Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. 8 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë nën shtrat: E fundit do t’ju befasojë më së shumti
Aktualitet

8 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë nën shtrat: E fundit do t’ju befasojë më së shumti

• 1 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Hapësira nën shtrat duket praktike për ruajtje, por shpesh kthehet në “vrimë të zezë” ku grumbullohen pluhur, alergjenë, insekte dhe sende që harrohen me kohë

Nëse ka një vend në shtëpi që e përshkruan më së miri parimin “larg syve, larg mendjes”, është hapësira nën shtrat. Aty shpesh vendosen sende të mëdha, rroba sezonale, kuti, tekstile, projekte të lëna përgjysmë dhe gjëra që nuk dimë ku t’i çojmë.

Në fillim duket si zgjidhje praktike. Por, me kalimin e kohës, hapësira nën shtrat mund të kthehet në një lloj “vrime të zezë” për ruajtje, ku sendet harrohen, pluhuri grumbullohet dhe disa materiale dëmtohen më shpejt sesa mendoni.

Ekspertët e organizimit të shtëpisë tregojnë se cilat gjëra nuk duhet të mbahen kurrë nën shtrat, shkruan Real Simple, përcjell Telegrafi.

1. Gjëra prej letre ose kartoni

Mund t’ju duket e leverdishme të fusni nën shtrat disa kuti këpucësh “për çdo rast”, por kjo nuk është ide e mirë.

Read more (Zgjidhje praktike):Ngjit vetëm atë që duhet – jo gishtat!

Produktet prej letre dhe kartoni mund të tërheqin insekte. Letra, kartoni, librat, dokumentet, fotografitë dhe kutitë janë materiale që dëmtohen lehtë nga pluhuri, lagështia dhe insektet.

Për këtë arsye, dokumentet e rëndësishme, albumet me fotografi dhe librat është më mirë të ruhen në vende të thata, të pastra dhe të mbrojtura.

2. Çarçafë, jorganë dhe tekstile

A ju ka ndodhur ndonjëherë të shkundni një batanije të vjetër dhe të shihni një re pluhuri? Kjo ndodh edhe më lehtë nëse çarçafët, batanijet, jorganët apo jastëkët ruhen nën shtrat.

Hapësira nën shtrat është një nga vendet ku pluhuri grumbullohet shpejt. Tekstilet, sidomos ato të buta dhe poroze, e thithin pluhurin dhe mund të mbajnë alergjenë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për personat që kanë alergji, astmë ose ndjeshmëri ndaj pluhurit. Nëse megjithatë duhet t’i ruani aty, vendosini në kuti të mbyllura mirë ose në qese të posaçme për ruajtje.

Read more (Telegrafi):Qeni i përgjumur nuk dëshiron ta lëshojë lodrën e preferuar

3. Sende prej lëkure

Këpucët, çantat apo rripat prej lëkure nuk janë të përshtatshme për t’u ruajtur nën shtrat. Pluhuri mund ta thajë lëkurën, ndërsa me kalimin e kohës mund të shkaktojë çarje, humbje shkëlqimi dhe ndryshim ngjyre.

Nëse nuk keni vend tjetër, vendosini në kuti plastike të mbyllura, në mënyrë që të mos ekspozohen drejtpërdrejt ndaj pluhurit.

4. Sende të rënda ose të papërshtatshme për t’u nxjerrë

Kur përkuleni për të nxjerrë sende nga poshtë shtratit, sidomos nëse ato janë të rënda ose të mëdha, rritet rreziku për lëndim të shpinës.

Për këtë arsye, nën shtrat nuk është mirë të mbahen valixhe shumë të rënda, dyshekë rezervë, pajisje të mëdha apo sende që kërkojnë mundim për t’u nxjerrë.

Read more (Librat):Kur rrëfimi mbetet

Përveç rrezikut për lëndim, mund të dëmtohet edhe vetë sendi gjatë tërheqjes.

5. Ushqim

Kjo mund të duket e vetëkuptueshme, por ekspertët thonë se shpesh gjejnë edhe ushqime të ruajtura nën shtrat.

