Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Juventusi i bën ofertë Lewandowskit, vendim i madh në verë
Aktualitet

Juventusi i bën ofertë Lewandowskit, vendim i madh në verë

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka marrë një ofertë konkrete nga Juventusi, ndërsa e ardhmja e tij te Barcelona mbetet ende e paqartë, raportojnë mediat italiane.

Kontrata aktuale e 37-vjeçarit me klubin katalanas përfundon më 30 qershor dhe deri më tani nuk është arritur një marrëveshje për rinovim, duke e bërë gjithnjë e më të mundshëm largimin e tij si lojtar i lirë.

Juventusi ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij, duke i ofruar një kontratë njëvjeçare me vlerë rreth 6 milionë euro neto, plus bonuse.

Oferta është diskutuar gjatë një takimi mes agjentit të tij, Pini Zahavi, dhe drejtorit të përgjithshëm të klubit, Damien Comolli.

Read more (Robert lewandowski):Lewandowski bën histori te Barcelona – polaku thyen rekordin e tij

Negociatat janë ende në zhvillim, ndërsa një raund tjetër bisedimesh pritet të zhvillohet në Itali gjatë muajit maj për të finalizuar detajet e mbetura.

Klubi torinez shfaqet optimist për arritjen e marrëveshjes dhe është i gatshëm t’i garantojë Lewandowskit një rol titullari, një kusht kyç për sulmuesin.

Lewandowski konsiderohet objektivi kryesor i Juventusit në repartin ofensiv, çka ka bërë që klubi të pezullojë përkohësisht bisedimet për rinovimin e kontratës së Dusan Vlahovic, e cila gjithashtu po i afrohet fundit.

Read more (Juventus):Gjiganti italian rivalizon Realin dhe klubet angleze për Angelo Stiller

Ndërkohë, interesimi nga Arabia Saudite mbetet një opsion i hapur, me sulmuesin që është i gatshëm ta shqyrtojë edhe këtë mundësi.

Juventusi ka nisur bisedimet konkrete për transferimin e Lewandowskit

Nga ana tjetër, Barcelona ka paraqitur një ofertë rinovimi me pagë më të ulët, e cila thuhet se është e ngjashme me atë të Juventusit.

Megjithatë, roli i ofruar në “Spotify Camp Nou” nuk është më aq qendror, pasi Lewandowski nuk e ka të garantuar vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Read more (Barcelona):Klubet arabe planifikojnë një tjetër përpjekje për transferimin e super yllit të Barcelonës

Sulmuesi veteran raportohet se ndihet mirë në Barcelonë, por dëshiron të mbetet konkurrues në nivelin më të lartë.

Aktivizimet e fundit si zëvendësues në ndeshje të rëndësishme nuk kanë përmbushur pritshmëritë e tij.

Barcelona tani pret vendimin e lojtarit, ndërsa largimi i tij i mundshëm do të lehtësonte ndjeshëm faturën e pagave dhe do t’i hapte rrugë afrimeve të reja për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arabia saudite #Barcelona #Dusan vlahovic #Hansi flick #itali #Juventus #La liga #Robert lewandowski #Serie a #Transferimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
  • SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
  • Në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe shitje të narkotikëve, pranga 2 shqiptarëve në Itali! Pritet ekstradimi (VIDEO)
  • Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 9 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by