Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sport tradite në Kukës, inaugurohet palestra e re! Presidenti i FSHM: Ka rëndësi të madhe për qytetin
Aktualitet

Sport tradite në Kukës, inaugurohet palestra e re! Presidenti i FSHM: Ka rëndësi të madhe për qytetin

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mundësit e Kukësit, qytet që e ka traditë këtë sport, tani do të ketë një palestër shumë më dinjitoze. Këtë të premte është inauguruar palestra e re që ndodhet pranë stadiumit ‘Kukës Arena’ dhe që pritet t’i japë një tjetër hov këtij sporti në qytetin verilindor dhe më gjerë.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, i cili fillimisht falenderoi të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin dhe pajisjen e palestrës, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për qytetin dhe vetë mundjen shqiptare. Ai u shpreh se për Kukësin kjo është një ditë e veçantë, pasi po vihet në funksion një palestër model, moderne dhe me standarde bashkëkohore, e cila konsiderohet si më e madhja në Shqipëri për sportin e mundjes.

Read more (Presidenti):BE-ja ka ndalur të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes për Serbinë

Gjatë ceremonisë Federata Shqiptare e Mundjes ndau edhe pllaka mirënjohjeje për figura që kanë dhënë kontribut të çmuar ndër vite. Me një vlerësim të veçantë u nderua Enklajd Malo, sponsor i tapeteve të palestrës, ndërsa një pllakë mirënjohjeje iu akordua edhe ish-trajnerit dhe mundësit të ndjerë Xhelal Domi, për kontributin dhe gjurmën që ka lënë në historinë e mundjes kuksiane. Vlerësimi iu dorëzua vëllait të tij, Abaz Domi, nga presidenti i federatës.

Read more (mundje):Gjykata si streha e fundit e drejtësisë

Palestra e mundjes në Kukës do të jetë qendra kryesore ku do të stërvitet ekipi i qytetit. Ajo pritet të shërbejë gjithashtu si një vatër e rëndësishme për zbulimin dhe formimin e talenteve të reja, duke e kthyer Kukësin në një nga pikat më të rëndësishme të mundjes shqiptare. Ky investim shihet si një tjetër hap drejt fuqizimit të infrastrukturës sportive në qytet dhe një mundësi më shumë që të rinjtë e zonës të orientohen drejt sportit dhe jetesës së shëndetshme.

Read more (Sahit prizreni):Nis Evropiani i Mundjes në Tiranë, 600 sportistë nga 38 shtete synojnë medaljet! Mundësit e Shqipërisë zhgënjejnë në start

Mundja është sporti i parë që i ka sjellë Shqipërisë medalje olimpike, ndërsa vetëm pak ditë më parë Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev fituan medalje të argjendta në kampionatin evropian të zhvilluar në Tiranë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #federata shqiptare e mundjes #Kukes #Moderne #mundje #Presidenti #Prizreni #Sahit prizreni #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, hetimet zbulojnë itinerarin e autorëve! Shmangën rrugët kryesore, morën floriri me vlerë mbi 1.5 mln lekë
  • Banorët e Klosit nisin protestën kundër shkrirjes së bashkisë: Anëtarët e PS dhe PD të djegin teresat…Referendum nëse nuk binden
  • E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT)
  • Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 29 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by