Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti i bën thirrje sektorit privat: Paga e 13-të të mos mbetet privilegj vetëm i sektorit publik
Aktualitet

Kurti i bën thirrje sektorit privat: Paga e 13-të të mos mbetet privilegj vetëm i sektorit publik

• 1 Maj, 2026 • 8 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se sot është dita e atyre që kanë ndërtuar gjithçka rreth nesh dhe që vazhdojnë të na zhvillojnë çdo ditë.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës kanë një kuptim të rëndësishëm të vlerës së punës edhe përtej ekonomisë.

Ai po ashtu përmendi vendimin e Qeverisë për dhënien e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik duke i bërë thirrjë sektorit privat të ndjekë këtë shembull “sepse kompensimi i drejtë dhe përkujdesja e shtuar për punëtorët nuk duhet të jetë privilegj vetëm i sektorit publik”.

“Vendosëm pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shteti njohu në mënyrë konkrete kontributin e vazhdueshëm të punonjësve të tij. I bëmë e vazhdojmë t’i bëjmë thirrje edhe sektorit privat të ndjekë këtë shembull, sepse kompensimi i drejtë dhe përkujdesja e shtuar për punëtorët nuk duhet të jetë privilegj vetëm i sektorit publik”, ka shkruar Kurti.

Read more (Albin kurti):Haradinaj falënderon Kurtin që nuk e ftoi AAK-në në takime për presidentin

Lexoni të plotë postimin e plotë të kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti:

Sot është dita e punëtorëve. E atyre që kanë ndërtuar gjithçka rreth nesh dhe që vazhdojnë të na zhvillojnë çdo ditë.

1 Maji lindi në vitin 1886 në Çikago, kur punëtorët marshuan për diçka që sot duket e vetëkuptueshme, por që atëherë kushtoi me jetë: tetë orë punë, tetë orë pushim, tetë orë jetë për veten. Ata u përballën me dhunë. Disa prej tyre vdiqën për të drejta që sot i konsiderojmë bazike. Çdo fundjavë, çdo rregull sigurie, çdo mbrojtje në punë që ekziston në botën demokratike është fituar sepse dikush nuk pranoi më pak nga sa kërkonte e meritonte. 1 Maji është rikujtimi vjetor i kësaj historie. Është përkujtimi se të drejtat nuk dhurohen nga lart, ato ndërtohen nga poshtë dhe mbrohen vazhdimisht.

Qytetarët e Kosovës kanë një kuptim të rëndësishëm të vlerës së punës edhe përtej ekonomisë. Edhe kur u shkëputën nga paga, apo kur u përjashtuan nga hapësirat formale, puna vazhdoi në shtëpi, lagje dhe komunitete. Në ato rrethana okupimi, ajo u bë formë qëndrese dhe aktivizmi. Sot, punëtori është shtylla e parë e shtetndërtimit tonë.

Read more (Facebook):Videoja tregon një peshkaqen tri metra të gjatë që ndjek një burrë për dhjetë minuta në brigjet e një plazhi të njohur të Kalifornisë

1 Maji nuk është thjesht një datë feste që shënohet e që ka histori, 1 Maji është edhe matje e gjendjes sonë të tanishme.

Sipas raporteve ndërkombëtare të sindikatave, të drejtat e punëtorëve janë goditur ndjeshëm në mbarë botën gjatë vitit 2025. Në shumë vende, përfshirë edhe ato të zhvilluara, të drejtat e punëtorëve janë në rrezik. Punësimi afatshkurtër është në rritje, përfshirë këtu atë përmes platformave digjitale, që e reduktojnë punën në detyra të përditshme me paga të pasigurta dhe me masa disiplinore që vendosen pa transparencë dhe pa mbrojtje reale për punëtorët. Ndërkohë, automatizimi po zhduk kategori të tëra pune, pa ofruar gjithmonë mundësi rikualifikimi apo mbështetje për ata që preken. E, në të njëjtën kohë, pabarazia është rritur.

Ky është realiteti global ku nuk mund të bëjë përjashtim as Kosova. Në këtë kontekst jetojnë dhe punojnë punëtorët tanë, dhe në këtë dritë duhen kuptuar edhe vendimet tona në qeveri.

Read more (1 maji):“Jemi lodhë, Parlament – Qeveri të kujt jeni?”, nis protesta e punëtorëve të sektorit privat

Kur ne morën detyrën, paga minimale në Kosovë ishte 170 euro. Nuk kishte ndryshuar për trembëdhjetë vite. Për një brez të tërë që hynte në tregun e punës, ky ishte minimumi ligjor për punën e tyre. Ne e ndryshuam këtë. Miratuam Ligjin për Pagën Minimale dhe e ngritëm atë në 425 euro, duke ndikuar drejtpërdrejt rreth 150.000 punëtorë, shumica në sektorin privat. Nga 1 korriku ajo rritet në 500 euro (pavarësisht asaj që ndodhi me Kuvendin).

