Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Robert Downey Jr. pyetet mbi idenë se a mendon që influencuesit e rrjeteve sociale do jenë yjet e së ardhmes: Janë thjesht jashtëqitje
Aktualitet

Robert Downey Jr. pyetet mbi idenë se a mendon që influencuesit e rrjeteve sociale do jenë yjet e së ardhmes: Janë thjesht jashtëqitje

• 1 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Robert Downey Jr. e ka hedhur poshtë idenë se influencuesit e rrjeteve sociale do të jenë yjet e së ardhmes, duke e quajtur këtë pretendim “budallallëk”. Ai theksoi se njohja e vërtetë duhet të ndërtohet mbi atë që një njeri bën dhe krijon, jo thjesht mbi praninë në internet, shkruan Page Six.

Downey Jr. tha se fama e fituar online nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe, por se ajo po e ndryshon mënyrën se si njerëzit sot përpiqen të dallohen. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Conversations for our Daughters”, ai foli për ndikimin e teknologjisë.

“Sot, njerëzit mund të bëhen të famshëm pa bërë shumë, përveçse të filmojnë veten me telefon”, u shpreh ai. “Nuk e shoh si diçka negative. Thjesht e shoh si një sfidë më të madhe për të ruajtur dhe shprehur individualitetin”.

Read more (Internet):Pa përdorur sodë buke apo uthull, lavatriçet do të shkëlqejnë dhe do të mbajnë erë të freskët me vetëm dy produkte

Foto: EPA

Ylli i “Iron Man” tha se shpreson që të rinjtë do të zgjedhin të mësojnë dhe të ndërtojnë diçka reale, në vend të ndjekjes së vëmendjes në internet.

“Shpresoj që shumica e të rinjve – ta zëmë në Amerikë, që të jemi konkretë – të thonë: ‘Po, por kjo nuk është për mua. Unë dua të bëj diçka, dua të krijoj diçka, dua të ndërtoj diçka, dua të edukohem dhe të kem më shumë njohuri, që ajo që ofroj në fund të mos jetë thjesht një lloj vetëlartësimi influencersh’”.

Ai shtoi edhe qëndrimin e tij të qartë për të ardhmen e industrisë së argëtimit: “Kur dëgjoj njerëz që thonë: ‘Oh, yjet e së ardhmes do të jenë influencuesit’, më shkon ndërmend: ‘Nuk e di në çfarë bote jetoni, por mendoj se kjo është budallallëk, thjesht jashtëqitje’”.

Read more (Telefon):I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

Downey Jr. u ndal edhe te një pjesë e kulturës së influencuesve që, sipas tij, mund të kthehet në vetëpromovim të mbështetur në zhurmë dhe pompozitet, i paketuar si diçka më “kuptimplote”. Si shembull, ai përmendi djalin e tij 14-vjeçar, i cili, sipas aktorit, ishte tërhequr kohët e fundit nga bota e vëmendjes online dhe kultura e influencuesve.

– YouTube youtu.be

“Ai disi u fut në gjithë atë historinë e influencesve dhe papritur u bë: ‘Hej, nëse ju pëlqen si e luaj këtë videolojë, a doni të më dërgoni një donacion?’ Dhe kjo realisht mund të shndërrohet në një lloj feje”, tha aktori.

Read more (Foto):Detaje nga gjendja shëndetësore e Zayn Malik teksa ndodhet akoma në spital

“Sot te influencuesit e rrjeteve sociale ka diçka pothuajse predikuese, e përshtatur për epokën e informacionit. Në të njëjtën kohë, është gjithçka ndryshe sepse jemi në një terren të ri, ende të pa rregulluar mirë, prandaj nuk kam një gjykim përfundimtar”.

Downey Jr. tha se personalisht përpiqet të mos përfshihet shumë në rrjetet sociale dhe nuk do të lejojë që ato ta “gëlltisin”.

“E di që njerëzit thonë: ‘Robert, njerëzit thjesht e duan kur je spontan dhe kur marrin një copëz të vogël nga jeta jote’. Kurse unë them: ‘Po, por atëherë do të më duhej të prodhoja vazhdimisht një përmbajtje të tillë’”, shpjegoi ai arsyen e rezistencës së tij.

Read more (Donacion):Meridian Express dhe klientët e tij dhurojnë mbi 6 mijë euro për SOS Fshatrat e Fëmijëve

Robert Downey Jr. e nisi karrierën si fëmijë, duke u rritur pranë babait të tij, regjisorit Robert Downey Sr.. U bë i njohur herët me filma si “Less Than Zero”, ndërsa për rolin në “Chaplin” u nominua për Oscar.

Karriera e tij u shënua për vite me radhë nga probleme ligjore dhe beteja me varësinë, por kthesa nisi në fillim të viteve 2000. Roli i Tony Stark në filmat “Iron Man” dhe “Avengers” i solli famë globale. Me projekte si “Sherlock Holmes”, ai e forcoi edhe më tej statusin në Hollywood, ndërsa një nga kulmet e vlerësimeve erdhi me “Oppenheimer”, për të cilin ai fitoi edhe Oscar. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donacion #Filma #Foto #Internet #Robert downey jr. #Rrjetet sociale #Telefon

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • QSUT kërkon donacione nga qytetarët, Kapri “shpërthen” nga Kuvendi: T’ju vijë turp, dhatë 4.2 milionë euro për koncert
  • Kallëzim në SPAK për kreun e Policisë së Shtetit, Skënder Hita/ Altin Goxhaj: Hetimi i review-ve, pa bazë ligjore – cenohet liria e shprehjes (VIDEO)
  • Hetimi i review-ve, kallëzim në SPAK për kreun e Policisë/ Altin Goxhaj: Pa bazë ligjore, cenohet liria e shprehjes
  • “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente
  • ‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 46 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 11 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by