Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Jessica Mann trondit me deklaratën në gjyqin kundër Harvey Weinstein: Më ra të fikët ndërsa ai më përdhunonte, për shkak të ashpërsisë së tij
Aktualitet

Jessica Mann trondit me deklaratën në gjyqin kundër Harvey Weinstein: Më ra të fikët ndërsa ai më përdhunonte, për shkak të ashpërsisë së tij

• 30 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-aktorja Jessica Mann të martën, në një gjykatë në Manhattan, e përshkroi mes lotësh para jurisë se si producenti dikur shumë i fuqishëm Harvey Weinstein dyshohet se u përpoq ta detyronte të merrte pjesë në një marrëdhënie seksuale në treshe dhe më pas e dhunoi seksualisht në një dhomë hoteli në vitin 2013, shkruan New York Post.

Mann u thye në bankën e dëshmitarëve teksa dëshmonte për herë të tretë për sulmin e pretenduar. Ajo tregoi se si Weinstein, i cili sipas saj atëkohë peshonte rreth 136 kilogramë, e kishte mbajtur të shtrënguar në shtrat.

“Vazhdimisht po thosha ‘Jo’ dhe po përpiqesha të largohesha”, tha ajo duke qarë, ndërsa jurisë i demonstroi se si Weinstein dyshohet se ia mbante të dy kyçet e duarve të ngritura mbi kokë gjatë ngjarjes në hotelin Doubletree në Midtown, më 18 mars 2013. “U soll me mua sikur të isha pronë e tij”, shtoi ajo.

Read more (Para):Goli i Gyokeres vendos pjesën e parë mes Atleticos dhe Arsenalit

Mann deklaroi se ai e kishte dhunuar seksualisht edhe një herë tjetër më vonë po atë vit, dhe se gjatë atij rasti ajo kishte humbur ndjenjat, sepse ai ishte “aq i rëndë”.

Weinstein, i cili në sallën e gjyqit u pa i ulur në karrocë invalidi, ishte dënuar në vitin 2020 për dhunimin e Jessica Mann, por gjykata më e lartë e shtetit të Nju Jorkut e rrëzoi atë vendim. Në rigjykim, juria nuk arriti të marrë një vendim për këtë pikë të akuzës. Kjo është hera e tretë që Mann, e cila sot është 40 vjeçe, dëshmon kundër ish-mogulit të Hollivudit.

Read more (Harvey weinstein):"Ai bënte çfarë donte, kur donte", fillon gjyqi i ri i Harvey Weinstein për akuzat për përdhunim

Jessica Mann (Foto: Getty Images)

Ajo tregoi se Weinsteinin e kishte njohur në Los Angeles, kur ishte 27 vjeçe dhe në fillimet e karrierës së saj si aktore. Sipas saj, admirimi i tij për potencialin e saj shumë shpejt u shndërrua në përpjekje për të pasur marrëdhënie seksuale me të. Mann tha se, për një periudhë, kishte edhe një raport me pëlqim me të, sepse shpresonte se mund të zhvillohej një “lidhje dashurie”, duke shtuar se fuqia e Weinstein në Hollivud kishte ndikuar në vendimet e saj.

Ajo e përshkroi atë si një person që mund të kalonte brenda çastit nga “ikonë e Hollivudit” në një njeri kapriçioz, që krijonte dramë nëse nuk merrte atë që donte.

“Harvey më tregonte shumë histori për sa i fuqishëm është dhe çfarë kishte bërë”, tha Mann, e cila sot punon si kozmetologe dhe parukiere. Sipas saj, ai linte përshtypjen se “miqtë e tij shkojnë shumë larg”, ndërsa “armiqtë e tij në këtë qytet s’kanë çfarë kërkojnë”.

Read more (New york):Amal Clooney tregoi çfarë do të thotë dominim në stil: Fustani që pritet të kopjohet kudo

Mann shtoi se Weinstein i kishte thënë se kishte një “martesë të hapur” me bashkëshorten e tij të atëhershme, Georgina Chapman, dhe se një herë i ishte qeshur në fytyrë kur ajo e kishte pyetur nëse ai ishte i dashuri i saj.

“Ai përmendte vazhdimisht emra të ndryshëm”, tha ajo, duke treguar se ishte e shqetësuar nga lidhjet e tij me njerëz të fuqishëm, përfshirë edhe ish-presidentin Bill Clinton. “Kjo ishte thjesht pjesë e realitetit se kush ishte ai. Ai nuk është një person normal. Nuk isha në një lidhje me një person normal”.

Read more (Gjykata):Vrasja e çiftit në Lezhë, gjendet makina e dytë e autorëve! ‘Audi A4’ ishte pranë një kanali, brenda kishte dokumente (VIDEO)

Jessica Mann (Foto: Profimedia)

Mann dëshmoi edhe për një ngjarje të shkurtit 2013 në hotelin Montage në Beverly Hills, kur Weinstein dyshohet se tentoi ta bindte për një marrëdhënie seksuale në treshe me aktoren italiane Emanuela Postacchini. Ajo tha se atëherë pati një “kolaps të plotë”, iku në banjë dhe filloi të qante. Sipas saj, Weinstein më pas fjeti me Postacchini, ndërsa asaj i kishte thënë: “Oh, nuk do ta provoj më kurrë këtë me ty”.

Weinstein në vitin 2020 u dënua për dhunimin e Mann dhe për detyrimin e ish-asistentes së produksionit, Mimi Haley, për seks oral. Pas rrëzimit të atij vendimi, në rigjykimin e verës së kaluar juria e shpalli sërish fajtor për akuzën që lidhet me Haley, por nuk arriti të merrej vesh për akuzën e ngritur nga Mann.

Read more (Foto):Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz! Pentagoni: Lufta me Iranin na ka kushtuar 25 miliardë dollarë

Pavarësisht gjithçkaje, Mann deklaroi në gjykatë se ende beson se Weinstein është “gjeni”. “Ka gjëra te Harvey që më pëlqejnë vërtet”, tha ajo, ndërsa Weinstein, sipas raportimeve, buzëqeshi lehtë në drejtim të jurisë.

Weinstein është deklaruar i pafajshëm për akuzat që lidhen me Mann. Në rast të një dënimi për çështjen e Haley, ai rrezikon deri në 25 vjet burg. Ai aktualisht po vuan edhe një dënim prej 16 vitesh burg për një vendim të mëparshëm në Kaliforni, ku u shpall fajtor për dhunim. Pritet që Mann të rikthehet të mërkurën në bankën e dëshmitarëve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bill clinton #Foto #Gjykata #Harvey weinstein #Jessica mann #New york #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë
  • Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi
  • La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë
  • Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
  • Zelensky telefonatë më Trump para samitit të G7-ës: E falënderova për mbështetjen e pa ndalur, diskutuam dhe për arritjen e paqes në Ukrainë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit 1 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by