Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump tha se Irani është mundur, zëdhënësi i ushtrisë iraniane: Lufta s’ka mbaruar! Media: Bllokada detare do mbahet gjatë për të dobësuar Teheranin
Aktualitet

Trump tha se Irani është mundur, zëdhënësi i ushtrisë iraniane: Lufta s’ka mbaruar! Media: Bllokada detare do mbahet gjatë për të dobësuar Teheranin

• 29 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Donald Trump në fjalimin e tij gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë për King Charles III deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë ‘mposhtur ushtarakisht’ Iranin.

“E kemi mposhtur ushtarakisht këtë kundërshtar dhe nuk do të lejojmë kurrë që të zotërojë një armë bërthamore. Nuk do ta lejojmë kurrë atë kundërshtar – Charles është dakord me mua – të pajiset me një armë bërthamore”, tha Trump.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, deklaroi në një video të transmetuar nga Al Jazeera se Irani nuk e konsideron “të përfunduar luftën”. Pavarësisht se një armëpushim ka hyrë në fuqi disa ditë më parë ushtria dhe regjimi nuk e konsiderojnë të përfunduar luftën me shba tha ai duke shtuar se nëse shba do të rikthehen me sulme të reja edhe kundërpërgjigja e iranit do të jetë në forma të reja.

Pikëpyetjet e për një marrëveshje mbeten pasi palët dështuan të takohen për një raund të dytë negociatash, ndërsa ditët e fundit raportohet se Donald Trump ka refuzuar një propozim të Irani ku kërkohej zgjatja e armëpushimit, hapja e Ngushticës së Hormuzit së bashku me heqjen e bllokadës amerikane dhe diskutimi për programin bërthamor në një fazë të dytë.

Read more (Donald Trump):Përpjekjet për paqe në Iran ende 'në vazhdim', thotë ndërmjetësi pakistanez

Por, Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se ka urdhëruar bashkëpunëtorët e tij të përgatiten për një bllokadë të zgjatur të porteve iraniane. Këtë e raporton The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, sipas të cilëve synimi është goditja e financave të regjimit për ta detyruar Teheranin në një “kapitullim bërthamor”, të cilin e ka refuzuar prej kohësh.

Trump do të preferonte një “fitore vendimtare”, por asnjë nga opsionet nuk garanton një dalje të shpejtë nga konflikti.

Ndërkohë sipas CNN, ndërmjetësit në Pakistan presin të marrin në ditët në vijim një propozim të rishikuar nga Irani për t’i dhënë fund luftës. Burime i thanë televizionit se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, pritej të kthehej në Teheran pas një vizite në Rusi dhe të konsultohej me udhëheqjen.

Megjithatë procesi pritet të jetë i ngadalshëm për shkak të vështirësive në komunikimin me Udhëheqësin Suprem, Mojtaba Khamenei, vendndodhja e të cilit mbahet sekret.

Read more (Irani):Largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe, ekspertët: Goditje për OPEC, fitore për Trump

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:38

Bllokada amerikane në Hormuz, Irani kërcënon me veprime ushtarake të paprecedenta

1777188421_ngushticaehormuzit.jpg

Irani së shpejti mund të ndërmarrë “veprime ushtarake konkrete dhe të pashembullta” në përgjigje të bllokadës detare amerikane të porteve iraniane.

Kështu deklarohej në një raport nga televizioni shtetëror Press TV, i cili u transmetua nga Sky News.

Duke cituar një “burim të lartë sigurie”, transmetuesi deklaroi se dështimi i Iranit për të vepruar kundër bllokadës, ishte një përpjekje për t’i “dhënë një shans diplomacisë”.

Read more (iran):Pasojat e luftës në Iran do të 'jehojnë për vite me radhë', thotë udhëheqësja e BE-së

Megjithatë, SHBA-të “së shpejti duhet të presin një lloj tjetër përgjigjeje ndaj bllokadës detare të vazhdueshme” nëse kushtet e Iranit refuzohen.

Ora 16:03

Ministri i Jashtëm izraelit: Po u japim një shans opsioneve diplomatike, por nëse kjo dështon, do të kthehemi te opsioni ushtarak

1777471446_xfdyhyyy.jpg

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar deklaroi se Izraeli po “u jep një shans opsioneve diplomatike me Iranin; nëse negociatat dështojnë, ne do ta rishqyrtojmë opsionin ushtarak”.

Në një intervistë me rrjetin televiziv saudit Al Arabiya, ministri i Jashtëm izraelit deklaroi gjithashtu se Izraeli do t’u përgjigjet sulmeve të Hezbollahut siç e konsideron të përshtatshme.

“Ne do të tërhiqemi nga Libani kur të ketë autoritet efektiv qeveritar dhe ushtarak libanez; ne do ta rishqyrtojmë opsionin ushtarak me Iranin nëse negociatat amerikane dështojnë”, specifikoi Sa’ar.

Read more (Shba):Merz këmbëngul se marrëdhënia e tij me Trump "mbetet e mirë" pavarësisht kritikave të presidentit

Ora 10:47

Me automatik në dorë, Trump poston foton me inteligjencë artificiale: Irani duhet të marrë masa

Donald Trump e ka sulmuar përsëri Iranin në një postim në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto të tijën me inteligjencë artificiale, me automatik në dorë presidenti amerikan thekson se Irani duhet të marrë masa.

“Irani nuk po arrin të marrë veten. Nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen të marrin sa më shpejt!”, shkruan Trump, teksa mbi foton e publikuar shkruhet ‘Jo më z. djali i mirë’.

Ora 09:40

Von der Leyen: Lufta në Iran po i kushton BE-së 500 milionë euro energji në ditë

Foto: Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se lufta në Iran po i kushton BE-së 500 milionë euro energji në ditë

Read more (Cnn):Sërish zjarr në një pallat në Tiranë, zjarrfikësit në terren

“Në vetëm 60 ditë konflikti” në Lindjen e Mesme, “shpenzimet tona për importet e lëndëve djegëse fosile janë rritur me mbi 27 miliardë euro. Po humbasim pothuajse 500 milionë euro në ditë. Rruga përpara është e qartë: duhet të zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim prodhimin tonë vendas të energjisë së pastër dhe të përballueshme. Parlamentit Evropian.

Ndër të tjera ajo shtoi se pasojat e luftës në Iran mund të ndihen për muaj dhe vite me radhë,

“Ekziston një realitet i ashpër me të cilin të gjithë duhet të përballemi: pasojat” e konfliktit në Iran “mund të ndihen për muaj ose edhe vite që do të vijnë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Cnn #Donald Trump #Foto #importet #iran #Irani #Lufta në iran #Ngushtica e hormuzit #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
  • Tragjike në SHBA, aeroplani rrëzohet menjëherë pas nisjes, humbin jetën 11 parashutistët dhe piloti
  • Udhëhoqi republikanët në Kongres gjatë mandatit të parë të Trump, shtrohet në spital senatori 84-vjeçar, Mitch McConnell
  • UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor
  • “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by