Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A është Aurelien Tchouameni pasuesi adekuat i Casemiros te Man Unitedi?
Aktualitet

A është Aurelien Tchouameni pasuesi adekuat i Casemiros te Man Unitedi?

• 1 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Manchester Unitedi duket se ka hyrë në një fazë të re. Klubi po përpiqet të largohet nga një stil futbolli kaotik dhe të rikthehet te një lojë më e kontrolluar, më e qëndrueshme dhe më stabile.

Në sezonet e fundit, Casemiro ka qenë pjesë kyçe e mesfushës. Ai solli përvojë, lidership dhe mentalitet fitues nga Real Madridi, duke e ndihmuar Unitedin të rikthehet te trofetë. Megjithatë, koha e tij në “Old Trafford” po shkon drejt fundit, pasi pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Liga Premier është ligë shumë fizike dhe United tani ka nevojë për një lojtar më të ri në atë rol – dikë që mund ta përballojë futbollin e nivelit të lartë çdo javë dhe ta mbajë mesfushën të fortë për të ardhmen.

Një kandidat potencial për ta zëvendësuar Casemiron është Aurelien Tchouameni. Prandaj, ia vlen të shihet nëse ky transferim do të kishte kuptim real për Manchester Unitedin.

Real Madridi e nënshkroi Tchouamenin si zëvendësues të Casemiros

Read more (Manchester united):Jorge Mendes po ia dërgon Juventusit një yll nga Manchester United

Historia e këtyre dy lojtarëve lidhet ngushtë. Në verën e vitit 2022, Real Madridi mori një vendim të madh: e shiti Casemiron te Manchester United për 60 milionë funte. Casemiro ishte pjesë e një prej tresheve më të mëdha të mesfushës në histori, së bashku me Luka Modric dhe Toni Kroos.

Nga viti 2015 deri në 2022, ata fituan 14 trofe si bërthamë e ekipit, përfshirë tri tituj radhazi në Ligën e Kampionëve (2016, 2017, 2018).

Real Madridi vendosi ta shiste sepse kishte gjetur tashmë pasuesin: pagoi 80 milionë euro për ta transferuar Aurelien Tchouamenin nga Monaco. Florentino Perez besohet se e dinte që kulmi fizik i Casemiros nuk do të zgjaste pafund, ndaj Madridi e rifreskoi mesfushën në kohën kur braziliani ende kishte vlerë të lartë në treg.

United fitoi afatshkurtër, Madridi afatgjatë

Read more (Casemiro):Casemiro bëhet lojtari i parë në 20 vjet që shënon një rekord të jashtëzakonshëm

Manchester United përfitoi menjëherë. Casemiro ishte brilant në sezonin e parë, duke e ndihmuar klubin të arrijë dy finale në Wembley. Në finalen e Carabao Cup, ai shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Newcastle, duke i sjellë Unitedit trofeun e parë pas gjashtë vitesh.

Ai luajti edhe në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt (humbje 2-1), ndërsa ishte faktor kyç edhe në përfundimin e sezonit në vendin e tretë në Ligën Premier.

Por në planin afatgjatë, Madridi doli fitues: zëvendësoi një 30-vjeçar me një 22-vjeçar. Tani, United gjendet në një situatë të ngjashme me atë të Realit katër vite më parë – dhe po e shikon pikërisht lojtarin që e zëvendësoi Casemiron në Spanjë, për ta zëvendësuar në Angli.

Pse United nuk do ta humbte cilësinë me Tchouamenin


Sipas krahasimeve statistikore në sezonin 2025/26, Casemiro dhe Tchouameni janë relativisht afër në shumë tregues, çka sugjeron se transferimi i francezit nuk do të ishte hap prapa për Unitedin.

Read more (Real madrid):Benfica e bindur se mund ta mbajë Mourinhon, pavarësisht interesit nga Real Madridi

Megjithatë, Casemiro vazhdon të ketë ndikim të madh, sidomos në aspektin ofensiv: ai ka shënuar 9 gola këtë sezon, një shifër shumë e lartë për një mesfushor defensiv. Ai është i rrezikshëm në goditje standarde dhe shpesh bën vrapime të vona në zonë.

