Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kongresistë amerikanë me rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Aktualitet

Kongresistë amerikanë me rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler kanë prezantuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Në rezolutë thuhet se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë një “rast bindës” për anëtarësimin e saj në Aleancë.

Dokumenti thekson se, në kohën kur “forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin”, përfshirja e Kosovës në NATO do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për të dekurajuar veprime armiqësore dhe për të parandaluar, siç thuhet në tekst, “një katastrofë tjetër globale në Ballkan”.

Rezoluta vë në pah edhe faktin se katër shtete anëtare të NATO-s – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, duke e konsideruar këtë si një pengesë që e bllokon avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në aleancë.

Read more (Nato):Ulutaş informon NATO-n për situatën e sigurisë në Kosovë, theksohet angazhimi për stabilitet rajonal

Për këtë arsye, rezoluta u bën thirrje këtyre katër vendeve që t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke argumentuar se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe për të mbyllur një “boshllëk strategjik” në Evropën Juglindore, të cilin kundërshtarët mund të tentojnë ta shfrytëzojnë.

“Kosova ka demonstruar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me vendet e NATO, por progresi i saj drejt anëtarësimit po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh,” ka deklaruar kongresisti Keith Self.

Ai ka shtuar se SHBA-ja duhet t’i inkurajojë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën që të ndryshojnë qasje dhe të sigurojnë për Kosovën “një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit”.

Read more (Greqia):Europol jep detaje për aksionin kundër 'call center' në Tiranë, dyshohet për mashtrim 50 milionë eurosh

Në rezolutë, po ashtu, thuhet se shtimi i Kosovës në NATO do të ishte i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.

Çfarë duhet të dini për procesin e anëtarësimit në NATO

NATO funksionon në bazë të Traktatit të Atlantikut Verior, i cili ka hyrë në fuqi më 1949, dhe që përcakton edhe procedurat për pranimin e anëtarëve të rinj.

Read more (Rumania):Lorik Dobratiqi, sensacioni i Superligës që po kërkohet nga klube jashtë Kosovës

Në parim, anëtarësimi është i hapur për shtetet evropiane që mund t’i avancojnë parimet e traktatit dhe të kontribuojnë në sigurinë e rajonit euro-atlantik. Një shtet mund të ftohet vetëm me marrëveshje unanime nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s.

Zakonisht, vendit aspirues i dorëzohet Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP), i cili shërben si dokument udhëzues për përgatitjen politike, ushtarake, ligjore e ekonomike. Megjithatë, Kosova ende nuk e ka marrë MAP-in, dhe edhe pranimi në këtë plan nuk garanton automatikisht anëtarësimin.

Për më tepër, për anëtarësim kërkohet konsensus i plotë i të gjitha shteteve të NATO-s, ndërsa mosnjohja e Kosovës nga katër anëtarë mbetet një nga pengesat kryesore.

Read more (Spanja):Tensione në NATO, analiza e BBC: Aleatët evropianë kundërshtojnë presionin e SHBA ndaj Spanjë, situatat mund të dobësojnë kohezionin e aleancës

Megjithatë, Kosova ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me aleatët euro-atlantikë, veçanërisht me SHBA-në në fushën e sigurisë, ndërsa historia e NATO-s njeh edhe raste të anëtarësimeve të përshpejtuara në rrethana të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se aktualisht nuk pritet një anëtarësim i shpejtë, mbetet të shihet nëse do të ketë vullnet ndërkombëtar që Kosova të marrë një rrugë më të qartë drejt NATO-s./Telegrafi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Fsk #Greqia #Kongresmenët amerikanë #Kosova #Nato #Rumania #Shba #Spanja #Ushtria e kosovës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ligji të jetë i pari!”/ Shqiptari i Diasporës në SHBA: Kjo protestë po i jep frymë Shqipërisë, nëse ndalet, vendi do të vdesë!
  • “Janë shitur projektet, siç e kemi parë te ‘Albanian Files’”/ E reja vjen nga Florida në protestën e 76-të: U largova sepse nuk gjeja punë si arkitekte
  • “Shqipëria nuk e meriton të jetë kështu”/ E moshuara nga SHBA në protestë: Djali im u shkollua në Amerikë, u kthye, por nuk gjeti punë këtu
  • Revolta masive kundër Ramës! Emigranti nga Italia: PD-PS janë të korruptuara, mafioze dhe komuniste!
  • “Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 14 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 11 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 9 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by