Vendosëm pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shteti njohu në mënyrë konkrete kontributin e vazhdueshëm të punonjësve të tij. I bëmë e vazhdojmë t’i bëjmë thirrje edhe sektorit privat të ndjekë këtë shembull, sepse kompensimi i drejtë dhe përkujdesja e shtuar për punëtorët nuk duhet të jetë privilegj vetëm i sektorit publik.

Filluam dhe zgjeruam programin Superpuna, që subvencionon pagat në sektorin privat për gjashtë muaj dhe krijon një rrugë të strukturuar për të rinjtë drejt tregut formal të punës. Punësuam mbi 23 mijë të rinj dhe të reja të moshave nga 18 deri në 29 vjeç me ç’rast kanë përfituar rreth 10.500 biznese.

Për të drejtat e punëtorëve në Republikën e Kosovës, mungesa kryesore është ajo e organizimit sindikal në sektorin privat. Këtu duhet të angazhohet e gjithë shoqëria jonë për një nivel të ri të statusit dhe gjendjes së punëtorëve te ne.

Read more (Biznese):Anulohet protesta e bizneseve të vogla për 1 Maj, ja arsyeja

Për herë të parë me ne në qeverisje filluan të ndahen shtesat për fëmijë dhe shtesat për nënat lehona. Pensionet i rritëm nga nga 90 euro në 150 euro. Përmes programit “Qeveria për Familjet”, subvencionum 70% të pagave për gjashtë muaj për familjet pa asnjë të punësuar, duke përfshirë kësisoj rreth 4,000 familje. Gjithashtu, kemi mbështetur punësimin e mbi 12.000 grave përmes politikave dhe subvencioneve direkte shtetërore. Në vijim kemi programin “Superpuna për Gra” që do të ndihmojë edhe më shumë për rritjen e punësimit të grave. Vetëm gjatë tre vjet e gjysmë të qeverisjes sonë, numri i të punësuarve është rritur ndjeshëm. E kemi gjetur Kosovën me rreth 350,000 të punësuar, ndërsa sot janë rreth 435,000 një rritje prej rreth 85,000 vende pune.

Miratuam projektligjin për sigurimet shëndetësore. Për herë të parë në Kosovë, ky ligj krijon një kornizë universale që mbulon si të punësuarit ashtu edhe të papunët, përmes kontributeve individuale dhe shtetërore. E drejta për shëndetësi nuk mund të varet nga statusi i punësimit.

Propozuam një paketë prej 200 milionë eurosh për përballjen me inflacionit, që ofronte mbështetje të synuar për sektorin privat, studentët, fëmijët dhe familjet që ballafaqohen me rritjen e kostos së jetesës. Kjo paketë u bllokua në Kuvend nga një opozitë që zgjodhi të mos votojë. E njëjta opozitë që bojkotoi zgjedhjen e presidentit duke e dërguar vendin në zgjedhje. Votat janë të regjistruara. Qytetarët do të nxjerrin përfundimet e tyre.

Read more (Demokracia):Anatomia e intuitës: Leximi si një aftësi e të menduarit kritik

Social-demokracia nuk është thjesht diçka që shpallet. Ajo është një angazhim i vazhdueshëm politik për të vendosur sigurinë, begatinë, dhe të ardhmen e punëtorëve si qytetarë dhe të qytetarëve si punëtorë në qendër të çdo buxhetimi, çdo legjislacioni dhe çdo mase institucionale. Kjo është ajo që kemi bërë dhe kjo është ajo që përherë do të bëjmë.

Për punëtorët e Kosovës në këtë 1 Maj: kjo qeveri ka qenë në anën tuaj jo vetëm me fjalë, por me ligje të miratuara, buxhet të zbatuar dhe vendime konkrete.

Standardi duhet të vazhdojë të rritet. Puna për ndërtimin e një shteti që i trajton punëtorët si themelin e gjithçkaje, vijon. /Telegrafi/


Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #1 maji #Albin kurti #Biznese #Demokracia #Facebook #Paga e 13-të #Qeveria e kosoves #Sektori privat #Sektori publik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Skeda/ Amnistia penale e miratuar në Kuvend, në fuqi nga korriku! Kush përfiton e kush jo
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
  • Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide
  • Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide
  • Neomalësorja, ftesë nga protesta/ Pasi la grupin e deputetëve të PS, Marjana Koçeku ftohet t’i bashkohet “flamingove”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide 6 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by