboi për Gjykatën Speciale, dënimi i krerëve të UÇK-së kishte nuanca politike
  • “SHBA tha se do heqë korrupsionin nga Shqipëria” – Ngjela me tone të forta: SPAK nuk vepron pa prova! Balluku dhe askush tjetër nuk shpëton dot
  • Rëndohen pozitat ligjore të Ballukut – Bardhi: Vila të sekuestruara e akuza të reja! Pse nuk vepron SPAK?!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 4 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Jo dhunës, po organizimit! – Ide 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin