
Sipas Mundo Deportivo, tri nga klubet kryesore të Superligës së Arabisë po e monitorojnë superyllin e Barcelonës, Raphinhan, dhe do të tentojnë të bëjnë një lëvizje për ta transferuar atë këtë verë.
Raportohet se Al Nassr u përpoq ta joshte sulmuesin brazilian me një ofertë shumë të majme vitin e kaluar, por ai vendosi të qëndrojë te Barça.
Më pas, ai shijoi sezonin më të mirë të karrierës së tij në edicionin e kaluar, duke luajtur rol kyç në fitimin e tripletës nga blaugranasit.

29-vjeçari ka pasur një sezon të vështirë këtë vit, i shoqëruar me lëndime, por ai mbetet po aq ndikues, gjë që dëshmohet nga bilanci i tij mbresëlënës: 19 gola dhe tetë asistime në 31 ndeshje.
Read more (Al nassr):Mo Salah bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon? Al Nassr vendos përfundimisht për yllin egjiptian
Pavarësisht interesimit nga Arabia Saudite, Barça nuk ka asnjë qëllim ta shesë Raphinhan, i cili ka kontratë deri në vitin 2028.
Po ashtu, edhe vet ylli brazilian po mendon vetëm ta pasurojë trashëgiminë e tij me klubin katalanas./Telegrafi/