Edhe nëse pakot janë të mbyllura, ushqimi nuk duhet të mbahet në dhomën e gjumit, aq më pak nën shtrat. Minjtë, insektet dhe dëmtuesit e tjerë mund të dëmtojnë kartonin ose paketimin për të arritur te ushqimi.

Përveç kësaj, ushqimi i ruajtur në një vend me pluhur nuk është aspak zgjedhje e higjienshme.

Read more (Ushqimi):Çifti që po përshkon botën me jet-ski ndalet në brigjet shqiptare, do nisen në Mal të Zi

6. Pajisje elektronike

Hapësira nën shtrat nuk është vend i përshtatshëm për pajisje elektronike të vjetra, telefona, kabllo, bateri, lexues DVD-je apo pajisje të ngjashme.

Pluhuri mund t’i dëmtojë pajisjet me kalimin e kohës. Bateritë, sidomos nëse janë të vjetra ose të dëmtuara, mund të paraqesin rrezik shtesë. Elektronika duhet të ruhet në vende të thata, të pastra dhe larg burimeve të nxehtësisë.

7. Sende që ju rëndojnë emocionalisht

Kjo këshillë nuk lidhet vetëm me rregullin, por edhe me qetësinë mendore.

Nën shtrat nuk është vendi për kujtime nga marrëdhënie të kaluara, rroba që i mbani “për kur të dobësoheni”, sende që ju shkaktojnë stres, faj ose ndjenjë të pakëndshme sa herë që i shihni.

Dhoma e gjumit duhet të jetë hapësirë qetësie, pushimi dhe rikuperimi. Gjërat që ju lidhin me periudha të vështira ose me pritje joreale për veten më mirë të mos ruhen aty ku flini çdo natë.

Read more (zgjedhje):KQZ vërejtje për financimin e partive: Të ndalohet dhënia e përfitimeve! Shqetësime për auditimin formal dhe rishikim të sanksioneve për qytetarët

8. Në fakt, asgjë

Kjo është këshilla që mund t’ju befasojë më shumë: idealisht, nën shtrat nuk duhet të mbahet asgjë.

Edhe pse hapësira duket e dobishme, ajo shpesh bëhet vend ku sendet harrohen. Përveç kësaj, pluhuri, alergjenët dhe insektet grumbullohen më lehtë aty, ndërsa pastrimi bëhet më i vështirë.

Nëse nuk keni zgjidhje tjetër dhe duhet ta përdorni atë hapësirë, zgjidhni kuti të tejdukshme, hermetike, mundësisht me rrota, që të nxirren lehtë dhe të pastrohen rregullisht. Kështu do të dini çfarë keni ruajtur dhe do ta shmangni grumbullimin e panevojshëm.

Në fund, hapësira nën shtrat mund të duket si zgjidhje e shpejtë, por jo gjithmonë është zgjidhje e mirë. Sa më pak sende të ketë aty, aq më e pastër, më e shëndetshme dhe më e qetë do të jetë dhoma ku flini. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Hapesira #Kabllo #Librat #Shtrati #Ushqimi #zgjedhje #Zgjidhje praktike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta ka prishur ekuilibrat, identitet i ri politik që ka potencial elektoral”, Alibeaj: Si ia prishi planet revolta popullore Ramës me “Territorialen”
  • Arbjan Mazniku shpjegon draftin e PS për “Territorialen”: Synojmë forcimin e bashkive, të kthehen në institucione në zhvillim
  • Digjet magazina me fishekzjarrë e lodra fëmijësh në Shkozet, dy zjarrfikës përfundojnë në spital
  • Revolta qytetare kundër tij/ Rama pranon se ka menduar dorëheqjen: Do të isha tërhequr në katundin tim, por…
  • “Besa”, “Sorra”, “Korba” dhe “Flamingo”/ Veton Surroi: Gjuha e Ramës të kujton fjalimet e komunistëve pas rënies së murit të Berlinit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 10 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by