Tchouameni ka vetëm 1 gol, por roli i tij është më shumë i fokusuar te balanca dhe kontrolli: ai qëndron më thellë, mbron qendërmbrojtësit dhe e kontrollon hapësirën përpara mbrojtjes.

Në pasime, Tchouameni ka avantazh të dukshëm me 91.4% saktësi, ndërsa Casemiro 81.0%, çka tregon se francezi është më i sigurt me topin dhe e ndihmon ekipin ta kontrollojë më mirë lojën.

Edhe në aspektin defensiv shifrat janë të afërta: Casemiro ka më shumë ndërhyrje (84 ndaj 59), por Tchouameni ka më shumë interceptime (36 ndaj 28), duke treguar aftësi më të mirë për ta lexuar lojën dhe për t’i ndalur aksionet herët.

Read more (Aurelien tchouameni):Arbeloa e “përjashton” nga ekipi lojtarin e Real Madridit –nuk do ta ftojë më deri në fund të sezonit

Ai gjithashtu bën më pak faulle (26 ndaj 44), që do të thotë më pak goditje të rrezikshme për kundërshtarin dhe më pak rrezik kartonësh.

Në pamje të përgjithshme, të dy ofrojnë cilësi të forta në të njëjtin pozicion: Casemiro sjell përvojë dhe gola, ndërsa Tchouameni sjell pasim më të pastër, pozicionim dhe stabilitet. Niveli i përgjithshëm i tyre konsiderohet i ngjashëm, ndaj kalimi i Tchouamenit në “Old Trafford” do të ishte një lëvizje e zgjuar.

Sistemi i Carrick e bën Tchouamenin objektiv ideal

Drejtimi taktik i Manchester Unitedit ka ndryshuar kohët e fundit. Michael Carrick është aktualisht trajner i përkohshëm dhe raportohet se ka bërë punë të shkëlqyer që nga marrja e detyrës në janar. United ishte rreth vendit të shtatë, por është ngjitur në vendin e tretë në Ligën Premier, duke u afruar shumë me kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Read more (Luka modric):Fundi i sezonit për Modricin – a do të shkojë në Kupën e Botës me maskë?

Me këto rezultate, Carrick po i afrohet emërimit të përhershëm dhe thuhet se ka mbështetje të fortë nga lojtarët, tifozët dhe bordi.

Nën Carrick, United duket më i organizuar dhe më i balancuar. E kontrollon lojën më mirë dhe është më stabil sesa në sezonet e fundit. Por që sistemi i tij të funksionojë si duhet, i duhet një mesfushor i qetë, i mençur dhe komod me topin – prandaj Tchouameni shihet si objektiv ideal.

Francezi është i fortë në ajër dhe fiton shumë duele me kokë, diçka shumë e vlefshme në Premier League ku shumë skuadra ende mbështeten te topat e gjatë dhe sulmuesit fizikë.

Carrick dëshiron gjithashtu që ekipi të ndërtojë lojën përmes mesfushës në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë. Tchouameni është më i kontrolluar: preferon pasime të thjeshta dhe të sakta, dhe është shumë i mirë për të luajtur kundër presingut të kundërshtarit. Kjo i ndihmon lojtarët ta marrin topin në pozicione më të mira dhe e mban ekipin më stabil./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #angli #Aurelien tchouameni #Casemiro #Fa cup #Florentino perez #Luka modric #Manchester united #Real madrid

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama bleu mbi 4 mln euro bileta”, Shehaj: Shkollat po përdoren për të mbushur koncertin e një mbështetësi të nazizmit
  • “Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
  • “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale
  • Goditet pirateria digjitale/ AMA mbylli 10 serverë ilegalë, BE kërkon më shumë rezultate në zbatimin e ligjit
  • Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ Protestuesi thirrje Begajt: President, shiko sa rini ka në shesh, ju kërkoni njerëz nga Bangladeshi…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 15 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 11 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë 7 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by