Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Kostot e luftës me Iranin, ministri Araghchi: SHBA-të po manipulojnë të dhënat reale, konflikti ka një barrë shumë më të madhe financiare për…
Botë

Kostot e luftës me Iranin, ministri Araghchi: SHBA-të po manipulojnë të dhënat reale, konflikti ka një barrë shumë më të madhe financiare për…

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi akuzoi Shtetet e Bashkuara se po manipulojnë të dhënat mbi koston reale të luftës, duke pretenduar se konflikti ka një barrë shumë më të madhe financiare për amerikanët sesa pranohet zyrtarisht.

Sipas tij, “lufta e Benjamin Netanyahu i ka kushtuar drejtpërdrejt SHBA-së rreth 100 miliardë dollarë deri më tani, katër herë më shumë sesa pretendohet”. Në një reagim në platformën X, Araghchi shtoi se kostoja indirekte për taksapaguesit amerikanë është edhe më e lartë, duke pretenduar se çdo familje amerikane përballon rreth 500 dollarë në muaj si pasojë e konfliktit.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez Jean-Nowl Barrot deklaroi se plani i SHBA-së për krijimin e një koalicioni që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nuk bie ndesh me iniciativën franko-britanike, por e plotëson atë.

Read more (Abbas araghchi):Trump sulmon kancelarin gjerman: Mos ndërhy tek Irani, mendo më shumë për Kievin dhe vendin tënd! Presidenti amerikan: Bllokada në Hormuz do të zgjasë

Duke folur nga Abu Dhabi, Barrot theksoi se iniciativa e përbashkët e Francës dhe Britanisë është në një fazë të avancuar dhe synon krijimin e një misioni “neutral” për garantimin e sigurisë së anijeve tregtare në rajon.

Ngushtica e Hormuzit, një ‘arterie’ jetike për tregtinë globale të energjisë, mbetet e mbyllur pavarësisht armëpushimit në fuqi që nga 8 prilli, duke shkaktuar tronditje në tregjet ndërkombëtare. Para përshkallëzimit të konfliktit, rreth një e pesta e naftës botërore kalonte përmes kësaj rruge ujore strategjike.

Read more (Benjamin netanyahu):Vijojnë luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 14 viktima në një ditë nga bombardimet e forcave izraelite

Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se qëllimi i misionit është të shoqërojë dhe mbrojë anijet tregtare, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer e ka përshkruar atë si një forcë “paqësore dhe mbrojtëse”.

Nga ana tjetër, administrata amerikane po shton përpjekjet për të ndërtuar një koalicion ndërkombëtar për garantimin e lirisë së lundrimit në rajon. Sipas zyrtarëve të Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ambasadat amerikane janë angazhuar për të bindur vendet aleate që t’i bashkohen kësaj nisme.

Read more (Familje):Tronditëse në Brazil, një 5-vjeçare u varros e gjallë në një varr çimentoje nga nëna dhe njerku i saj

Ky mekanizëm, i njohur si “Mekanizmi i Lirisë së Lundrimit”, pritet të ofrojë koordinim, informacion në kohë reale dhe këshilla sigurie për anijet që kalojnë në zonë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e zgjatjes së bllokadës ndaj porteve iraniane për një periudhë të gjatë, ndërsa negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit mbeten në ngërç.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Abbas araghchi #Abu Dhabi #Benjamin netanyahu #Emmanuel macron #Familje #Keir starmer #Ngushtica e hormuzit #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Qytetarët janë ngritur kundër sistemit, Gjykata Kushtetuese nuk u ngrit në lartësinë e detyrës. Mos harrojmë rolin e saj”/ Zhupa: Është tronditur besimi te shteti
  • Policia e Durrësit arrestohen 2 persona për vjedhje me dhunë, sekuestrohen edhe 2 armë zjarri
  • Shqiptarët e Kosovës besnikë të bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit
  • Dita e 21-të e revoltës/ Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë, për largimin e Ramës
  • “I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 19 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 18 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 15 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 13 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën 11 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 10 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 ditë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by