Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A do të mbijetojë NATO? “E marr guximin të dyshoj”, thotë ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer
Aktualitet

A do të mbijetojë NATO? “E marr guximin të dyshoj”, thotë ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer

• 2 Maj, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në intervistë për revistën DER SPIEGEL, Joschka Fischer mbron me vendosmëri vendimin e tij të vitit 1999 për të ndërhyrë ushtarakisht kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit, duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike për të parandaluar një gjenocid të ri në truallin evropian.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, i ka dhënë një intervistë të gjatë revistës gjermane DER SPIEGEL. Fischer shpërfaq një skepticizëm të thellë për të ardhmen e rendit gjeopolitik, duke vënë në dyshim mbijetesën e NATO-s si aleancë transatlantike nën ndikimin e Donald Trumpit. Fischer e përshkruan presidentin amerikan si një figurë thellësisht antipatike dhe argumenton se politika e tij ndaj Iranit ka dështuar, duke fuqizuar edhe më shumë elementet radikale në Teheran.

Read more (Nato):Haxhiu mirëpret prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Sipas tij, besimi te SHBA-ja si fuqi mbrojtëse është thyer në mënyrë të pariparueshme dhe Evropa nuk mund të mbështetet më te siguria që vjen nga përtej Atlantikut, pavarësisht se kush mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen. Kjo situatë e re e detyron Gjermaninë dhe Evropën që të rishikojnë rrënjësisht fuqinë e tyre ushtarake, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve konvencionale dhe hapjen e debatit të pashmangshëm për një alternativë bërthamore evropiane në bashkëpunim me Francën dhe Britaninë e Madhe.

Pjesën më emocionale të intervistës Fischer ia kushton çështjes së Kosovës, të cilën e konsideron si pikën kthesë që ndryshoi rolin ushtarak të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai mbron me vendosmëri vendimin e tij të vitit 1999 për të ndërhyrë ushtarakisht kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit, duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike për të parandaluar një gjenocid të ri në truallin evropian.

Read more (Politika):Ardi Stefa: Gara në PD për kreun e partisë mes Berishës dhe Selës është fyerje e inteligjencës sonë, vrasje e asaj partie

Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: Keqardhje që mu desh shumë kohë ta kuptoja natyrën e vërtetë të konfliktit

Fischer sqaron se përvoja e hidhur e masakrës së Srebrenicës në Bosnjë ishte faktori vendimtar që e bëri të kuptonte se diplomacia nuk mjaftonte përballë një nacionalizmi të egër që ishte i gatshëm për terror masiv dhe vrasje sistematike. Ai thekson se nëse regjimi i Millosheviqit do të lejohej të zbatonte agjendën e tij në Kosovë, jo vetëm që do të shfarosej popullsia shqiptare, por do të shkatërrohej përgjithmonë ideja e një Evrope të bashkuar dhe procesi i zgjerimit në Ballkan.

Ndonëse u kritikua në atë kohë, madje edhe brenda partisë së tij, Fischer insiston se krahasimi me tmerret e nazizmit ishte i drejtë në kontekstin e parandalimit të një krimi kundër njerëzimit. Ai pranon se i ishte dashur kohë për të kuptuar natyrën e vërtetë të konfliktit, por mohon se ka qenë i nxituar, duke u shprehur se dëbimet masive dhe dhuna serbe në Kosovë ishin një realitet i pamohueshëm që kërkonte përgjigje të menjëhershme ushtarake.

Read more (Evropa):OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës

Sa i përket Rusisë, Fischer pranon se Perëndimi ushqeu iluzione për një paqe të qëndrueshme pas rënies së Murit të Berlinit, por shton se ai personalisht nuk i ka besuar kurrë Vlladimir Putinit. Ai kujton se brutaliteti i luftës në Çeçeni dhe reagimi i ashpër i Putinit ndaj Revolucionit të Portokalltë në Ukrainë ishin sinjale të qarta të rrezikut që kanosej.

Sot, ai e sheh me kënaqësi faktin që Partia e të Gjelbërve ka ruajtur një kurs realist dhe solidariteti me Ukrainën, duke u larguar nga pacifizmi dogmatik.

Read more (diplomacia):Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci

Në fund të bisedës, Fischer lë një mesazh të qartë për kombin e tij: Gjermania duhet të rritet brenda kuadrit evropian dhe të marrë përgjegjësi ushtarake, pa rënë në kurthin e nacionalizmit, por duke u bërë shtylla mbrojtëse e një kontinenti që tashmë duhet të mësojë të ecë pa ndihmën e Amerikës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #diplomacia #Evropa #Gjermania #Joschka fischer #kosove #Nato #Perëndimi #Politika #Sulmet e nato-s

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “’Shqiptarët kanë fuqi të luftojnë për idealet e tyre”/ Turistja gjermane në protestë: Ju e meritoni demokracinë! Vijoni ‘qëndresën’
  • “Do të kthehem”/ Gonzato i jep lamtumirën Shqipërisë: Atë ditë s’do të kem nevojë për pasaportë
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti
  • “Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 30 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 16 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by