Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në disa vende evropiane, mes tensioneve me aleatët lidhur me qëndrimin ndaj Iran.
Duke folur nga Zyra Ovale, Trump deklaroi se Italia dhe Spanja nuk kanë treguar mbështetjen e duhur. “Ndoshta do ta bëj. Pse të mos e bëj? Italia nuk ne ka ndihmuar fare. Spanja ka qenë e tmerrshme,” u shpreh ai. Presidenti amerikan shtoi se po shqyrton gjithashtu një reduktim të pranisë ushtarake në Gjermani.
Komentet e tij përforcojnë përplasjet me aleatët evropianë, ndërsa SHBA-të po rivlerësojnë praninë e tyre ushtarake në kontinent.
Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar Uashingtonin për situatën me Iranin, duke deklaruar më herët se SHBA-të janë “të poshtëruara”, megjithëse theksoi se marrëdhëniet me Trump mbeten të mira.
Këto zhvillime vijnë në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet transatlantike, ndërsa diferencat mbi politikën e jashtme dhe sigurinë po thellohen.
Read more (Presidenti):Sinjale pozitive për ardhjen e Jurgen Klopp te Real Madridi





