Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Udhëzimi për garën për kreun e PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit! Sot është në fuqi neni ‘Berisha’, kryetari duhet të jetë ‘non grata’
Aktualitet

Udhëzimi për garën për kreun e PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit! Sot është në fuqi neni ‘Berisha’, kryetari duhet të jetë ‘non grata’

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Juristja Alesia Balliu është shprehur se udhëzimi i shpërndarë sot nga PD, ku përcaktohen kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 majit për kryetar të kësaj force politike, është përgatitur nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës.

Komentet Balliu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se në kriteret e përcaktuara sot, duhet të ishte futur edhe neni ‘Basha’, i cili sipas saj do të përjashtonte edhe Sali Berishën nga gara për kryetar.

“Unë nuk i marr për bazë kriteret e përcaktuara nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës. Dhe padiskutim, te këto kriteret që kanë futur, duhet të kishin futur fillimisht nenin ‘Basha’ që skualifikon Berishën të parin. Nëse ky kriter do respektohej, padyshim do ta pranoja edhe unë kriterin. Nëse do të përjashtoheshim nga gara për mungesë kriteresh, të përjashtohej me ne edhe ai që nuk plotëson kriterin, që është vetë Berisha”, tha mes të tjerash Balliu.

Read more (Alesia Balliu):‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

Balliu tha më tej se do të dorëzojë ditën e nesërme dokumentacionin përkatës në selinë e PD-së, pavarësisht nëse do të lejohet ose jo të garojë.

Më tej me ironi Balliu tha se sot në PD është në fuqi neni ‘Berisha’, i cili sipas saj përcakton që kryetari të jetë ‘non grata’ dhe të mos largohet kurrë nga posti.

Read more (Zgjedhjet):5 milionë paundë nga miliarderi i kriptomonedhave, zbulohet shuma e majme që Nigel Farage mori si dhuratë para se të kandidonte në zgjedhjet për kryeministët

“Padiskutim që unë do çoj dokumentacionin përkatës siç e kërkon Statuti dhe padyshim që do garoj. Këto kritere janë të vendosura për të penguar zërin ndryshe dhe për të ruajtur biznesin personal dhe familjar të Berishës. Nga sot ne kemi nenin Berisha, ku kryetari të jetë non grata dhe nuk largohet kurrë. Praktikisht me nenin Berisha ne jemi në një aleancë për t’ju kundërpërgjigjur SPAK. Unë s’mund të pranoj kurrë që kjo të quhet garë, përsa kohë nuk ka kundërshtarë. Nuk mund të pranojë një garë ku është shkelur Statuti”, vijoi më tej Balliu.

Kujtojmë se një prej kritereve të përcaktuara nga PD, që duhet të përmbushin kandidatët për kryetar, mund të lërë edhe Alesia Balliun jashtë gare.

Read more (Live):Akuzohet se tentoi të vriste Trump në darkën me gazetarët/ Del fotoja e autorit pak para sulmit, pozoi para pasqyrës me armë

Bëhet fjalë për kriterin që kandidati duhet të jetë ‘Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike’.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alesia Balliu #Live #non grata #repolitix #shkelzen berisha #spak #udhezim #Zgjedhjet #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën? Kush i mbron?
  • Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, ja VIDEO si duket! Llogari 2 mln euro, apartamente e mjete motorike! SPAK kërkon sekuestron e pasurive
  • FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE – “Shqiptarët të bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Diaspora dhe aktivistët me mesazhe të forta. Nis marshimi masiv në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • “Ndizni blicat të na numërojë Taulant Balla sa jemi”/ Protestuesit ndriçojnë sheshin para Kryeministrisë, Edison Lika: SPAK të hetojë Ramën. Nesër protestë në Shkodër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 12 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 9 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by