Një gjykatë në Kampala dënoi me vdekje një burrë nga Uganda për vrasjen me thikë të tre djemve dhe një vajze në një qendër kujdesi ditore në fillim të prillit, një sulm që tronditi vendin afrikan.
Vendimi u prit me duartrokitje nga publiku, ku përfshiheshin edhe prindërit e viktimave, të cilët ishin të moshës nga 15 muaj deri në dy vjeç e gjysmë.
Christopher Okello Onyum u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes më 2 prill. Gjyqtarja Alice Komuhangi Kauka hodhi poshtë kërkesën e të pandehurit për pafajësi për shkak të problemeve mendore. Onyum nuk pranoi të përgjigjej kur u pyet pse nuk duhet të dënohej me vdekje.
Read more (Sulm):Presidenti iranian beson se do të dështojë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit
“I akuzuari e planifikoi aktin e tij në detaje, ai sulmoi fëmijë të pambrojtur dhe të pafajshëm dhe i masakroi ata si kafshë pa frikë apo turp, pa menduar për vlerën e jetës njerëzore. Nëse nuk do të ishte arrestuar, kush mund të thotë se nuk do të kishte vrarë më shumë se katër?”, tha gjykatësi.
Kauka tha gjithashtu se ishte e bindur se vrasjet ishin një “sakrificë rituale” dhe se Onyum besonte se ato do ta ndihmonin të pasurohej, siç kishte thënë menjëherë pas arrestimit të tij, megjithëse e tërhoqi këtë motiv në gjykatë.
Read more (Vendimi):Bordi i Transparencës në Shqipëri publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën
“Gjithashtu mora parasysh që i akuzuari nuk tregoi pendim, sepse prisja që ai të paktën t’u kërkonte falje familjeve të foshnjave që therte sikur të ishin pula ose dhi”, përfundoi gjykatësja.





