Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Prishtina dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë partneritetin: Bursa të reja “Chevening” për studentët e Kosovës
Aktualitet

​Prishtina dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë partneritetin: Bursa të reja “Chevening” për studentët e Kosovës

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një hap të ri drejt fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe investimit në të rinjtë, Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit në mbështetje të bursave prestigjioze Chevening.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se nga nënshkrimi i këtij memorandumi të rinjtë e Kosovës do të kenë edhe dy bursa shtesë për programin “Chevening” për studime master një vjeçar.

Ai tha se përfituesit e deritanishëm të bursave ”Chevening” kanë luajtur rol kyç në ndërtimin e institucioneve dhe shoqërisë, duke vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme të qeverisë britanike.

Read more (Komuna e prishtinës):Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për  menaxhimin e qenve endacakë

“Mundësia për të mbështetur edhe dy studentë të tjerë, përveç rreth 150 e më shumë personave që deri tani kanë përfituar nga fondi “Chevening”, është shumë e rëndësishme për njerëzit nga Prishtina dhe Kosova. Këta njerëz janë kthyer dhe kanë ndihmuar në ndërtimin e qytetit dhe të shtetit. Prandaj, nuk kam asnjë dyshim se përmes këtyre bashkëpunimeve dhe partneriteteve, jo vetëm që do të përfitojnë këta studentë, por do të përfitojnë edhe qytetet dhe shtetet, ndërsa kjo do të krijojë lidhje edhe më të forta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Falënderoj edhe qeverinë britanike, e cila gjithmonë ka qenë pranë popullit të Kosovës për ta mbështetur atë si dhe fondin “Chevening”, që vazhdon t’i mbështesë njerëzit. Pres me padurim edhe më shumë bashkëpunime mes nesh, mes qyteteve dhe shteteve tona, përmes proceseve si fondi “Chevening”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e cilësoi këtë marrëveshje si një zhvillim të rëndësishëm në vazhdën e bashkëpunimit dydekadësh përmes bursave “Chevening”.

Read more (Kosova):Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias?

“Bursat tona ‘Chevening Scholarships’ kanë vepruar në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit dhe rreth 150 persona kanë përfituar nga studimet master me kohë të plotë, të sponsorizuara nga ‘Chevening’ në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ka sjellë në këtë vend me aftësi dhe njohuri të reja si dhe miqësi të krijuara mes nesh. Jam shumë mirënjohës që Prishtina po kontribuon për dy bursa shtesë, veçanërisht në fushat e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike dhe industrive kreative”, u shpreh ai.

Sipas ambasadorit Hargreaves, përfshirja e Komunës së Prishtinës në financimin e bursave shtesë, veçanërisht në fusha strategjike si inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike, pritet të rritë ndikimin e këtij programi dhe të kontribuojë në zhvillimin profesional të të rinjve kosovarë.

Read more (Inteligjenca artificiale):Beteja e miliarderëve, Elon Musk dhe Sam Altman përballen në gjyqin historik për kontrollin e inteligjencës artificiale

“Besoj se do ta forcojë edhe më tej partneritetin që kemi mes Prishtinës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në ato fusha ku ata do të fitojnë më shumë njohuri dhe ekspertizë. Prandaj, jemi shumë mirënjohës ndaj jush, ndaj Komunës dhe qytetarëve të Prishtinës. Gjithashtu duhet të përmend Shoqatën e Alumni-ve të “Chevening”, të përbërë nga persona që kanë kaluar nëpër këtë program dhe që tani kanë mundësuar këtë marrëveshje, në mënyrë që ajo të jetë e hapur për më shumë të rinj në këtë vend”, tha ai.

Memorandumi i nënshkruar synon të zgjerojë mundësitë për studentët nga Kosova për të ndjekur studime pasuniversitare në Mbretërinë e Bashkuar, duke forcuar njëkohësisht lidhjet akademike, profesionale dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

Read more (Inteligjenca):Pse programet universitare janë vendimtare për inovatorët e së ardhmes

Bursat “Chevening” u mundësojnë liderëve të rinj të dalluar nga e gjithë bota të ndjekin studime master njëvjeçar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat janë plotësisht të financuara. /Kp/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ambasada britanike në kosovë #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Jonathan hargreaves #Komuna e prishtinës #Kosova #kosove #Mbreteria e Bashkuar #Perparim rama #Prishtina lokale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri/ Mbrojtja dhe investimet prioritete të ish-ushtarakut
  • Pikat kufitare Shqipëri-Kosovë, mbi 1 mln lëvizje në korrik! Marrëveshja mes vendeve lehtëson fluksin
  • “Territorialja, ‘levë Arkimedi’ për shpopullimin e vendit”/ Berisha: Shembulli i Poliçanit, frymëzim. S’mund të lejohet një tiran të shkelmojnë interesat e qytetarëve! 3.2 mld euro u vodhën për…
  • Alizoti: Si mund të hapet konsullatë serbe në Shkodër, kur ende nuk ka kërkimfalje për gjenocidin ndaj shqiptarëve?
  • Vokshi: Nëse është miratuar konsullata serbe në Shkodër, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 16 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 10 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by